Buzëqeshja e detyruar me një padi që nuk është pa gjë

Kryeministri i vendit Edi Rama po përpiqet t’i buzëqeshë padisë së bërë nga dy deputetët e opozitës. Ta ironizojë atë dhe ta zhvlerësojë. Por padia është padi dhe ndërkohë që z. Rama përbetohet si demokrat, ai padashur, apo nën siklet i ka dalë ëprpara hetimeve në rastin e oficerit Nuhu. Z. Rama nuk mund të deklaroj se oficeri është horr dhe se I është vënë këmba – këmbës. Kjo deklaratë patjetër që interferon në hetime sepse ne e dimë që Prokuroria e Shqipërisë nuk është prokurori e Zvicrës.
Të njëjtën ndëryrje z. Rama e bëri edhe kur foli për ligjin e Teatrit Kombëtar, kur tha se çdo kompani e re që do të dëshirojë të hyjë në garë duhet të marrë lejen për tokën nga pronarët. Ciladoqoftë arsyeja, ky mesazh është me implikime në procesin e garës të cilën z. Rama e hapi i detyruar nga Komisioni Europian.
Për t’u rikthyer te buzëqeshja. Njoftohet se mazhordomi i tij, Taulant Balla, ka depozituar dy padi për përfaqësues të Partisë Demokratike për çështjen e Fushë Krujës.
Lufta e padive është qartazi lufta e nervave, pasi në kuptimin teknik, z. Rama, edhe nëse nuk e di, me siguri ja kanë thënë që një padi ndaj tij, për atë çështje që është përpiluar nuk është edhe aq për të qeshur. Ndoshta z. Kryeministër duhet të edukojë veten dhe nervat përpara se të dërgojë mesazhe për institucionet. Meqenëse sicc thotë vetë “po pret me durim” përgjigjen prej tyre.
Add new comment