"Për krimin do flasim"

Postuar në 25 Shtator, 2018 16:49

Rezultate konkrete javët në vijim ka paralajmëruar Fatmir Xhafa në luftën kundër krimit. Sipas një postimi të tij në Tëitter, me pritshmëritë e qeverisë është njohur edhe Bashkimi Europian, më konkretisht ambasadori i ri, Luigi Soreca, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Romana Vllahutin.

Ambasadori që iku, Donald Lu la mes nesh edhe trashëgiminë kriminale që kishte konstatuar gjatë mandatit të tij në Shqipëri, 4 klane kriminale që drejtojnë 20 familje mafioze, të cilat dominojnë aktivitetet kriminale në vend.

Arrestimi i disa anëtareve të fisit Bajri në Shkodër u prezantua si goditje pa ngjyrime politike, ç’ka mund të shërbejë si dëshmi për rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, por ishte një operacion që tentoi disi të rikuperonte imazhin e dëmtuar të Prokurorisë, e cila ndodhet në ditë të vështira për shkak të akuzave se po funksionon si zgjatim i pushtetit.

Të huajt e kanë një skedar, të paktën sipas atyre që ka paraqitur Donald Lu, i cili ishte shumë optimist për arrestimin e Klement Balilit. Megjithatë ish-zyrtari i qeverisë Rama vijon të jetë në arrati, pamvarësisht premtimeve të ish-ambasadorit dhe ish-ministrit Tahiri.

Nga ana tjetër nga laboratrorët shkencëorë jashtë vendit pritet një përgjigje e audiopërgjimit për vëllain e ministrit të Brendshëm, i dërguar paketë në Itali pas publikimit të materialit nga PD. A ka parasysh të gjitha këto ministri kur paralajmëron rezultate konkrete, mbetet për t’u parë. Tiganin në zjarr qeveria e ka vënë me kohë, por peshku ka mbetur në det

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.