Projekti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, regjizori Budina: Rama refuzoi 200 mijë euro për rikonstruksionin
Regjisori Robert Budina thotë se përpjekja për prishjen e Teatrit Kombëtar është një strategji që ka nisur shumë vite më parë. Në një intervistë për Tema TV, Budina u shpreh se prej vitesh është ndjekur një politikë e “vdekjes së ngadaltë” të teatrit.
Në vitin 2014, ministrja e Kulturës me drejtorin e Teatrit Kombëtar premtuan se do të bënin një strategji restaurimi. Nuk e bënë. Vazhdojmë në atë që ka 20 vjet që thuhet se nuk ka Teatër Kombëtar. Para 20 vjetësh, kur Rama ishte ministër Kulture, u gjet një fond 200 mijë euro për restaurimin e tij. U tërhoqën dhe nuk e bënë. Kjo ka filluar që atëherë. Jepeshin vetëm shfaqje private për të krijuar idenë se teatri po vdes. Njerëzit në Teatrin Kombëtar duhej të mbaheshin të gjithë, të restaurohej me fitimet. U bë një politikë që të çmontohej trupa dhe të bëhej më e lehtë shpërbërja
tha ai.
Budina u shpreh se bashkimi i komunitetit të artistëve do të bëjë që teatri të mos ketë të njëjtin fat me stadiumin.
“Pse po reziston Teatri Kombëtar dhe jo stadiumi. Sepse stadiumi nuk kishte njerëz të lidhur. Ne do të nxisim edhe sisitemin gjyqësor që të mbahen ekuilibrat. Nëse ne do të jemi të sinqertë në këtë kauzë, që nuk është thjesht për mbrojtjen e mureve apo rrogave tona, ne duhet të kemi aleatë. Shqiptarët duhet të ndezin qiriun e dijes kundër errësirë. Nuk duhet të biem dakord me padrejtësitë që u bëhen”, tha ai.
Add new comment