Artistët me projektin e tyre për Teatrin. Thirrje gjithë shqiptarëve jashtë për të kontribuuar
Katër kate dhe duke ruajtur godinën ekzistuese. Në këto parametra përkufizohet projekti që artistët kanë prezantuar gjatë një takimi të sotshëm përmes të cilit kanë kundërshtuar sërish projektin e qeverisë që pashikon prishjen e objektit elzistues.
Kam dy propozime për ti ardhur në ndihmë qeverisë. I pari mund të duket utopik dhe ti bëjë shumë veta për të qeshur. Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë. Dhe unë e kam vlerësuar. Unë propozoj një amnisti për ata që kanë vënë dorën në para publike, që ti dorëzojnë në thesarin e shteti. E para lajnë mëkatet dhe e dyta tregojnë burrërinë e tyre. Ti paketojnë bukur dhe ti dorëzojnë në thesarin e shtetit. Dhe shikoni juve se mund të bëhen jo një teatër por dhjetë teatro. E dyta, ata që janë në diasporë, që po t’u thuash që të dorëzojnë nga 5 euro për teatrin. Unë mendoj se të gjithë do të japin aq para
tha në fjalën e tij aktori Bujar Asqeriu.
Kjo është një sfidë e hapur për qeverinë dhe kryeministrin që bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës tentuan të vënë para faktit të kryer komunitetin, por edhe artistët. Kundërshtia dhe projekti i tyre, e sidomos apeli për ndihmë nga diaspora, kanë elementë të një lëvizjeje që meriton vëmendje. Po kështu nuk do të ishte keq që nisma për të mbledhur para të zgjerohet edhe me thirrjen drejtuar qytetarëve të Shqipërisë, meqenëse qeveria deklaroi se nuk ka lekë.
Comments
Dakort! Nga 5 euro i japin te
Dakort! Nga 5 euro i japin te gjithe emigrantet! 1 milion emigrante here 5 euro = 5 milion euro! Por nje godine e tille besoj se don sot te pakten 100 milion euro, pa llogaritur edhe prishjen e godines se vjeter, qe han nja 10 mil. euro. Ja se fundi e zeme se prishja e te vjetres dhe ngritja e te rese do te hane vetem 20 milione euro, cfar i bie nga 20-30 euro per emigrant dhe familje emigrantesh. Po si do te nisen keto para dhe kush do i mbledhe!?
Bujar Asqeriu ka folur si
Bujar Asqeriu ka folur si aktor. Respekt! Tani te flase si qytetar qe kerkon te beje art me parate e te tjereve. Hmmm. Lerja qeverise keto, ose nderto nje teater privat.
Add new comment