Turqia ndërpret mbështetjen për rebelët sirianë
Turqia ka ndërprerë mbështetjen për Koalicionin Kombëtar për Revolucionin Sirian dhe Forcat Opozitare që përfshijnë grupe të ndryshme luftëtarësh kundër Damaskut zyrtar. Lajmi bëhet I ditur nga gazeta siriane Zaman el-Vasl që citon burime nga rebelët. Nëse konfirmohet lajmi do të përbënte pikë kthese vendimtare në konfliktin sirian. Koalicioni sirian opozitar u themelua në nëntor të vitit 2012 dhe ka marrë mbështetje vjetore $320,000 nga Turqia. Pak kohë më parë edhe ShBA hoqi mbështetjen për rebelët sirianë dhe e zhvendosi atë te kurdët, ndërkohë që edhe Turqia po përqendrohet në luftën ndaj kurdëve.
Add new comment