Pas Brexit, alarmi ngrihet për Italinë

Postuar në 05 Korrik, 2016 22:13

Vendimi i britanikëve për të lënë Bashkimin Europian ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por sipas disa analizave, rreziku më i madh për Unionin vjen nga një tjetër vend: Italia. Në një shkrim të publikuar në “Business Insider” apelohet për këtë “neglizhencë” ndaj asaj që po zien në fqinjin tonë perëndimor, që cilësohet si “një bombë që po pret të shpërthejë”. Pikë kritike shihet referendumi për reformën kushtetuese që zhvillohet në muajin tetor, e që pritet  të përcaktojë të ardhmen e qeverisë Renzi. “Nëse referendumi (propozimet e Renzit) jep votë refuzuëese mund të pritet rënia e qeverisë Renzi”, citon BI-ja një analist të “Deutsche Bank”. Brexit thjesht sa ka shtuar frikën për refuzimin e reformave që ka propozuar Matteo Renzi, i cili mori një goditje të fortë në zgjedhjet e fundit lokale. Më tej, BI referon raporte të Confindustria-s  italiane sipas të cilave, nëse reformat refuzohet në referendumin e tetorit, atëherë Italia do të hyjë në reçension. Aktualisht sektori financiar italian mban ngarkesën e një “borxhi të keq” prej 300 miliardë eurosh që duhet  adresuar.

Dobësia kronike e Italisë nuk lejon që të japë një zgjidhje reale dhe të qëndrueshme për këtë dhe “ekziston frika në Brukses se qeveria italiane nuk do të jetë në gjendje të krijojë një paketë shpëtimi për sektorin bankar”. Kërkesa italiane për ndihmë në Bruksel po vjen ndesh me rregullat e Unionit të cilat i mbron më shumë nga të gjithë Gjermania, edhe njëherë në qendër të përballjes me probleme kaq serioze. Mirëpo gazeta e njohur “Financial Times”  ka raportuar së fundmi se Matteo Renzi nuk përjashton veprime të njëanshme, pra jashtë suazës së BE-së dhe rregullave të saj. Idetë janë disa, por në thelb ato synojnë blerjen e kredive të këqia e mandej pjesëmarrje në aksionet e bankave me performacë të keqe duke synuar rienergjetizimin e tyre. Por kjo varet nëse do të jetë Renzi apo jo në qeveri, e cila nga ana e vet do të kushtëzohet nga vota e tetorit. 

http://www.businessinsider.com/italys-political-and-economic-crisis-thre...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.