Dikur ishte Partia Socialiste/Ikja e Prengës dhe e Ndokës, kandidati pasues ndodhet në burg. Përfiton...LSI?

Postuar në 07 Shtator, 2015 17:25

Dorëzimi i mandatit nga Arben Ndoka dhe heqja e mandatit për Armando Prengën detyrojnë zëvendësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Gazeta “Dita” shkruan se në vend të Ndokës dhe Prengës do të duhet të vinin dy deputete femra, por ato e kanë refuzuar mandatin me rastin e dorëheqjes nga mandati të Mimi Kodhelit. Kështu radha vijon me Eduart Ndocajn dhe Kastriot Piroli. Ndocaj, shkruan “Dita” është larguar nga PS-ja për shkak të pakënaqësive. Kurse Piroli ndodhet në burg me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. “Nëse PS nuk do të mundet që të zëvendësojë mandatin në Lezhë, mandati do t’i kalojë partisë së dytë të koalicionit. Më konkretisht, mandatet mund t’i kalojnë në Lezhë LSI-së”, shkruan “Dita”.
http://www.gazetadita.al/cudia-kandidati-qe-duhet-te-zevendesoje-ndoken-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.