Studimi i tokës, sateliti japonez merr 144 fotografi në ditë nga hapësira
Me shikim nga Toka në një distancë tre herë më të madhe se diametri i planetit, pra 35.4056 kilometra, sateliti japonez Himawari-8 lejon shikimin e organizmit masiv organik, në pulsimin e tij të vazhdueshëm. I lokalizuar në orbitë të palëvizshmë mbi Guinean e Re, sateliti merr 144 fotografi të planetit çdo dite, tri herë më shumë se paraardhësi i tij. Imazhet tregojnë se si sistemet e motit evolojnë, duke ndihmuar kështu në zhvillim e modeleve më të sakta të atmosferës së Tokës. Sateliti mund të shohi tipare të planetit tonë deri në të tretën e miljes, rezolucion ky dy herë më i madh se i satelitëve të tjerë të motit, që observojnë pjesë të ndryshme të Tokës. Ndërkohë, NASA dhe NOAA, kanë planifikuar që së afërmi të lëshojnë satelitë të ngjashëm.
Add new comment