credins
Data sot është 22-05-2013, ora 03:02
Opinion
(3)
Në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë ka hyrë për shqyrtim një projektligj i veçantë, që emërtimin e ka “Për armët”. Dhe me anë të këtij ligji parashikohet, veç të tjerash, njohja e së drejtës së një numri zyrtarësh, politikanësh e biznesmenësh për t’u pajisur me armë. Konkretisht, do të pajisen me armë (nëse ky ligj miratohet në Parlament; dhe gjasat janë që të kalojë me votat e shumicës; ndryshe, pse do ta bënin një projekt të tillë?) deputetët, ministrat, zv.ministrat, prefektët, drejtues të shoqërive tregtare që kanë kapital jo më pak sesa 50 milionë lekë, dhe që kanë cash jo më pak sesa 20 milionë lekë. Do duhej që edhe në Shqipëri të shndërrohej në praktikë pune emërtimi i projektligjeve me emrin e atij që inicion punën për hartimin e tyre, e që e mbron hapur në publik e në Parlament idenë e tij. Është një praktikë që njihet në disa vende. Madje, në Italinë fqinje përmenden edhe sot e kësaj dite një numër ligjesh të miratuara dhjetë, pesëmbëdhjetë a njëzet vjet më...
(1)
Pasi gjykata shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit, nuk vonoi dhe Kryeministri Berisha u pa në një konferencë të sajdisur shtypi, për të folur për “çështjen kapitale” të bujqësisë. U parakuptua se kish dalë për të bërë alibinë e drejtësisë “së pavarur” të kapur nga ai vetë. Prandaj nuk u habitëm aspak, që pyetjes së gazetarëve për çështjen kapitale të ditës, vendimin absurd të gjykatës, Berisha iu përgjigj: Nuk do më shikoni kurrë të komentoj vendimet e gjykatave! Prononcimi dinak i Kryeministrit është dyfish i gënjeshtërt. Si për të djeshmen, ashtu dhe për të sotmen. Sepse sa qe në opozitë, Berisha jo vetëm ka refuzuar, edhe ka mallkuar publikisht vendimet e gjykatave. Por edhe për sot, kur dihet se nuk ekziston pavarësia e gjyqësorit nga qeveria. Dhe ç’nevojë ka Berisha të komentojë një vendim gjykate që nuk është gjë tjetër veçse zbatim i vullnetit të kryeministrit? Kjo vetëm do ta dëmtonte rrenën e “pavarësisë” së një gjyqësori në...
Në këto momente shokimi kombëtar pas shpalljes së gardistëve vrasës si të pafajshëm, dy thirrje gërvishtin peisazhin mediatik. Ajo e zemrës, e djalit të njërës prej viktimave të 21 janarit: Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt. “Drejtësia këtu ka vdekur”, tha ai me sy të pafuqishëm para kamerave, por shpejt ngriti kokën duke iu drejtuar Kryeministrit: “Ju mund të më vrisni dhe mua, por jo fisin tim. Drejtësia bëhet dhe ndryshe…” Nga ana tjetër, shefi i opozitës Edi Rama, solemn, i qetë, por i vendosur në ton u adresohet shqiptarëve me fjalët: “Përgjegjësia jonë si shoqëri, është historike”. Ka të drejtë Rama. Nuk është dufi që do të vërë drejtësi mbi 21 janarin. Janë institucionet. Por kurrsesi këto të sotmet, të cilat në më të mirin e rasteve janë të sklerozuara apo të korruptuara dhe në më të keqin, nën urdhra. Përgjegjësia e shoqërisë është historike, apelon Rama me mesazhin e qartë: nëse doni një drejtësi tjetër, votoni për alternancën. Por përgjegjësia e kësaj opozite nuk është më...
(10)
Në bisedën me Artur Zhejin në “360 gradë”, Edi Rama deklaroi se vrasjet e 21 janarit ishin një ekzekutim i ftohtë njerëzish të pafajshëm, në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik. Dhe ai premtoi se drejtësia do të vihet në vend pas 23 qershorit, kur opozita të vijë në pushtet. Por kur Zheji i tha se, që të arrihet rotacioni i pushtetit me votë, ndoshta duhet zgjeruar koalicioni opozitar me parti të tjera si FRD, LSI dhe AK, Rama deklaroi se koalicioni aktual i ka votat për 70 e ca mandate. Rama i tha këto fjalë në një situatë kur demokracia dhe shteti i së drejtës në Shqipëri janë diagnostikuar me kancer, jo vetëm nga shumë shqiptarë, por edhe nga Uashingtoni e Brukseli. Mënyra sesi u zhvilluan zgjedhjet e 2011-ës “minuan të drejtën e shqiptarëve për të ndryshuar qeverinë me votë të lirë,” thuhej në raportin e vjetshëm të Departamentit të Shtetit Amerikan (kancer në demokraci). “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy...
(21)
Shkurt 2002. Sapo ishte përuruar Katedralja Katolike e Tiranës dhe unë isha prift i ri i caktuar të shërbeja aty. Një mbrëmje, kur po përgatitesha të kremtoja meshën, më afrohet një burrë i moshuar, i cili ecte me ndihmën e dy patericave, me plisin e malësorit në krye dhe mustakun cepapërpjetë që i shtonte krenarisë së tij. Më përshëndeti me fjalët tradicionale që përdoren kur takohet një meshtar: “Kjoftë lëvdue Krishti, zotni!” I përgjigjem: “Gjithmonë e jetës”. E vuri re nxitimin tim për të filluar meshën, por më ndali e duke më shikuar drejt e në sy më tha: “A e din ti Patër çfarë dite asht sot?”; “Jo – i thashë – nuk e di”. “Po ta them unë – vijoi ai – Sot e 35 vjet ma parë këtu në Tiranë, kur ti ende nuk ke pas le, pikërisht në kët’ qytet Enver Hoxha nisi, me fjalimin e tij, sulmin kundër fesë e unë kam ardhë nga Puka me pa meshë e me u lut pikërisht ktu’ te kjo Katedrale, e cila në zemër të Tiranës, asht shenja ma e mirë se Zoti nuk vritet.” Në të vërtetë atë ditë nuk e kisha...
(1)
Tavani i borxhit publik është hequr. Nga 62.6 që u parashikua vetëm një muaj më parë, ai pritet të mbërrijë 64 për qind. Por kjo për qeverinë e tij nuk është problematike. Kostot i paguajnë shqiptarët   Për kryeministrin demokrat, Sali Berisha nuk është problematik kapërcimi i nivelit të borxhit në kufirin e 62.6 për qindëshit. Të pakëtn kështu është deklaruar ai dje në një konferencë për shtyp që kishte me shefin e BERZH, Suma Shakrabarti. Sipas tij edhe pse niveli i borxhit publik në vend po kapërcen nivelin 62.6% të parashikuar në momentin e heqjes së limitit ligjor prej 60 për qind, qeveria do t’i përmbahet këtij niveli, pa kaluar në atë që mund të cilësohet si “limit rreziku”. “Aktualisht borxhi nuk përbën rrezik për stabilitetin makroekonomik të vendit, pasi ekziston fuqia paguese dhe mënyra sesi ai është strukturuar, garanton “qetësinë” e nevojshme për qeverinë shqiptare”, kjo ishte deklarata e shefit të qeverisë, por pa dhënë ndonjë shifër konkrete lidhur me limitin...
(4)
  Demokracia, shkruan Havel në një dramë të vjetër, i lidh duart atij që beson tek ajo dhe i jep mundësinë të bëjë çdo gjë atij që nuk beson te ajo. Shihni demokracionë tonë dhe identifikoni brenda saj ata që besojnë e ata që nuk besojnë tek ajo   Ka një deformim të shtetit, që ka sjellë deformimin e shoqërisë dhe mendjeve të individëve. Në mënyrë folklorike, kjo më kujton një tufë drunjsh të shtrembër, që as në zjarr nuk i hedh dot, as stivë bën dot, e as show nuk bën dot duke i thyer një e nga një. Deformimi i shtetit, mund të jetë diçka që ndreqet. Deformimi i mendjeve më duket më problematik. Kur fundi na shpjegon tërë dramënDiku kam pasë lexuar që pasi u mposht me votë, Milosheviçi, atëherë President i Jugosllavisë së mbetur, kur i dorëzoi detyrën Koshtunicës, si gjënë më të rëndësishme i tregoi vendet ku duheshin bërë punime në godinën e Presidencës. Si me thënë, “ai muri aty duhet shembur”, “atje tej duhet ngritur një kolibe për veglat”, e gjëra të ngjashme....
(4)
Në zgjedhjet e 2009-ës, PS-ja mori 10120 vota më shumë se PD-ja, por koalicioni i saj me vetëm 5 parti mori pothuaj 24000 vota më pak se koalicioni prej 16 partish i PD-së (Parantezë e gjatë: Këto diferenca janë llogaritur në bazë të shifrave zyrtare të KQZ-së. Se sa kanë qenë në realitet ato, e dinë vetëm komisionerët e qendrave të votimit dhe të numërimit. Ne dimë që, në një rast në Dajç të Lezhës, komisioni i qendrës së votimit kishte regjistruar si pjesëmarrës në votim njerëz që nuk ishin fare në Shqipëri ditën e votimit dhe, për këtë, gjykata i dënoi komisionerët.) Rritja e trenit paraelektoral të PD-së me 10 vagonë që nuk i kishte patur në vitin 2005 i dha atij plot 48 mijë vota në 2009-ën. Dhe pa këto vota ai nuk do të kishte patur një avantazh prej 24 mijë votash, por një disavantazh prej po aq votash. Nga ana tjetër, treni paraelektoral i PS-së, që mbeti me 5 vagonë, si në 2005-ën, e rriti goxha peshën e vet, por nuk arriti t’ia kalonte trenit 16-vagonësh të PD-së. Duke i...
(4)
Hija e familjes në pushtet dhe lidhjet e saj me çdo skandal ekonomik të këtyre viteve të fundit kanë krijuar në publik bindjen se kupa tashmë ka kohë që është mbushur. Këtë e di dhe Kryeministri. Ai e di se kjo bindje e përkthyer në votë do të thotë një humbje të thellë 23 qershorin e ardhshëm. Edhe shqiptarët e kanë të qartë. Mjaton të shohësh zgjedhjet e 2005 dhe ndëshkimin me votë të qeverisë Nano, për të kuptuar që në mungesë të një drejtësie institucionale, i vetmi institucion që mbetet për të bërë sadopak drejtësi është vota. Fakti që shqiptarët  e kanë ndarë mendjen, fakti që edhe ai më skeptiku, madje dhe militanti më besnik i PD-së, thellë-thellë e di që nuk mund të vazhdohet më kështu, e tremb si djallin temjani Kryeministrin. Një forcë politike si akjo e udhëhequr prej tij, e cila në çdo hap që hedh lë pas skandale ekonomike, me dëm vlera e të cilit tejkalon çdo shifër të imagjinueshme, mund të fitojë një mandat të tretë vetëm falë frikës dhe plogështisë që mund të...
(1)
Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë, dhe njëherësh deputet i PD-së, u vetëpërfshi para ca ditësh në një karfosje të ashpër publike mes vajzës bujëmadhe të kryeministrit të vendit dhe biznesmenit pakistanez, Ansar (ky i fundit e akuzonte të bijën e Berishës për një babëzi të padëgjuar; ajo i ka kërkuar, sipas tij, 3 milionë euro në këmbim të ndërhyrjes pranë të atit në favor të një investimi të kërkuar nga pakistanezi), dhe me këtë “sakrifikim të kotë të imazhit të vet publik”, Xhepa ka kapur në befasi të gjithë ata që e njohin dhe e çmojnë, përfshirë dhe autorin e këtij shkrimi. Por Xhepës nuk i duhet vënë veshi kur “investohet” në ngjarje të tilla; as nuk duhet t’i merret për të madhe (ai është në politikë, tanimë, e prandaj ndonjë hesap do ta bëjë dhe ai në këtë moment, kur po bëhen listat për deputetë). Atij i duhet vënë veshi kur flet për çështje të ekonomisë e të financave. Nuk është se në këto raste nxjerr sëpatën (edhe ai s’e ka pasur për gjë t’i vërë herë pas here një shtupë...
(3)
 “Individët njerëzorë janë qëllime dhe nuk duhen përdorur si mjete për qëllimet e tua”                                                                                 -  Emanuel Kant -   Në nevojë të madhe për t’u hequr paradhënie si fitimtarë të zgjedhjeve të 23 qershorit, pushtetarët aktualë të Tiranës kanë ndezur farkën e shashkave të të gjitha llojeve e përmasave. Pas shashkës së bujshme aq nacionaliste sa desh na trembi dhe fqinjët tanë po aq sa dhe parada e një ushtrie kombëtare të katandisur si shoqatë gjuetie, pushteti aktual i Tiranës e ka ndezur plotësisht farkën e...
(2)
Sondazhet e opinionit publik, me përkufizim, nuk janë instrumente precize. Ato kanë një marzh të gabimit statistikor (zakonisht plus/minus 3 pikë përqindje), që vjen prej rastësisë së zgjedhjes së kampionit. Kështu, në qoftë se hidhet një monedhë 1200 herë, mund të ndodhë që ajo të bjerë kokë 53%, por edhe 47%. Një kampion anketimi prej 1200 të anketuarish, i zgjedhur me metodën rastësore, mund të nxjerrë fitues një kandidat me 52.9%, por një kampion tjetër i ratësishëm 1200-ësh, i zgjedhur në të njëjtën kohë, në të njëjtën popullsi, mund ta nxjerë atë humbës me 47.1%. Dhe të dy kampionët janë përfaqësues, sepse japin rezultate brenda marzhit të gabimit statistikor prej plus/minus 3 pikë përqindje. Kohët e fundit, janë publikuar disa sondazhe të opinionit publik shqiptar, të cilat kanë të përbashkët prirjen e rënies së kuotave të PD-së në elektoratin shqiptar, por ndryshojnë në magnitudën dhe kanalizimin e rrjedhjes. Disa sondazhe sugjerojnë se kjo rrjedhje është e kanalizuar më shumë...
(5)
    Thënë shkurt, se çfarë do të nxirrte goja e Kristo Papës e dinim. Por nga ana tjetër, nuk e kuptojmë përse përurimin e misionit të ri gazetaresk, Zheji duhet ta niste me një personazh të tillë periferik të politikës greke, që apriori dihej se ku i rrihte çekani.   Pas një publiciteti të pazakontë (prej gati dy javësh, në mos gabohem), gazetari dhe analisti Artur Zheji e përuroi me bujë zhvendosjen e tij të re profesionale nga gazeta Mapo tek emisioni “360 gradë” në ekranin Neës 24. Intervista e neodeputetit neonazist grek Kristo Papa, ose më saktë monologu i tij antishqiptar të hënën e kaluar, padyshim la përshtypjen që pritej: Shkaktoi neveri dhe zemërim tek audienca shqiptare, e përforcuar kjo bindshëm edhe nga “kampionët” e shijes që njerëzit kanë marrë nga traileri televiziv i kësaj interviste, apo nga një intervistë e mëparshme e Papës në gazetën Shekulli. Pritshmëritë tona nuk u zhgënjyen edhe për një arsye tjetër, të njohur tashmë: Për ata që i kanë ndjekur...
(2)
Rusia dhe Kina sot gëzojnë të njëjtin avantazh të madh strategjik përkundrejt ShBA-së, që Shtetet e Bashkuara gëzonin përgjatë 44 viteve të Luftës së Ftohtë. Bashkimi Sovjetik ishte asokohe superfuqia e të majtës, ashtu si e majta kuptohej globalisht që prej Revolucionit francez. Ishte shteti i angazhuar për promovimin e ndryshimeve revolucionare në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara, për kontrast, ishin superfuqia e së djathtës. Ishte e angazhuar për ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimësisë së sistemeve qeveritare në botë. Shtetet e Bashkuara e fituan Luftën e Ftohtë. Dëshira për qëndrueshmëri, paqe dhe vazhdimësi mes qeverive dhe popujve doli padyshim më e fortë se shkëndijat kalimtare të etheve revolucionare. Bashkimi Sovjetik në fund u lodh fizikisht dhe u izolua botërisht nga angazhimi i tij ideologjik për ndryshimet revolucionare. Sot, megjithatë, rolet e dy fuqive të mëdha kanë ndryshuar. Që nga shfaqja e Madeleine Albright si Sekretare e Shtetit më 1997, Shtetet e Bashkuara...
(6)
Mund të ndodhë lehtë që pas disa dekadash stërmbesat e stërnipat tonë të mësojnë në libra historie se Republika Federale e Jugosllavise/Serbia nuk ka vrare e prere ne Kosove. Deri atëherë është e mundshme që Kosova e Serbia të bëhen shtete mike dhe Beogradi të kërkojë nga Prishtina që t’i pastrojë librat e historisë nga disa terma “të pakëndshëm”, respektivisht ta ndryshojë historinë. Njësoj siç po ndodh tash, me kërkesën që shteti turk i ka bërë Kosovës. Shumë dekada pasi ushtarët e Perandorisë Osmane dëbuan e dënuan, vranë e prenë shqiptarë, ua hoqën kokat e i ngulën në hanxharë, Turqia po kërkon që historia që e mësojmë të ndryshohet. Tashmë është propozuar që në librat e historisë të shkollës fillore fjalët “dhunë” dhe “vrasje” të zëvendësohen me “pushtim” e “burgosje”. Ose, ta zëmë, fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” të fshihet tërësisht. Madje, edhe fjala “ashpërsi” është propozuar të shndërrohet në “ndërhyrje ushtarake”, kurse “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”. Pra...

(3)
Që të jesh i shqetësuar për mbijetesën e PD-së në këtë periudhë duhet të kesh medoemos probleme me veten. Por më duhet ta pranoj se duke qenë brezi i vetëm (në atë kohë 15 vjeç) që e mori seriozisht demokracinë më kalon dhe kjo pyetje në mendje. Nëse Partia Demokratike i vjedh zgjedhjet e vitit 2013 (gjë që sipas meje do të ndodhë vetëm nëse komisionerët e Partisë Socialiste e lejojnë) përpara nesh hapen dy skenarë të mundshëm: 1)Ministrat e sotëm, njerëz që dhe në Facebook futen me urdhër të Berishës, do të kenë mundësinë që të mund të përvetësojnë gjatë këtyre 4 viteve të tjerë, të mirat e fundit publike. Pa shumë takt (nuk ka më nevojë për takt) do të mundohen të ekstremizojnë çdo mundësi pasurimi nëpërmjet bizneseve, që kanë nisur në këto 8 vjet pushteti. Gjasat janë të mëdha që këta njerëz të dyfishojnë e shumwfishojnw pasuritë e tyre. Me siguri që analiza për mundësitë reale të marrjes së pushtetit për një herë të katërt do t’i ngjante një filmi ku UFO-t punojnë si gondolierë në...
(18)
Ka nja dy dekada që feja shfaqet përherë e më shpesh në hapsirën publike në formë konfliktuale. Herë si burim e herë si reagim. Në fillim të viteve 90 ishte lufta në Bosnjë, pastaj erdhi 11 shtatori 2001, pastaj sulmet në Madrid dhe Londër, pastaj konflikti publik që pasoi publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed, pastaj konflikti për një video me përmbajtje blasfemike sërish ndaj Muhamedit që qarkulloi para disa muajsh në internet. Javën që shkoi autoriteti fetar u shfaq pushtetshëm edhe në Shqipëri duke bllokuar vazhdimin e shfaqjen e një drame të politikanit dhe shkrimtarit Namik Dokle, e cila sipas një grupi besimtarësh ortodoksë e më pas Mitropolisë së Korçës, u cilësua si blasfemike dhe fyese e figurave të fesë ortodokse. Nuk mund të mungonte me solidaritetin e saj edhe Myftinia, e cila të paktën qysh nga viti 1989 kur Ajatollah Komeini dënoi publikisht me vdekje shkrimtarin Salman Rushdi për librin e tij “Vargjet Satanike”, veprat e artit i shikon vetëm me syrin e harmonisë...

(2)
Një batutë imja në Twitter – rezultat i detyrueshëm i kufizimeve që i vihen në atë nahije mendimit, dhe nuk e kam fjalën vetëm për gjatësinë e thënies – u bë shkas për një debat të vogël, më shumë keqkuptimesh, por të tillë që të më bindë se tema ia vlen të shpaloset edhe përtej kafazit të cicërimave. Batuta ishte “Ca duan Bashkimin Europian, ca Bashkimin Shqiptar,” dhe i referohej në thelb histerisë pop-nacionaliste që ia kapluar politikanët në Shqipëri, në këtë prag zgjedhjesh, kur të gjithë kanë hyrë në garë se kush mund të kakarisë më fort, në majë të pirgut me pleh, që është realiteti politik në vend. Ta përfshish bashkimin kombëtar në programin tënd politik, kjo nuk përbën ndonjë mëkat në vetvete, madje edhe kur ti vetë thjesht po e bën për të fituar kapital me zgjedhësit; ose kur retorika jote u ngjet ca retorikave të tjera, që gjetiu i kanë mbyllur prej kohësh në muzetë e ndyrësive. Tek e fundit, është fare normale që të ketë njerëz, madje edhe politikanë, të cilët të duan t’i...
(2)
  Dallimi ndërmjet Lupçe Georgievskit dhe Nikola Gruevskit është sikurse dallimi ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë. Këta dy kryeministra të Maqedonisë të kohës më të re, me aleancat e tyre, po e dëshmojnë që Maqedonia është tejartificiale. I pari konsideronte që maqedonasit janë bullgarë kurse ky i dyti po e fut Maqedoninë nën sqetullën e Serbisë. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, u shpreh i gatshëm. Në vizitën e tij dyditore në Shkup ai praktikisht e ofroi shtetin e Serbisë si një protektor për Maqedoninë. Ja se çfarë deklaroi ai: “Maqedoninë nuk e kërcënon kurrfarë rreziku nga veriu. As për ekzistencën dhe as për identitetin e saj. Kurse Serbia mundet vetëm të ndihmojë nëse ai rrezik kërcënon prej ndonjë ane tjetër. Në kuptimin politik, natyrisht.” Më eksplicite se kaq, për diplomacinë, do të konsiderohej banale. Duke pasur parasysh asimetrinë që po shtohet në Ballkanin perëndimor sa i përket të drejtave të kombeve dhe pakicave kombëtare, gjithnjë në kurriz të shqiptarëve,...
(17)
Po flitet shumë shpesh për bashkimin kombëtar. Po shkruajmë, po detyrohemi të japim përgjigje, po marrim pjesë në debate televizive, e po hahemi me njëri-tjetrin. Para disa ditësh, isha në Prishtinë, i ftuar për të marrë pjesë në programin e Adriatik Kelmendit në “Koha Vizion”. Tema e debatit ishte shumë “aktuale”: bashkimi i shqiptarëve. Nuk mund të mohohet që është një temë aktuale. Mund ta fusim sa të duam në thonjëza përcaktorin në fjalë, por është tamam ashtu: tema e bashkimit kombëtar është bërë prej kohësh një temë e ditës në bisedat tona e në debatin publik, e sidomos atë politik. Prej sa kohësh? Në fakt, të parët që kanë demonstruar një qasje “ideologjike” lidhur me këtë çështje kanë qenë njerëzit e Vetëvendosjes. Të kuptohemi, për bashkimin kanë folur herë pas here politikanë e intelektualë të ndryshëm të botës shqiptare, por ishte “Vetëvendosja” që e bëri element të programit të saj. E prandaj duhet thënë se Kurti e Co janë themeluesit e pionierët e “lëvizjes për bashkim”...
(1)
Sa me shume Partia Socialiste insiston ne vlerat fiskale e sociale te takses progresive, mëma e reformave ne programin e saj, aq me shume kryeministri Berisha kembengul ne te njejtat virtyte, por te takses se sheshte. Ne kete shkrim nuk do te synojme te marrim nje qendrim ideologjik. Nxitemi nga fakti se disa analiza e konsideruan vendimin e fundit te qeverise per te mos taksuar me takse te sheshte te ardhurat deri 30 mije leke (te reja), si nje « pendim » te heshtur te Berishes. Si nje pranim te terthorte te epersise se takses progresive mbi taksen e sheshte, bash siç e mbron PS-ja. Gabim ! Berisha, si ultraliberal i vetedeklaruar, beson tek virtyti i takses se sheshte, ashtu si fetari tek jeta postume. Kjo eshte e drejte e tij. Por a ka te drejte ai ? Slloganet t’ja leme politikes. Nga ne gazetaret, opinioni pret “kodet” .   Kur Berisha injoron ligjet e matematikes “Nuk ka dyshim që taksa e sheshtë është më optimalja” u shpreh serish kryeministri ne...
(1)
Si mund të fillojë një krizë midis dy Kombe që kanë ecur gjithmonë krah për krah? Me një deklaratë që zgjat një minutë por që është në gjendje të ndryshojë përgjithmonë marrdhëniet dypalëshe. Philip Gordon, i maturi nën-sekretar i Shtetit amerikan për Europën dhe Euroazinë, u shfaq në fillim janari në Londër dhe u dorëzoi kushërinjve britanikë një refleksion të shkurtër. “Për Britaninë e Madhe do ishte më e udhës të mbronte influencën e saj mbi Europën e Bashkuar. Përndryshe rrezikon të dëmtojë marrdhëniet me Washington-in.” Natyrisht mendimet e tij i përkisnin edhe punëdhënësit Obama. David Cameron, kryeministri i Mbretërisë, mezi e mori veten nga kjo goditje sepse Kontinenti i Vjetër është në qendër të strategjisë së tij elektorale me të cilën kërkon të fitojë zgjedhjet e 2015-tës. Euroskepticizmi i Cameron-it rrjedhon edhe nga natyra dhe nga shtresa sociale së cilës i përket dhe kalërimi i rrymës kundër BE-së filloi që nga dita e parë e mandatit të tij (maj 2010). Kryeministri...
(10)
Shqiptarët – si shoqëri dhe si shtet – u treguan të paaftë për të ndëshkuar, qoftë edhe simbolikisht, krimet e panumërta të kryera nga regjimi totalitar kundër qytetarëve të vet: vrasjet pa gjyq, dënimet e rënda për motive politike, torturat në hetuesi, konfiskimet e pasurisë, internimet, ndëshkimet e familjarëve të viktimave, trajtimin çnjerëzor të të burgosurve politikë, përndjekjet e njerëzve në bazë të biografisë. Kësisoj, ne nuk u ndamë dot me të kaluarën, as gjetëm dot paqe. Edhe pse qëndrimi qytetar ndaj regjimit të djeshëm ka munguar në masë sa të madhe, aq edhe zhgënjyese, interesi i publikut për protagonistët e viteve totalitare mbetet artificialisht i lartë – po të gjykosh nga materialet e shumta që gjen në mediat për atë periudhë. Megjithatë, këto materiale, siç kemi pasur rast ta themi shumë herë, nuk sjellin ndonjë reflektim të ri për atë periudhë, por ose janë ripërtypje pozicionimesh politike të vjetruara, ose synojnë ta risjellin të shkuarën, të përzgjedhur e të...
(14)
Do parashtroj e do komentoj disa arsyetime personale rreth 21 janarit, këtij krimi të pastër shtetëror të rrallë e të paparë në Europën demokratike që nga koha e Musolinit dhe Hitlerit. Qëllimi im nuk është fort për të bindur shqiptarët e Shqipërisë, por më shumë këta të disaporës që jo rrallë herë më habisin me naivitetin e tyre.Para se ta filloj interpretimin e ngjarjes së parë në fjalë do i kujtoj lexuesit një thënie si formulë që e lexojnë në të gjitha fillimet e teksteve të kriminologjisë: “krimi perfekt nuk ekziston”. Edhe në raste krimesh shumë- shumë të menduara, syri i mprehët i hetuesit ekspert në kriminologji din të kapi gjithmonë një detaj ose të interpretoj një veprim që në studim të t’cilit kthehet në një provë të pakundërshtueshme. Të tilla, në rastin e 21 Janarit ka plotë. Provat direkte apo indirekte të zbuluara e të parashtruara qartësisht nuk të lënë mundësinë të bëhen as spekullime, as interpretime diametralisht të kundërta siç është tendenca aktuale.Jo rrallë herë...
(4)
Kam zënë t’i frekuentoj më pak kafenetë. Përherë jam futur rrallë e kam ndenjur pak në to, por kohët e fundit futem edhe më rrallë e rri edhe më pak. Më krijojnë një lloj bezdie televizorët e varur në muret e tyre, e të cilët mbahen hapur në stacionet me natyrë informative. Mezi e duroj idenë që ta pi një kafe në shoqërinë e pamjes prore të murrëtyer të Berishës (dje, nga një bar, e shihja në Elbasan; nuk ia dëgjoja zërin, por kisha mundësi të ndiqja gjuhën e tij trupore në transmetimin live në njërin nga televizionet që e bëjnë këtë punë), apo nën shoqërinë e pamjes së të tjerëve, të cilat të krijojnë të njëjtën bezdi, s’ka gjë se nuk janë të murrëtyera. Më duket vetja si nën një rrethim. Unë i kuptoj televizionet që japin lajme 24 orë në 24 orë. Ato bëjnë punën e vet. Ka dhe në vende të tjera normale televizione të tilla. Çfarë nuk kuptoj janë të zotët e bar-eve që i mbajnë televizorët të sinkronizuar tek kanalet e informacionit non stop, dhe ca më shumë, njerëzit që futen në kafene...
(3)
I ndërgjegjshëm se ç’barrë mora mbi supe kur e pranova nderin që më blatuat për të folur para kësaj Akademie, publikisht e për herë të parë në cilësinë e sekretarit të përhershëm, ndjehem i lumtur të trajtoj një temë që e kam aq shumë për zemër dhe që i kam kushtuar pjesën më të madhe të karrierës sime – Shkollën e Republikës. Por, paraprakisht, e ndjej të nevojshme t’ju përmend këtu emrat e dy prej gojëtarëve më të mëdhenj që ka njohur historia. Sapo filloi Lufta e Parë Botërore, një botues i mençur i kërkoi Zhorzh Klemansoit (Georges Clemenceau), gojëtar i patëmetë, të shkruante jetëshkrimin e Demostenit, shembullit të gojëtarisë në Greqinë e vjetër. Ky athinas e pati vënë fjalën në shërbim të qytetit, duke bërë thirrje për t’i qëndruar pushtuesit maqedonas. Është e lehtë të bëjmë lidhjen me Luftën I Botërore. Demosteni dështoi, sigurisht, por ai mbeti një pikë referimi. Në njëfarë mënyre, Klemansoi është Demosteni fitimtar. Ia vlen vërtet që t’i rikthemi këtij libri. Demostenit nuk...
(2)
“Epoka e re”: Përshëndetje Profesor dhe urime 65-vjetori i lindjes! Keni botuar dhjetëra libra, secili më në zë se tjetri dhe më i veçantë se tjetri. Keni publikuar qindra opinione për fenomene të ndryshme letrare, kulturore, arsimore, gjuhësore, politike e shoqërore. S’keni heshtur kurrë për kurrfarë padrejtësie, që i është bërë shtetit e as kombit. S’besoj se do të heshtni as tash e tutje. Por, kaherë krijuesve u është bërë kjo pyetje, “Pse shkruani?”, por edhe janë dhënë shpjegime të ndryshme nga ta. Pse shkruan profesor Agim Vinca?   Agim Vinca: Kjo është pyetja më e zakonshme, por edhe më e vështira që mund t’i bëhet një krijuesi. Përse shkruaj? Shkruaj, sepse nuk di mënyrë tjetër më të mirë për ta realizuar veten; shkruaj, sepse nëpërmjet shkrimit dëshiroj të komunikoj me njerëzit, të njohur e të panjohur, të afërt e të largët, këtu e gjetiu, sot dhe nesër. Shkruaj, sepse dëshiroj të lë gjurmë në kohë, duke shpalosur veten, duke gjykuar për kohën dhe njerëzit dhe duke...
(4)
Para tri ditësh vdiq në krye të detyrës një polic shqiptar. U qëllua me armë nga një adoleshent. Pardje, fytyra e një gjyqtareje u përcëllua nga acidi i një të riu. Vitin që shkoi, një pacient vrau një mjek. Para ca vitesh, dikush vrau një deputet. Para ca kohësh, një nxënës i drejtoi armën mësuesit. Pardje, dje, sot, gjithnjë e më shpesh, gazetat raportojnë për fëmijë që ngrenë dorën apo armën kundër prindit. Ka diçka që nuk shkon në raportin e shqiptarëve me autoritetin. Shteti hesht dhe bën homazhet për autoritetin e radhës. Shoqëria shqiptare mesa duket e ka humbur aftësinë për ta pranuar dhe përpunuar simbolikisht autoritetin. Dikur, para viteve ’90, figura e policit, gjyqtarit, mësuesit e prindit rrethohej nga aura e një tensioni dialektik që lëvizte midis ndjenjës së frikës e respektit dhe ndjesisë së sigurisë. Asokohe, nga ky tension, shoqëria shqiptare çlirohej simbolikisht nëpërmjet barcoletave, përmes të cilave individi kompensonte dhe shkarkonte tallshëm pafuqinë e tij...
(1)
Presidenti i Këshillit të BE-së, Van Rompuy dhe Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme, Ashton duhej të ishin figurat indetifikuese të BE-së. Por pas më shumë se dy vjetësh në post, thuajse askush nuk i njeh.Teksa në fund të vitit 2009 u emëruan prej qeverive të vendeve të BE-së, belgu Herman Van Rompuy dhe britanikja Catherine Ashton ishin prakitisht të panjohur nga opinioni i gjerë. E në këtë drejtim deri më sot s'ka ndryshuar asgjë. Ndonëse presidenti i përhershëm i Këshillit të BE-së dhe Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme mbajnë postet më të larta të BE-së.Presidenti i Këshillit (në bazë të Marrëveshjes së Lisbonës), duhet të garantojë më shumë vazhdimësi në BE. Deri para kësaj marrëveshjeje presidenca e këshillit drejtohej me rotacion çdo gjashtë muaj nga vendi anëtar, që mbante presidencën e radhës. Gjatë bisedave për zgjedhjen e drejtuesit të postit të përheshëm të Presidentit të Këshillit, lakoheshin emrat e figurave të njohura politike, njëri prej tyre ishte p.sh. ish-...