“I kam borxh vitit ’13 që s’ia mbylla plagët”.
Xh. Spahiu, Borxhet e mia
Derisa viti që lamë pas, 2012-a, për shqiptarët ishte, me të drejtë, vit feste, viti në të cilin kemi hyrë, 2013-a, do të duhej të ishte: vit kujtese.
Në ç’kuptim?
Shqipëria, pas një robërie të gjatë gati pesëshekullore, u shpall, më 28 nëntor 1912,“e lirë dhe e mosvarme”, por shqiptarët dhe trojet e tyre, me vendimin e padrejtë të Fuqive të Mëdha, u ndanë në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, duke mbetur, më tepër se gjysma e tyre, nën sundimin e shteteve fqinje: Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Kjo padrejtësi e madhe historike: ndarja e një kombi në dysh, që ndodhi njëqind vjet më parë, u shoqërua me krime e masakra të...