Data sot është 27-11-2014, ora 05:05
Share |

Opinion

Arbër Zaimi
August 20, 2014 12:01 PM
“Lëre filozofinë, sociologjinë, ekonominë apo juridikun! Ky vend nuk ka mekanikë, nuk ka hidraulikë, nuk ka inxhinierë. Ti duhet të bëhesh hidraulik. Se kur kërkoj unë hidraulik, nuk gjej dot hidraulik. Gjithë ky qytet nuk ka hidraulikë. Na u mbush vendi me historianë, me gjuhëtarë, me filozofë, juristë dhe ekonomistë që punojnë si kamerierë. Neve na duhen hidra …” Nuk ndodh rrallë të dëgjosh shfryrje të tilla, sidomos midis atyre të shtresës së mesme, të cilët e pozicionojnë...
Komentuar 9 herë
Arsen Zlaticanin
August 20, 2014 10:38 AM
Në   një  analizë  të  z.Eduard  Zaloshnja, në  artikullin  "A ndikon harta e re territoriale në llogaritë elektorale?" (http://respublica.al/opinion/2014/08/15/a-ndikon-harta-e-re-territoriale-ne-llogarite-elektorale),  del  në  pah  fakti se mazhoranca e sotme  është  një  supermazhorancë. Çfarëdo  lloj  kombinimesh  logjike me partitë  apo me modifikimet  territoriale,  opozitën e sotme duket...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
August 19, 2014 09:15 AM
Plasja e skandalit të pedofilisë në zyrën sarandiote të deputetit Kokëdhima bëri që skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë të kalojë në faqet e brendshme të gazetave apo të përmendet shkarazi në lajmet televizive. Në fakt, pas vizitës së amabasadorit amerikan Arvizu në zyrën e Guvernatorit Fullani dhe mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në të njëjtën ditë, u duk se flaka e skandalit të bankës do të shuhej edhe pa shpërthimin e pedofilisë në Sarandë. I përmbledhur me...
Komentuar 5 herë
Blendi Salaj
August 18, 2014 08:54 PM
Mjaftoi një ditë dhe problemi i një predatori seksual, që kërkon seks për punë nga zyrat e Partisë Socialiste në Sarandë, u zgjidh. Vetë Kryeministri Rama i ka vënë kapakun çështjes me një postim në Twitter, ku në 140 karaktere apo më pak, u mor me gangrenën e punësimit përmes shërbimit ndaj partisë në pushtet. Kryeministri e kishte trajtuar këtë çështje jo pak herë kur ishte në opozitë, duke premtuar se do ta shfaroste fenomenin. As e ka cekur dot! Mungesa e vlerësimit, mungesa e garës së...
Komentuar 12 herë
Milazim Krasniqi
August 18, 2014 11:30 AM
Mercenarët me prejardhje shqiptare që participojnë në organizata si ISIS janë të frymëzuara nga mësimet ekstremiste, të cilat universalizmin e dikurshëm islam e kanë zëvendësuar me një lloj arabizmi arkaik. Nga ana tjetër, nuk do të ishte i mundshëm rekrutimi i të rinjve shqiptarë në këso organizatash, pa kaluar ata vetë nëpër një proces të thellë të tjetërsimit, pra të shkëputjes nga identiteti kulturor e kombëtar shqiptarTragjedia e Sirisë, e Gazës dhe e Irakut, si edhe gjithë e ashtuquajtura...
Komentuar 0 herë
Ilir Yzeiri
August 18, 2014 09:36 AM
Në mes të shekullit XIX, përkatësisht në vitin 1854, Johan Georg Von Hahn, konsulli për Greqinë Lindore, botoi veprën e gjerë “Studime shqiptare”, e cila u vendos në tavolinat e dijetarëve dhe historianëve europianë për të mësuar dhe për të kuptuar se çfarë janë shqiptarët, ç’është gjuha shqipe, çfarë zakonesh kanë ata, cila është prejardhja e tyre, cilët kanë qenë pararendësit e tyre e plot argumente të tjera. Vëllimi i parë i këtij studimi po qarkullon tash së fundi edhe në...
Komentuar 2 herë
Afrim Krasniqi
August 17, 2014 05:25 PM
Më 1991 kur Tirana u mbush me flamuj dhe thirrje pro amerikane Sekretari i Shtetit Xh.Bejker mbajti një fjalim zhgënjyes për elitën e vjetër politike, por frymëzues për brezat e rinj të Shqipërisë. Mesazhi i fjalimit ishte: “Liria punon. Më në fund jeni të lirë të mendoni atë që doni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”. Njëzet vjet më vonë Bejker u ftua të komentoi mesazhin e tij të parë dhe ai shtoi “duhej të kisha shtuar edhe një tjetër mesazh: Po, liria...
Komentuar 1 herë
Dr. Jorgji Kote
August 17, 2014 08:39 AM
Më 21 gusht 1984, politikani legjendar gjerman Franz Joseph Straus bëri vizitën e tij të parë të bujshme në Shqipëri, e cila u pasua dhe nga dy të tjera, përpara se ai të ndërronte jetë në tetor të vitit 1988. Ende janë të shumta mendimet dhe analizat lidhur me "misterin" e këtyre vizitave të pazakonta të ish-Kryeministrit legjendar të Bavarisë në vendin tonë në mesin e viteve '80. Kjo edhe falë unikalitetit të figurës historike të Shtrausit, që bashkë me Brandtin, Schmidtin dhe...
Komentuar 0 herë
Faik Konica
August 16, 2014 05:03 PM
Tani që të huajtë e mësuan udhën e Shqipëries edhè nisnë t'a vështrojnë vendin t'onë, është mirë bashkatdhetarët t'anë të dinë si të sillen me 'ta. Se udhëtari heq udhëtarin, dhe në qoftë se, si kam shpresë, numëri i tyre vete duké u shtuar, nuk është nevoja të dëftoj rëndësien që do të kétë për famën e Shqipëries mënyra me të cilën atà të huaj do të kénë qenë pritur në vent t'onë. Se udhëtari vjen dhe shkon, po fjalët dhe gjykimet që shpie jashtë përhapen dhe mbeten. E quaj...
Komentuar 1 herë
“Wall Street Journal”
August 16, 2014 12:04 PM
Triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Rexhep Tayyip Erdogan, e ka quajtur “trofe të natës për demokraci”. Kjo është një mënyrë për t’i përshkruar gjërat. Por, ajo tjetra është se Erdogan po e përdor suksesin e tij në vendvotime për ta lëvizur vendin e tij kah politika joliberale, që do ta shkatërrojë demokracinë. Votimi i së dielës ka shënuar herën e parë që turqit në mënyrë direkte e kanë zgjedhur presidentin. Zoti Erdogan, i cili tash e 11 vjet ka shërbyer...
Komentuar 0 herë
Mustafa Nano
August 15, 2014 10:47 PM
Ardian Fullani, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në ambientet (e nga nëpunësit) e së cilës janë vjedhur disa miliona euro, kish dhënë dje një intervistë. E vërteta është se, për të ruajtur profilin e një guvernatori (guvernatorët e bankave nacionale nuk para shquhen për protagonizëm mediatik; i vetmi guvernator që shfaqet shpesh në mediat e sotme është Mario Draghi, por ky është guvernatori i Bankës Qendrore Europiane, që do të thotë se është një guvernator atipik), mund të mos e jepte këtë...
Komentuar 4 herë
Eduard Zaloshnja
August 15, 2014 08:16 PM
Në 52 njësi vendore, nga 61 që ka harta e re territoriale e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se 50% të votave në 23 qershor 2013. (Si parti afër koalicionit qeveritar kam konsideruar PDIU-në dhe FRD-në, ndërsa si parti afër koalicionit opozitar kam konsideruar PBDNJ-në dhe AK-në). Në këto 52 njësi vendore (që do të quhen bashki të zgjeruara) jeton aktualisht 89% e popullsisë. Pra, kandidatët e...
Komentuar 1 herë
Pëllumb Kulla
August 15, 2014 07:15 PM
-          Zoti Fullani Njerëzit kërkojnë që ju të ikni nga ajo detyrë. Përse qëndroni? -          Unë qëndroj që të zbardhet çështja e vjedhjes, që ne të bankës e kapëm vetë. -          Ju lumtë! Jeni vërtet i dëshiruar për zbardhje? -          Po aq sa jeni ju i dëshiruar për nxirje. -     ...
Komentuar 3 herë
Fatos Baxhaku
August 15, 2014 11:57 AM
Kjo që do të lexoni më poshtë, është një histori e pazakontë, që ka ndodhur vetëm pak ditë më parë në kryeqytetin tonë. Është e pazakontë për nga akti i protagonistit, por edhe për kombinimin e çuditshëm mes heroizmit, thjeshtësisë, përulësisë, nga njëra anë, dhe indiferencës, shpërfilljes dhe harresës nga ana tjetër. Heroi – në të gjitha kuptimet – i kësaj historie quhej Pandi Toçe, 55-vjeçar, i martuar, baba i dy fëmijëve. Ai, sigurisht që nuk kishte se si ta dinte që ajo paradite...
Komentuar 3 herë
Ergys Mërtiri
August 14, 2014 08:57 PM
Brenda një muaji dy ngjarje i trazuan shqiptarët në dy prej zonave më të nxehta etnike në trojet tona. Në Mitrovicë, qytetarët u përballën me policinë e EULEX-it, duke protestuar për rivendosjen e barrierës serbe mbi urën e lumit Ibër, që ndan Mitrovicën në dy pjesë, ndërsa në Shkup protestat kaluan në përleshje me policinë maqedonase, ku si pasojë, pati dhunë dhe të lënduar. Politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup u kanë bërë thirrje qytetarëve në të dyja rastet të ruajnë qetësinë...
Komentuar 0 herë
Arbër Zaimi
August 14, 2014 10:40 AM
Do të ishte e padrejtë po të thoshim se Italia njihet në botë për mafien dhe për politikanët e korruptuar pa shtyllë kurrizore. Por në kohët kur si Komedia Hyjnore ashtu edhe Shkretëtira e Tartarëve shërbejnë më shumë për të zbukuruar mobiliet e kur edukimi më gjerësisht se kurrë është mision i marrë përsipër nga mediat-tabloid dhe nga filmatblockbusters – kjo mund të bëjë vaki. Qeverisja italiane bashkë me ndihmën e pandërprerë të aleatëve të saj të fuqishëm, ndër të cilët SHBA...
Komentuar 5 herë
Fatos Lubonja
August 13, 2014 01:48 PM
Lexova para disa ditësh, nëpërmjet rrjetit, një përgjigje shpjeguese që ka dhënë zëdhënësja e ministres Harito, pas kërkesës së gazetarit Gjergj Erebara, lidhur me projektvendimin për t’i detyruar qytetarët që të japin numrin IMEI të celularit. Ishte një shpjegim që nuk më bindi aspak ta jap numrin IMEI të celularit im. Po jap këtu disa nga argumentet që më lindën aty për aty. Së pari më ra në sy se në atë tekst nuk denjohej, edhe për respekt të shqetësimit që përmban kjo kërkese e...
Komentuar 16 herë
Skënder Minxhozi
August 13, 2014 10:51 AM
Shqiptarët janë turrur drejt plazheve. Të paktën ata që ia lejojnë vetes të bëjnë pushime. Parlamenti ka mbyllur qepenat dhe jeta politike ka kaluar në gjendje “hibernimi”. Megjithatë ka disa tema që vazhdojnë të mbajnë gjallë interesin publik dhe që sigurojnë daljen e gazetave dhe emisionet jo të pakta mëngjesore, të cilat ushqehen me titujt e shtypit të shkruar. Ndër to, telenovela “Fullani”, sherri veror Nishani-Rama dhe, ana tjetër, e medaljes së turizmit shqiptar,...
Komentuar 1 herë
Mustafa Nano
August 12, 2014 08:40 PM
Para ca kohësh kam pasur në duar një koleksion të viteve ’20 të shekullit të shkuar të ‘Zanit të Naltë’, një e përmuajshme e myslimanëve të Shqipërisë që pa dritën e botimit për më shumë se 15 vjet me radhë (1923-1939), dhe ngasja më e parë gjatë leximit ka qenë një kuturisje për të bërë një ballafaqim të elitës myslimane të atyre moteve me elitën myslimane të ditëve të sotme. Kjo e fundit është, me siguri, më e arsimuar, më e sofistikuar në pikëpamje intelektuale e kulturore...
Komentuar 1 herë
Spartak Ngjela
August 12, 2014 11:49 AM
Tani që vjedhja e stokut të Bankës së Shqipërisë është një çështje mbarëshoqërore, duhet analizuar edhe vetë “Ligji për Bankën e Shqipërisë”. Pyetja që duhet ngritur është kjo: a e ka ndihmuar ligji aktual vjedhjen e 713 milionë lekëve në BSH? Ligji e ka ndihmuar, dhe ai duhet ndryshuar urgjentisht. Ligji ka mangësi në lidhje me administrimin e brendshëm të Bankës. Sipas ligjit aktual, Këshilli Mbikëqyrës i Bankë së Shqipëisë duhet të ketë 9 anëtarë, nga të cilët, vetëm tre ka në...
Komentuar 2 herë
Ilir Dhima
August 12, 2014 09:39 AM
Pas plasjes së skandalit të vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash nga arkat e Thesarit të Shtetit, vëmendja e publikut shqiptar, madje edhe e një pjesë të atij jashtë vendit tonë, më së shumti është përqendruar te veprimtaria e Prokurorisë për zbardhjen e së vërtetës së këtij akti dhe për shkaqet e lidhura me përgjegjësi konkrete të drejtuesve, që  krijuan teren të mjaftueshëm drejt një grabitjeje të pashembullt në asnjë bankë qendrore të botës. Nga veprimet hetimore të...
Komentuar 0 herë
Ilir Yzeiri
August 11, 2014 01:02 PM
Ngjarjet e ditëve të fundit kanë qenë një sistem shenjash, gati një kod që është përplasur mbi ne për të na kumtuar një shenjueshmëri të veçantë, për të na kujtuar edhe njëherë se ne, shqiptarët, jemi të dënuar që, në mënyrë ciklike, të përsëritim dilemën: të zhytemi në kaos apo të vuajmë në demokraci? Në këta njëzetë e ca vjet pas rënies së komunizmit, ne jemi ballafaquar disa herë me këtë dilemë, por sidomos në vitin 1997, vendi ynë provoi traumën më të rëndë që mund të shkaktojë kaosi i...
Komentuar 2 herë
Faruk Myrtaj
August 11, 2014 07:51 AM
Si shenjë dashurie, ajo i kërkoi një dhuratë krejt të veçantë: “Diçka që nuk i është ofruar asnjë femre tjetër në këto vise...!“ Duke ditur natyrën e tij dhe shpirtin e saj, ai i premtoi një burg.                 Vendimi i parë i kabinetit të ri qeveritar: miratimi i fondeve për ndërtimin e një burgu. Edhe ajo pjesë e kryeqytetasve që gëzohej me "lermë o Zot të rroj", shtetasit e ngeshëm - gati të pranonin...
Komentuar 2 herë
Mustafa Nano
August 11, 2014 01:06 AM
Vjedhja e shumave të mëdha të parave në Bankën e Shqipërisë është ngjarja që ka shuar urinë për lajme gjatë stinës së thatë mediatike të verës. Titujt kryesorë të faqeve të para të gazetave e të edicioneve të lajmeve në TV kanë pasur të bëjnë pikërisht me këtë ngjarje. Por çfarë ka ndodhur saktësisht? Po bëj një përmbledhje: “Vjedhja është bërë me dijeninë, në mos nën përgjegjësinë (duket se edhe padija në këtë rrethanë është faj) e një numri drejtuesish e nëpunësish të Bankës Qendrore të...
Komentuar 0 herë
Edmond Tupja
August 10, 2014 02:47 PM
Për hir të së vërtetës, më duhet të pranoj se nisma e qeverisë shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për të reformuar në thellësi Arsimin e Lartë, është e lavdërueshme; rezultatet e para janë premtuese: një numër universitetesh shtetërore e private janë kaluar në sitë dhe janë bërë objekt i një sërë masash serioze (këshillim, pezullim i përkohshëm apo heqje licence) dhe pritet që një strukturë e huaj (pra, kompetente dhe e pandikueshme nga faktorë politikë, socialë...
Komentuar 0 herë
Anne Applebaum
August 10, 2014 08:25 AM
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, e ka udhëhequr sulmin kundër Francës: “Do të ishte e paimagjinueshme për britanikët që t’i shiten luftanije Rusisë”, deklaroi ai. Pothuajse menjëherë, Presidenti francez, François Hollande, e konfirmoi synimin e tij që saktësisht ta bëjë këtë. Ai tha se do t’ia dërgojë luftanijen sulmuese Mistral, Marinës Ruse, ashtu siç parashihet me kontratë dhe pastaj goditi fuqishëm. “Ky është një debat i falsifikuar, i udhëhequr nga...
Komentuar 0 herë
Mentor Nazarko
August 9, 2014 12:01 PM
Disa ditë më parë analiza ime për të vërtetën e ndriçuar deri më tani mbi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë mori komente kundërthënëse. Disa më thanë se e kisha tepruar me mbrojtjen e Guvernatorit, dhe në këtë logjikë e kisha quajtur të vogël vjedhjen e Bankës (?!), ndërsa disa të tjerë më vlerësonin për të kundërtën. Akoma: disa më kishin dhënë të drejtë, në ftesën time për të zgjeruar spektrin e verifikimit mediatik mbi fushën e veprimit të Bankës. Pse? Sepse ky fushëveprim është aq i...
Komentuar 0 herë
Uk Lushi
August 8, 2014 07:51 PM
Nuk e kam pasur asnjëherë në plan të shkruaj për këshillat e dikujt në gazetë. Por pardje, pasi u ula me tasin e mbushur me kafe te njëra nga tavolinat e hekurta në verandën e Starbucks-it në lagjen ku jetoj në Nju Jork dhe pasi hapa e-mailet që i kisha marrë në iPad, mbeta pa zgjedhje.E-maili me lajmin për vdekjen e mikut tim 87 vjeçar Gunther S. ishte shkruar nga vajza e tij e vetme Hilda, e cila më dëftonte se babai i saj kishte lënë një listë me këshilla për mua dhe kishte porositur të...
Komentuar 4 herë
Gjergj Meta
August 8, 2014 01:37 PM
Të krishterët e Mosulit (provincë irakiane e Ninivës), të tmerruar kanë braktisur qytetin vetëm me rrobat që kishin në trup… Kryqe të djegura, dorëshkrime të shkatërruara. Dhe nuk ekziston as një ushtri e vërtetë. Po shkohet drejt katastrofës”. Kështu shkruan patriarku i Kaldenjëve, Fortlumturia e Tij Louis Sako, për situatën që po kalojnë të krishterët në Irak. Po ashtu edhe Papa Françesku, që po ndjek me shqetësim këto ngjarje, ka bërë apel për mosheshtjen ndaj kësaj situate...
Komentuar 4 herë
Ariola Molla
August 7, 2014 11:25 AM
M’u duk një ndër lajmet më të rëndësishëm për konfliktin shqiptaro-maqedonas ai i botuar ditët e fundit në faqen e internetit The Albanian mbi praninë e një komuniteti prej 300 mijë shqiptarësh ortodoksë me identitet të mohuar në Maqedoni. Përpos dhembjes për asimilimin e dhunshëm dhe harresën historike të këtij komuniteti, më duket mua kjo ishte karta e munguar që përcakton dorën fituese në përpjekjet dypalëshe për portretizimin e konfliktit dhe trajtimin e tij. Për dy arsye: e...
Komentuar 2 herë
Sulejman Gjana
August 7, 2014 09:55 AM
“Mbreti vodhi floririn dhe paret e shqiptarëve” është ky refreni që republikat në radhë (dikatoriale, socialdemokrate dhe kriptokomuniste) kumbonin herë me zë “në skuta” e herë me zë belbacak, për 70 vite më radhë. "Historianët", "politologët", "politikanët", "filozofët", "intelektualët" dhe shumica e krijesave të komunizmit alla-shqiptar të formuar në "shkollat" dhe "universitetet" enveriste, kanë...
Komentuar 9 herë
Andi Bushati
August 6, 2014 12:24 PM
Për shumëkënd që ndjek politikën, asocimi i emrit të Lulzim Bashës me epitetin i guximshëm, do të shkaktonte humor. Por ja që lideri i PD-së ka kryer një akt nga ato që rrallë i ndeshim tek politikanët tanë, një nga ato që marrin krahun e qytetarëve, kundrejt pushteteve të paprekshme, qofshin edhe ato ekonomike. Basha ka dalë dje përpara shqiptarëve për t’u bërë atyre thirrje që të bojkotojnë masivisht vendimin e qeverisë që detyron çdo qytetar të dorëzojë që nga data 6 gusht, numrin...
Komentuar 13 herë
Dritan Hila
August 6, 2014 09:59 AM
Kur italianët projektuan godinën e bankës sonë qendrore, kishin planifikuar brenda saj një apartament ku duhej të jetonte guvernatori. Kishte lidhje me autonominë, diskrecionin, sovranitetin që gëzonte në raport me shoqërinë dhe godinën ku mbretëronte. Kjo është simbolika. Në konceptin e shtetit modern, guvernatori është mbret i financave. Duke ditur ngasjen e politikës të ndërhyjë në sistemin bankar, emetimin e parasë, normat e interesit dhe të tjerë mekanizma ekonomikë, i është dhënë...
Komentuar 9 herë
Alfred Lela
August 5, 2014 07:20 PM
Opozita duhet të kishte marrë pjesë në hartimin e reformës territoriale. Mungesa e saj sigurisht nuk mund të sfumohet nga pjesëmarrja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit. Reforma ka ‘kaluar’ tashmë edhe me kontributin e kësaj force politike të ardhur nga opozita, por kjo nuk e ndryshon thelbin e paktit, një shkëmbim qokash me PS e LSI, të formës: unë të jap praninë, ti ca komuna e bashki “çame”. Logjika ose alogjika e kësaj të shtyn megjithatë...
Komentuar 1 herë