Data sot është 30-05-2015, ora 18:08
Share |

Opinion

Ahmet Dursun
February 17, 2015 10:25 AM
Te këmbët e shkronjave NEWBORN lustraxhiu e la klientin e tij me një këmbë në ajër dhe ia mbathi mes pune me gjithë sënduk… Në Klinë, dasmorëve u iku orkestra, dy orë para kanagjegjit. Krushqit filluan t’u bien kusive, sahanëve e sinive që të vallëzonte nusja… Në Ferizaj, mësuesi ditën e hënë kur hapi derën e klasës, gjysma e fëmijëve nuk ishin. Pas pak edhe mësuesi nuk dukej gjëkundi… Në Obiliq, iku shoferi i ministrit dhe ministri u kthye me autostop në...
Komentuar 6 herë
Eduard Zaloshnja
February 16, 2015 09:02 PM
Në fushatën zgjedhore të 2011-ës Berisha fushatoi në të gjitha qytetet kryesore të vendit, përveç Tiranës. Dhe në shumicën dërrmuese të qyteteve të mëdha ku ai fushatoi, kandidatët e përkrahur prej tij humbën thellë, megjithë ndihmën që patën nga votat e LSI-së. Ndërsa në Tiranë, ku Berisha nuk fushatoi asnjë ditë, kandidati i PD-së, Lulzim Basha, arriti të fitojë edhe falë ndihmës së 21 mijë votave të LSI-së, 1 mijë votave të Hysni Milloshit, si edhe 10 votave të Ristanit. Por edhe sikur mos t...
Komentuar 1 herë
Fatos Lubonja
February 16, 2015 03:26 PM
Ndër pistat e shumta që ka ngritur opinioni lidhur me atentatet me eksploziv, konkurrojnë për vend të parë ajo e maxhorancës, sipas të cilës kemi të bëjmë me një reaksion të krimit (me gjasë i nxitur edhe nga opozita), pasi ai po ndien darën e saj t’i shtrëngohet, dhe pista e opozitës, që e akuzon maxhorancën se këtu kemi të bëjmë ose me një luftë bandash brenda maxhorancës, ose me një paralajmërim që i bën krimi për prishje të paktit parazgjedhor (me qelbësirat). Të dyja pistat kanë...
Komentuar 0 herë
Ilir Yzeiri
February 16, 2015 11:00 AM
Sulmet e fundit me tritol patën në shënjestër jo familjen e Sajmir Tahirit, por shtetin. Ato ishin të menduara mirë, të organizuara jo mirë, sepse kanë lënë gjurmë në vendin e krimit dhe, në analizë të fundit, sulmet me tritol ishin të mbrojtura shumë mirë. Sali Berisha dhe një pjesë e qenësishme e PD-së, në mënyrë të tërthortë, e morën përgjegjësinë e sulmeve me tritol dhe nga deklaratat që bënë, shpallën se ata nuk e njohin Sajmir Tahirin si ministër të Brendshëm, nuk e njohin Edi Ramën si...
Komentuar 0 herë
Artur Zheji
February 14, 2015 11:23 PM
Është tanimë e lodhshme dhe intelektualisht rraskapitëse të dëgjosh akuza të pafundme dhe përsiatje shumëngjyrëshe kundër ish-kryeministrit Berisha. Kanë kaluar tanimë 17 muaj të bollshëm nga “Qeverisja e Re” dhe të përqendrohesh te trashëgimia “dramatike” e qeverisë Berisha, si një peshë e papërballueshme për t’u “ngritur mbi supe” dhe për t’u zhbërë, është dita- ditës më e pamjaftueshme. Thënë shqip, ky argumentim nuk mban më. Në qoftë se këto akuza, që tingëllojnë sot më së shumti retorike,...
Komentuar 2 herë
Mustafa Nano
February 14, 2015 01:06 PM
Në pikën 1 të nenit 86 të Kushtetutës së Republikës sonë, thuhet se “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Ka disa përcaktime në ligjin themeltar të shtetit, që e bëjnë të prekshëm e të kuptueshëm funksionin e kryetarit të shtetit (i drejton mesazhe Kuvendit, ushtron të drejtën e faljes, është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, është kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dekreton qeveri, shpall zgjedhje të parakohshme etj., etj...
Komentuar 1 herë
Roberto Saviano
February 13, 2015 04:31 PM
Gjithnjë e më shpesh vijnë tek ne për të studiuar dhe pastaj kthehen në atdhe për të punuar, ndoshta për një kompani italiane, si rasti më i fundit ai Agon Channel. Kështu, para syve tanë ka ndryshuar një vend. Si të flasësh për Shqipërinë në pak rreshta, duke u përpjekur të përmbledhësh çdo gjë, eksperienca personale, histori, të shkuarën dhe të tashmen, për të bërë një pasqyrë reale të asaj që po ndodh në anën tjetër të Adriatikut? Si të mos e lartësoj pa e kritikuar apo të demonizoj një bum...
Komentuar 2 herë
February 13, 2015 12:11 PM
Temperaturat shënojnë nën zero. Burra të mbledhur në tufa ngrohin duart në avullin që u del shtëllungë nga goja e më pas i rrasin thellë në xhepa. Përsërisin impulsivisht lëvizjen, ndërsa lëkunden si lavjerrës sa në njërën, në tjetrën këmbë. Parehatia varet në ajër. Ngricat vizatojnë harta të çuditshme në tokë. Kureshtarë, punonjës të stacionit, udhëtarë në listë pritje për t’u kualifikuar emigrantë, shkëmbejnë copëza bisedash. Prej disa mbrëmjesh afrohem, në një përzierje kureshtjeje dhe...
Komentuar 0 herë
February 12, 2015 05:20 PM
Teza themelore që po parashtroj në këtë artikull, është se Shqipëria ndodhet në një udhëtim të pasigurt, nën peshën e një krize të thellë ekonomike, të një sistemi që nuk prodhon para për shkak të pamjaftueshmërisë ekonomike me një drejtim qeverisës të privuar në një masë të madhe, por jo të plotë, nga filozofia liberale, një veprimtarie prodhuese legjislative e administrative që ecën përkundër frymës së Kushtetutës dhe parlamentarizmit, një varfërie në rritje nga qendra drejt periferisë, me...
Komentuar 6 herë
Armand Shkullaku
February 12, 2015 11:43 AM
Pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecedent të kërcënimit me tritol të ministrit të Brendshëm, po vihet re një përpjekje për ta politizuar edhe atë, për ta parë si të shkëputur nga situata kriminale në vend dhe jashtë përgjegjësisë së qeverisë ndaj rendit publik. Një përpjekje e tillë, që motivohet nga shqetësimi për të mos marrë kosto politike, vetëm mund ta agravojë më tej gjendjen e kriminalitetit në vend. Kjo ka ndodhur edhe më parë, kur kryeministri dhe ministri kanë anashkaluar përgjegjësitë...
Komentuar 4 herë
Fatos Baxhaku
February 11, 2015 11:23 AM
Me ndrojtje vërtet, por ama balta ka nisur ca të thahet mbi çizmet e të gjithëve, të përmbyturve, politikanëve punëshumë, vullnetarëve, bamirësve të bujshëm apo të heshtur, ushtarëve, policëve, zjarrfikësve, fëmijëve, pleqve, burrave me lot të tharë… Bën ende ftohtë, fort ftohtë në Jug të Shqipërisë. Kallkani bëhet edhe më i padurueshëm ndër shtëpitë që ngjasojnë si çorape të stërmëdha që nuk duan të thahen. Pellgje të stërmëdha uji erërëndë vazhdojnë të mbajnë peng krahina të tëra, ndërsa sytë...
Komentuar 0 herë
Alqi Koçiko
February 10, 2015 10:43 PM
Siç ndodh rëndom, gjithçka nisi nga një “bilbilfryrës”, nëse do pranonim përkthimin e çuditshëm shqip të njeriut të brendshëm që furnizon me dokumente sekrete publikun. Dhe në rastin e HSBC-së dhe skandalit SwissLeaks, ai është Herve Falciani, ish punonjës i filialit zviceran të kësaj banke britanike (inicialet e Hong-Kong and Shanghai Banking Coorporation), që ia dorëzoi të dhënat mbi evazorët fiskalë qeverisë franceze në vitin 2008. Një ose dy llogari shqiptare (të boshatisura)...
Komentuar 0 herë
Dritan Hila
February 10, 2015 03:21 PM
Visar Zhiti ka dhënë një intervistë ku mbron të drejtën e tij për t’u emëruar në Vatikan, në të cilën ka naivitet e habi. Është naivitet natyral i tij. E kam hasur ndër të paktat herë kur kemi biseduar, në kohën që MPJ më nxirrte komisioneve për të më pushuar nga puna meqenëse shkruaja në gazetë, dhe më pyeti e i thashë arsyen e telasheve të mia. Më pa me një lloj përhumbjeje, mërmëriti diçka si “ç’domethënë kjo?”, ku dukej qartë se në mendjen e tij kishte një përplasje kohësh. Lëvizte si hije...
Komentuar 19 herë
Skënder Minxhozi
February 10, 2015 10:44 AM
Kur mijëra njerëz vërshuan krejt papritur në rrugët e Tiranës, për të protestuar kundër shkatërrimit të stokut kimik të Sirisë në territorin shqiptar, shumëkush tha se kjo krizë u importua nga larg dhe u shfaq në ambientin shqiptar krejt papritur, si nga hiçi. Për pasojë, ajo u mbyll ashtu si nisi: me një protestë masive që mbaroi bashkë me vendimin për mospranimin e armëve siriane, si dhe me një bisht të gjatë polemikash politike, që vijuan edhe pas mbarimit të vetë krizës. Sot ndodhemi...
Komentuar 0 herë
Zamira Çavo
February 9, 2015 02:54 PM
Mungesa e besimit të shqiptarit ndaj shtetit është një plagë e vjetër, e cila do shumë punë të shërohet. Ka një rrugë që besimi të funksionojë dhe kjo rrugë është siguria ndaj shërbimit qytetar. Do apo nuk do politika, qytetari do jetë detyrimisht në qendër të zhvillimit ekonomik, social politik e mjedisor. Shërbimi ndaj qytetarit (do apo nuk do politika) do duhet të jetë( me hir apo pahir) në vëmendje të shtetit si veprim parësor. Ne po jetojmë epokën e internetit. Rrjetet sociale  po...
Komentuar 0 herë
Pëllumb Kulla
February 9, 2015 11:16 AM
Asnjëherë nuk është folur e shkruar më shumë se këtë herë për nëntorin e Enverit me partizanë, dhe për dhjetorin e Ramizit me studentët e tij. Dhe guxoj të parathem se do të flitet më shumë në vitet që vijnë. Rrjedha e viteve ndihmon, ngaqë kujtesa e njerëzve sa vjen e shuhet, kurse e fantazia e tregimtarëve sa vjen e ndizet. Përtypim dhe ripërtypim historinë dhe duket sikur nuk duam tjetër ushqim?! Mbaj mend se në fillimet e regjimit enverian, nuk ishte kjo mëri kaq e ndezur për kundërshtarët...
Komentuar 2 herë
Naser Pajaziti
February 8, 2015 11:06 PM
FYROM po shkon drejt në situate të tensionimit dhe krizës së rëndë politike, pasi lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev paralajmëroi të ashtuquajturat ‘bomba’ kundër pushtetit të kryeministrit Nikola Gruevski. Këto ‘bomba’ që nuk kanë shpërthyer akoma janë një mori dokumentesh, materiale dhe dosje me skandale dhe afera të ndryshme korruptive, kriminale kundër qeverisjes aktuale. Zaev ka paralajmëruar se ‘bombat’ e tij prekin edhe çështjet ndëretnike, dhe gjithçka ndërlidhet me ngjarjet e...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
February 8, 2015 03:24 PM
Edi Kristaq Rama ka propozuar Visar Zhitin për amasadorin tonë në Vatikan. Bujar Ali Nishani, sipas raportimit të gazetës "Panorama", nuk është dakord me këtë propozim, sepse Edi Kristaq Rama nuk është konsultuar paraprakisht me të. Sipas gazetës "Tema", në këtë kundërshtim të Nishanit, ka gisht Sali Ramë Berisha. Ndërsa sipas "Gazetës Shqiptare", kundër emërimit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan, është shprehur edhe sekretari i Përgjithshëm i Konferencës...
Komentuar 10 herë
Mustafa Nano
February 8, 2015 12:57 PM
Në kacafytjen mes institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Presidencës e Kryeministrisë, lidhur me emërimin e ambasadorit tonë të ri në Vatikan, është shtuar dhe një yçkël tjetër. Është kisha katolike që nuk është dakord këtë herë. Presidenca ka dalë kundër procedurës së zgjedhjes, ndërsa kisha katolike ka dalë kundër emrit të propozuar. Ngaqë është mysliman!!! Ka qenë George Frendo, një prift që ushtron funksionin e ipeshkvit ndihmës në dioqezën Tiranë – Durrës, në të njëjtën kohë atë...
Komentuar 4 herë
Dritan Shano
February 7, 2015 11:17 AM
nga Dritan Shano   Sot mbushet muaji nga masakra e Parisit mbi “Charlie Hebdo”, moment që tronditi kontinentin e vjetër. Mes tronditjes që sjell ajo ngjarje sa herë çohet ndërmend, të gjithë ne i kujtojmë pamjet e katër klerikëve tanë që ecnin në mes të Parisit, kapur për krahu me njëri-tjetrin, për të shprehur solidaritetin e tyre me viktimat dhe njëherësh kundërshtinë me aktin terrorist. Të gjithë ne e kujtojmë dhe Kryeministrin tonë mes tyre. Për t’i përcjellë botës...
Komentuar 2 herë
Mustafa Nano
February 6, 2015 01:19 PM
Në parlamentin e djeshëm pati një debat mes palëve lidhur me situatën që është krijuar për shkak të përmbytjeve në jug e në pjesë të tjera të vendit, dhe aty, siç pritet në rrethana të tilla, shkëlqeu Sali Berisha me përroin e vet të ndërgjegjes. Dhe kështu ai u bë sërish, për herë të n-të, një lajm nacional. Mediat televizive e transmetuan live, dhe e ritransmetuan pa pushim gjatë gjithë ditës, ndërsa mediat në versionin print dhe online ia zbardhën të gjitha fjalët që tha, dhe ia publikuan të...
Komentuar 15 herë
Gilman Bakalli
February 6, 2015 12:20 PM
Nga Gilman Bakalli   Zoti di të jetë ironik! Sidomos gjatë katastrofave, ai e tregon natyrën e tij tekanjoze dhe lojcake, me të cilën trondit herë pas here besimin mijëravjeçar të njeriut te Mirësia dhe Drejtësia e Tij. Si për shembull gjatë tërmetit të tmerrshëm të Lisbonës në vitin 1755, gjatë të cilit u regjistruan gati 100 mijë viktima. Ironikisht, forca e verbër e Zotit i rrafshoi thuajse të gjitha kishat e vjetra të qytetit, duke e kursyer lagjen e famshme të prostitutave, Alfama. Si...
Komentuar 2 herë
Mustafa Nano
February 5, 2015 02:44 PM
Ka një poezi të Kavafisit, ku flitet për një udhëtim të dikujt për në Itakë e ku ciklopët, posedoni i egër, kanibalët etj., në ndryshim nga udhëtimi homerik i Uliksit, nuk janë në botën reale, por në trurin e shpirtin e atyre që e kanë marrë këtë rrugë. Ky udhëtim është shumë i gjatë dhe – kështu thotë poeti – është për fat të mirë i tillë, ngaqë i rëndësishëm është vetë udhëtimi, e jo destinacioni, në të cilin do të mbërrihet me hir, me pahir. Mirëpo në Greqinë e sotme gjërat nuk...
Komentuar 4 herë
Eduard Zaloshnja
February 4, 2015 01:29 PM
Në zbatim të një kontrate me Fondacionin Konrad Adenaur, dega Tiranë, dhe me Institutin për Integrimin e Ish të Përndjekurve Politikë në Tiranë, zhvillova një vrojtim statistikor në periudhën 13 – 23 janar 2015, mbi opinionin e shqiptarëve rreth hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe, në vecanti, mbi opinionin e shtresave të ndryshme të ish-të përndjekurve politikë. Për këtë, u ndërtua një pyetësor me 15 pyetje, i cili u administrua me telefonata fikse dhe celulare. Gjithsej u...
Komentuar 0 herë
Artur Zheji
February 4, 2015 01:06 PM
Refuzimi zyrtar i Hirësisë së tij, kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare, për të vijuar më tej negociatat drejt rrugës presidenciale në Republikën Greke, uroj dhe shpresoj të mos jetë përfundimtar. Sepse kjo do të ishte një zgjidhje ideale, për një ngërç shumëvjecar për Kishën Shqiptare. Për të kuptuar se sa i rëndësishëm ka qënë dhe është në të vërtetë roli i Hirësisë së tij, për fqinjin tonë të rëndësishëm jugor, u kuptua dhe u zbardh nga oferta më e fundit e kabinetit të Kryeministrit Tsipras...
Komentuar 4 herë
Albatros Rexhaj
February 4, 2015 08:36 AM
"Mos i hidh margaritarët para derrave, sepse derrat i marrin për guralecë dhe më pas i shkelin." Sa herë që zhgënjehem, më kujtohen këto fjalë të thëna para dy mijë vjetësh dhe habitem, si përkundër zhvillimit dhe shumëçka tjetër, sa pak ka ndryshuar natyra njerëzore. Sado që kemi dëshirë të shtiremi dhe të mburremi me arritjet tona, në thelb, jemi të njëjtë me paraardhësit tanë. Vazhdojmë të jemi të dhënë pas formës, të dehur pas shkëlqimit të çastit, të frustruar me gjithçka që nuk...
Komentuar 1 herë
Fatos Lubonja
February 3, 2015 04:56 PM
Në një gjykim bashkohen të gjithë shqiptarët kur komentojnë Syrizan (përtej asaj nëse kjo parti është zgjidhja e duhur: se grekët, nëpërmjet saj, i dhanë një ndëshkim kastës greke si dhe sistemit klientelar, të korrupsionit e të konfliktit të interesit që ajo ka ngritur. Ndërkaq, kur bie fjala për mundësinë që kjo të ndodhë në Shqipëri, bashkohen në një klimë nënshtrimi fatalist ndaj gjendjes në të cilën ndodhemi. Kur hapet biseda, ata i bien shkurt duke të thënë se ajo që ndodhi atje nuk mund...
Komentuar 1 herë
Artan Mullaj
February 3, 2015 11:42 AM
Ka dy vathë të ndryshkur në veshin e majtë, asnjë në të djathtin dhe disa vrima të shpuara. Sy të zinj depërtues, të futur thellë në zgavra; dhëmbë të palarë, dhëmballë të prishura. Kur buzëqesh, në fytyrë i lexohet mungesa e qartë e kujdesit, por jo e mprehtësisë … Është një fëmijë i lexueshëm, faqe e një libri historie të vrazhdë, por me një siguri mbërthyese në vetvete, për shkak të kthjelltësisë që ka. E kam përballë ndërsa jam ulur në njërin nga lokalet bri shëtitores së Liqenit të...
Komentuar 2 herë
Arjan Vasjari
February 2, 2015 02:15 PM
1-Gianpaolo Ganzer ka qenë një gjeneral italian. Në vitin 2010 është dënuar, veç të tjerash, për përfshirje në trafikim lëndësh narkotike. 2-Sunday Times, më 2010 do botonte lajmin se, në trafikun e drogës në Afganistan janë përfshirë ushtarakë anglezë që kanë shfrytëzuar aeroportin e Brize Norton në Oxfordshire. 3-Sean Maloney, këshilltar i Shefit të Shtabit të ushtrisë kanadeze, do deklaronte më 2011 se ushtarakë perëndimorë janë përfshirë në trafikun e heroinës në Afganistan. 4-Më 2013, në...
Komentuar 0 herë
Ilir Yzeiri
February 2, 2015 10:52 AM
Në një video të përgatitur nga “Universciencetv” dhe publikuar në Le Monde, filozofi i njohur francez i ditëve tona, Michel Serres e rilexon legjendën e Shenjtit Deni në një mënyrë tjetër. Sipas legjendës, aty nga shekulli II pas Krishtit, shenjti në fjalë bënte pjesë në një sekt të vogël kristianësh, të cilët të përndjekur nga policia e atëhershme, mblidheshin në vende sekrete. Por një ditë zbulohen dhe kur policët hyjnë brenda i gjejnë në çastin që ata po zgjidhnin ipeshkvin Denis...
Komentuar 3 herë
Eduard Zaloshnja
February 1, 2015 09:57 PM
Si Sali Berisha, edhe dhëndri i tij, i cili është anëtar i kryesisë së PD-së, e kanë me pashë mundësinë për t’i dhënë këshilla privatisht Lulzim Bashës. Por, në lidhje me një rikandidim të tij për bashkinë e Tiranës, ata zgjodhën t’ia bëjnë këshillat publike – njëri pas tjerit, brenda dy ditëve, ata i sugjeruan Bashës në transmetim të drejtëpërdrejtë televiziv që të rikandidojë për postin e kryebashkiakut. E ardhur nga Sali Berisha dhe dhëndërri i tij, kjo këshillë...
Komentuar 4 herë
Ben Andoni
February 1, 2015 11:52 AM
Nga: BEN ANDONI * Ka të ngjarë, ndaj na duhet realisht të shqetësohemi, se edhe çështja e Komanit mund të mbyllet si Durrësi. Edhe pse butaforia e kësaj tollovie për “Kulturën e Komanit” në Dalmacie nuk i ngjan asfare asaj të fshirjes së seksionit antik artizan të Durrësit. Ndërsa për këtë të fundit u hesht, u zgjatën procedurat, kinse u ngatërrua, ekipe nga ministria shkonin dhe hulumtonin në strukturën zejtare antike, gjoja kundërshtonin, në fund ndërtimi mbi të u krye, duke prishur një nga...
Komentuar 0 herë
Besnik Mustafaj
February 1, 2015 01:22 AM
Në vitin 2008, një grup deputetësh të Partisë Socialiste, atëherë në opozitë, sollën në Parlament një projektligj për hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe njëherësh kryerjen e lustracionit. Në mos gaboj, shqyrtimi i këtij projektligji në seancë plenare u pengua asokohe nga Gjykata Kushtetuese. Socialistët, tashmë në pushtet, i janë kthyer përsëri kësaj çështjeje, me ndryshimin se kësaj here me ligjin e përgatitur “sipas modelit gjerman” parashikojnë vetëm hapjen e dosjeve sipas disa kritereve të...
Komentuar 4 herë
January 31, 2015 12:47 PM
ENIS SULSTAROVA Situata socio-politike në Kosovë ka qenë gjithnjë me potencial shpërthyes. Është një vend i varfër, me papunësi të lartë, thuajse gjysma e popullit, por edhe me një klasë politike nga më të korruptuarat në Ballkan, e cila është pasuruar me një shpejtësi marramendëse me rrëmbimin e pasurive publike të vendit. Kësaj situate të brendshme i shtohet izolimi i jashtëm dhe izolimet e shumta brenda vendit. Kosova është kthyer në vendin e barrikadave të enklavave dhe në vend që pas...
Komentuar 0 herë