credins
Data sot është 19-06-2013, ora 02:20
Opinion
(1)
Në këtë punim merret në shqyrtim një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së televizionit shqiptar: lindja e televizioneve private në vend nga viti 1995-2000. Për të realizuar këtë studim janë shfrytëzuar materialet arkivore të dorës së parë, si: vendime, raporte dhe dokumenta të tjerë nga KKRT; analizë e artikujve e periodikëve të kohës; analizën e studimeve dhe raporteve nga institutet dhe organizatat e huaja; intervista me gazetarë e drejtorë televizionesh, pronarë e ish-pronarë televizionesh, ish-kryetarin e punonjës në KKRT; studimin e ligjeve për median eletkronike; referimin e autorëve bashkëkohor të komunikimit dhe të dhënave sasiore ekzistuese të paraqitura me tabela dhe në mënyrë grafike.   Televizioni në Evropën Qendrore dhe Lindore post-komuniste   Pas rënies së komunizmit, u shtrua nevoja e një pluralizmi të medias dhe krijimit të të ashtuquajturit treg mediatik. Në rastin e televizionit, gjatë kësaj periudhe, në shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore...
(5)
Na mungonte versioni artistik i persekutorit të djeshëm (në mos, i atij që ish bërë njësh me regjimin komunist), që pas përmbysjes së madhe të vitit 1990, jo vetëm nuk ka demonstruar se vuan prej ndonjë brerje ndërgjegjeje, por s’e ka pasur për gjë të shesë dëngla lidhur me gjoja qëndrime të tijat kundër diktaturës, apo me gjoja vuajtje të tijat për shkak të diktaturës. Në jetë e kemi hasur sa të duash këtë “personazh”. E kemi hasur, dhe e hasim edhe sot e kësaj dite, më së shumti gjatë kontakteve tona të përditshme, por na është shfaqur edhe si personazh publik në Parlament, në qeveri, në administratën publike, nëpër studio televizive, nëpër faqe gazetash, shkurt, në të gjitha format e shfaqjes publike. Na mungonte versioni fictional, por nuk na mungon më. Na e solli Pëllumb Kulla si personazh të dramës së vet “Shshsht, ule zërin!”, që sapo është vënë në skenë, fillimisht në Fier, e këtë fundjavë në Tiranë, nën regjinë e Leka Bungos, që kish kohë që nuk bëhej i gjallë këtyre anëve (...
(9)
“Ne nuk duam të vijmë në pushtet mbi dhimbjen e njerëzve, por me krenarinë për të bërë gjithçka për të shuar dhimbjen dhe kjo do të fillojë të arrihet kur të hiqet qafe diktatori Berisha”. Kush i ka thënë këto fjalë të zjarrta kundër Berishës? Mos vallë lideri i opozitës, Edi Rama? Jo, janë tirada të Neritan Cekës në qershor ’97, kohë kur ishte president i PAD dhe ngrinte tre gishta nëpër mitingje kundër Berishës. Në atë kohë propaganda e Berishës shpifi dhe e akuzoi Cekën se duke ngritur tre gishtat, kishte importuar në Shqipëri simbolin serb të Milosheviçit. Kanë kaluar thuajse 16 vjet dhe tabloja është përmbysur. Sot shohim Neritan Cekën që është bërë ambasador i diktatorit Berisha dhe që nga Roma shkruan letra të hapura kundër liderit të opozitës, Edi Rama, ku e akuzon se është treguar një diktator tepër i egër, sepse paska cekur veshin e djalit të tij, diplomat në Vjenë. Dhe thuaj pastaj që Shqipëria nuk po ndryshon! *** Lexoj letrën e hapur të Neritan Cekës ku ai konstaton se...
(8)
Nesër në Vjenë do të përkujtohen të shtatat e ditës kur i gjati i shkuli veshin veshgjatit, ose, siç u quajt ndryshe, në mënyrë më diplomatike, “incidenti i Vjenës”, i krahasueshëm vetëm me incidentin e Kanalit të Korfuzit, por me një ndryshim: nëse në rastin e parë, komunistët shqiptarë minuan Kanalin e Korfuzit, në të dytin një “komunist“ shqiptar, në mes të Vjenës i plasi minën në kanalin e veshit, mbarë kombit. Por, ajo që unë dua të analizoj në këtë shkrim, një reflektim i imi mbi “ngjarjen”, nuk është skuqja e veshit të kombit dhe dëgjimi i tij i cunguar, por skuqja e veshit të brendshëm të tij, ose më saktë otosklerosa e kombit, si sëmundja më e rrezikshme që kombi ka përjetuar e po përjeton. Ajo që më bëri përshtypje në këtë javë të gjatë e të mbushur me analiza, pyetje, telefonata, etj, nuk ishte përmbajtja, pra, si e qysh, ku e sa ja tërhoqi Rama veshin Cekës. Jo! Këto ishin dytësore për mua. Ajo që më bëri përshtypje e që më hidhëroi, por edhe gëzoi pa masë, ishte ajo që...
(5)
Si të mos mjaftonte ai banalitet i padëgjuar e i pabesuar e aq i shëmtuar, me të cilin Kuvendi i Rruzhdies  ka kohë që gostit shqiptarët e duruar e ka kohë që e ka bërë Shqipërinë gazin e botës, pardje nga ajo sallë e legjislativit shqiptar, e privatizuar nga pushteti që ka privatizuar Shqipërinë dhe e ka nxjerrë në shitje për një euro, u dëgjua dhe gjëmimi i radhës  për ngritjen e një komisioni të ri hetimor të Kuvendit, një komision që mund të quhet “komisioni i veshit”... Çdo mendje normale do të pyeste me habi se ç’i duhet pushtetit aktual ky “komisioni i veshit” në prag të zgjedhjeve politike të 23 qershorit. Aq më tepër do të habitej çdo njeri i zakonshëm me ngutjen për ngritjen e “komisionit të veshit”, në një kohë që pushteti aktual i Tiranës po e shpie vendin në zgjedhjet “më të shkëlqyera në historinë e botës” pa Komision Zgjedhor e madje deklaron faqe tërë botës demokratike se mund t’i bëjë ato “zgjedhje të shkëlqyera” edhe fare pa pjesëmarrjen e opozitës(!) Pse t...
(13)
  “Po ta dish se kush i ka paratë në këtë vend, të ikën truri”. Kjo është një frazë që e kam dëgjuar më shumë se një herë e që nënkupton që paraja në Shqipëri gjendet (në shumicën e rasteve) në xhepa njerëzish që po t’u heqësh paranë, nuk do ishin të denjë as për të ndenjur ngjitur me ta në autobuz. Të pagdhëndur, të paaftë, të pashkolluar, njerëz që në shumicën e rasteve janë aty ku janë falë rastësisë, dhunës, shkeljes së ligjit (shpesh dhe me dhunë), trafiqeve, evazionit fiskal, grabitjes së biznesit të dikujt, shitjes së vizave, gjobëvënieve, etj. Shkurt, njerëz që nuk kanë treguar as aftësi e profesionale, as zgjuarësi individuale e as cilësi sipërmarrëse, për të fituar atë pasuri që kanë (duke mos quajtur aftësi shkeljen e ligjit). Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe. Madje, fjala e parë që të shkon ndër mend është “bravo u qoftë”, një frazë që tregon sa pafuqinë për të bërë të njëjtën gjë si ata, aq edhe mirëkuptimin që në jetë ka rëndësi mbijetesa. Dhe ata, ia kanë dalë...
(5)
  Edhe çfarë koncesionesh duhet të bëjë Kosova, në mënyrë që Serbia ta njohë si të pavarur? Çfarë duhet të paguajmë më shumë, që të zbutet dhe të pranojë se ky shtet ekziston? Pa e njohur shtetin e Kosovës, pa kërkuar falje për krimet e kryera, madje pa shprehur as më të voglën keqardhje, Serbia ia doli të fitojë një marrëveshje të mirë për rregullimin e brendshëm të Kosovës, rsepektivisht akomodimin e disa dhjetëra mijëra serbëve të Veriut në atë mënyrë, sa që mund t’ua ketë zili secila popullatë pakicë e ngjashme kudo në botë. Serbisë kryeneçe jo që nuk iu vu kusht njohja e Kosovës shtet, por iu bë e qartë se kjo gjë as që po i kërkohej. Në këtë mënyrë, ajo u trimërua në sabotimin e mëtejmë jo vetëm të pavarësisë së Kosovës, por edhe të ekzistencës së Kosovës shtet. Në këtë mënyrë, u lëshua edhe një rast për ta kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Deri në rastin tjetër, kushedi çfarë koncesionesh të tjera duhet bërë. Ata që...
(3)
  Pavarsisht nga vonesat që mund të sjellë ngërçi i KQZ-së, një ditë zgjedhjet do të zhvillohen. Dhe kur gara të fillojë, dy koalicionet e mëdha do të futen në të pas një barazimi 70-70, që u regjistrua në KQZ në garën e kaluar të mandateve. Duke pasur parasysh kete rezultat zyrtar, secili koalicion do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra. Siç kam analizuar në një shkrim të mëparshëm (http://respublica.al/opinion/2013/04/27/berati-vs-fieri ), në dy qarqe, Berat dhe Fier, gara për mandatin e fundit të qarkut (të 8-in në Berat e të 16-in në Fier) u mbyll me fotofinish për një grusht votash. Dhe në këto qarqe, beteja do të jetë më se e ashpër (për të mos përdorur ndonjë epitet më të fortë). Qarku tjetër ku koalicioni opozitar ishte më afër marrjes së një mandati ekstra është Elbasani, ku opozitës i duheshin vetëm 674 vota për të marrë...
(7)
  Të dashur miq të mirë, do doja që kjo ditë e bukur pranverore të mund të shijohej në maksimum nga të gjithë juve që jeni përpjekur me të gjitha mundësitë ekonomike, kohore dhe shpirtërore për maksimalizimin e rezultateve të kësaj partie që e krijuam, e rritëm dhe u afeksionuam që ka emrin ALEANCA KUQ E ZI.  Në ambjentet e punës, në terren, në zyrat dhe në kohë pushimi të një çaji apo kafeje pata fatin e madh të njoh çdo njërin nga ju dhe të ndaja momentet e mira dhe të këqija. Pashë që brenda jush ka një ëndërr, një motivacion, një forcë, një dëshirë dhe kurajo për të ndryshuar në themel atë që ka qenë e pisët, e errët, e ndyrë, e padrejtë,e patolerueshme, përtallje, pazarhane, vrasëse në këto 22 vite qeverisje. Gjëra që edhe ne qe kemi jetuar për një kohë të gjatë jashtë shtetit, i kemi parë, ndjerë, vuajtur dhe toleruar, me shpresën që një ditë do mund të gjithë bashkë një mendje të gjendemi më të lidhur se kurrë për ti vënë kazmën këtij sistemi që po na lodh, përbuz,...
(16)
Se sa e fuqishme është lëvizja e Kreshnik Spahisë, ende nuk dihet, por duket se në sytë dhe mendjen e Edi Ramës ajo është e fuqishme. Reagimi i ashpër e impulsiv i tij ndaj mos përfshirjes së asaj lëvizjeje në grupimin e tij, e tregon këtë. Edi Ramës as nuk do t’i shkonte kurrë ndërmend të reagonte në ndonjë farë mënyre ndaj refuzimit të përfshirjes në grupimin e tij, ta zëmë, të 38 partive, nga 40 parti që ka gjithsej ai grupim, por mospërfshirja e AK-së duket se e ka tronditur thellë, jo vetëm se ajo parti mendohet edhe nga të tjerët të ketë njëfarë peshe, por edhe se ajo do t’i sillte edhe një dimension moral grupimit socialist, të cilit ia kishte ulur në mënyrë të ndjeshme përfshirja në të e partisë së Ilir Metës. E gjithë e majta mendon se Kreshniku duke mos u futur në grupimin e Edi Ramës, u bë apo ishte vegël e Berishës, ndërkohë që ai ka folur dhe flet më shumë se kushdo kundër Berishës, madje kërkon arrestimin e tij. Kreshniku nuk tradhtoi asnjë fjalë të dhënë, asnjë parim të...
(16)
E keni vënë re që nuk po arrin njeri ta rrëfejë, qetë dhe natyrshëm dhe shtruar, incidentin e Vjenës, midis kryetarit të opozitës Edi Rama dhe një diplomati në ambasadën shqiptare në Vjenë, Egin Cekës? Kemi parë deri më sot reagime, dënime, distancime, arsyetime, shpjegime dhe interpretime, nga të gjitha palët; e kemi lexuar dhe na e kanë lexuar incidentin si metaforë të gjithçkaje nuk shkon me politikën dhe shoqërinë civile sot në Shqipëri, por vetë kronikën e incidentit s’e ka rrëfyer dot kush. Jemi të rrethuar nga gjithfarë mediash; dhe prej mediave presim që të funksionojnë si zgjatime të shqisave tona, për të na transmetuar çfarë ndodh gjetiu ose atje; ose për të na nxjerrë nga kafazi i këtu-së dhe tani-së. Por mediat tona, në atë masë që janë shqisa, veprojnë si nën influencën e lëndëve topitëse, halucinative, psikadelike. Nuk janë në gjendje të rrëfejnë dot asgjë, që nuk u ka ardhur e rrëfyer gati – nga një sekretarí partie, nga një megafon propagande, nga një agjenci e huaj,...
(7)
  Në qoftë se lëmshi i KQZ-së shkokolepset së afëmi, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen në datën 23 qershor, siç ka dekretuar Presidenti i Republikës. Dhe gara do të jetë vërtetë e fortë. Dy koalicionet e mëdha do të futen në këtë garë pas një barazimi mandatesh 70-70 në garën e para 4 vjetve. Dhe secili prej tyre do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra. Qarku ku koalicioni opozitar ishte më pranë marrjes së një mandati ekstra në 2009-ën ishte Berati, i cili përfundoi me rezultatin 5-3 në favor të opozitës. Për ta ndryshuar këtë rezultat në 6-2, partive që sot janë në koalicionin opozitar u mjafton ta rrisin kuotën e përbashkët të tyre me vetëm 0.4 pikë përqindje (nga 66.5% në 66.9%), pavarësisht nga lufta PD-FRD për ndarjen e votave të djathta. Një kërcënim për rrjedhje votash të majta, koalicionit opozitar mund t’i vijë nga AK-ja, e...
(8)
Kisha kohë që nuk kisha lexuar diçka kaq prekëse, sa kjo letër që Jutta Benzenberg, gruaja e Ardian klosit, ia dërgon burrit të vet një vit pasi ky i fundit është ndarë nga jeta. Vetvrasja e Klosit mbetet një enigmë, dhe një mundim, për shumë të njohur të tij, të cilët me siguri kanë pyetur veten më pas, nëse mund të bënin diçka që kjo gjë të mos ndodhte. Ndoshta po, ndoshta jo. Dhe vetë Jutta, njeriu që ka qenë afër tij për vite të tëra, duket se e ka këtë pasiguri. Gjë që duket në këtë letër. M. Nano   Para pak ditësh, pas gati një viti, gjeta fotot në shtëpinë tonë. Ato ishin në dollap, poshtë fotokopjuesit tënd, aty ku ti vendosje gjithnjë sendet e tua personale, çelësat, portofolin, orën, paratë e vogla, stilolapsin, kur ktheheshe në shtëpi nga lufta jote e përditshme në qytet. Më kujtohet se si vije në shtëpi çdo ditë, me xhaketën tënde të bardhë prej leshi të firmës BOSS, të cilën ta kisha blerë kur isha shtatzënë me Katin dhe me pulovrën e gjelbër, të cilën e kishe pasur...
(26)
Në “sherrin” mes Egin Cekës e Edi Ramës ka ndërhyrë dhe Neritani, i ati i Eginit, diplomat dhe ai. Ka ndërhyrë me një letër të hapur që ia ka dërguar Edi Ramës. E nënshkruan si letrën e një qytetari shqiptar në Romë, por duket se është letra e një babai. Si baba ka shumë të drejtë të shqetësohet, madje shumë, ngaqë djalin ia kanë fyer, por si qytetar do duhej të ish bërë i gjallë më përpara e për shumë gjëra të tjera më të rënda se sa kapja prej veshi e të birit nga dikush tjetër. Dhe këtë po ia thotë dikush që sjelljen e Ramës (kapjen e veshit të Eginit, por edhe të kujtdo tjetër në këtë botë) e konsideron lënduese, vulgare e harbute. Askush nuk mund të sillet në këtë mënyrë. Në të vetmen pikë ku bie dakord me Cekën është kërkesa bërë Ramës për të kërkuar ndjesë për këtë gjest. Rama duhej të kish kërkuar ndjesë; ai nuk ka asnjë të drejtë në këtë botë të trajtojë me një përbuzje të tillë, dhe të prekë me dorë, dikë tjetër (të prekë me dorë jo në versionin “eskatologjik” të Berishës,...
(20)
Kur s’ke pulën, ha sorrën, thotë një proverb ballkanas. Po kur ke pulën, a duhet të mërzitesh për sorrën, është pyetja që lind natyrshëm, tek dëgjon reagimet e opozitarëve ndaj largimit nga koalicioni opozitar të “sorrës” Kreshnik Spahiu, siç e quajne ata. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë që sot janë në koalicionin opozitar të majtë kanë marrë plot 52% të votës popullore, ndërkohë që koalicioni mazhoritar është ndarë në dy pjesë – në pjesën e madhe, por të vjetër, të udhëhequr nga kryeministri i lodhur 69 vjeçar Berisha, dhe në pjesën e vogël, por të re, të udhëhequr nga ish-presidenti 55-vjeçar Topi, i cili ka qenë edhe nr.2 i të djathtës për 16 vjet. A duhet, në këto kushte, të shqetësohen opozitarët nga largimi i “sorrës” Spahiu drejt Berishës? Në qoftë se kuotat e sondazheve të publikuara deri dje, kur “sorra” ishte brenda kampit opozitar, nuk ndryshojnë edhe pas fluturimit të saj drejt Berishës, opozitarët do të duhej të shqetësoheshin. Por sondazhet nuk janë statuja...
(6)
Para pak kohësh dëgjova një ligjëratë të aktorit të madh italian Roberto Benigni. Tema e ligjëratës ishte kushtetuta e Republikës Italiane. Më zgjoi kureshtje nisma e artistit për të komentuar kushtetutën e vëndit të tij dhe më bëri shumë përshtypje kur ai e cilësoi si ‘kushtetuta më e bukur në botë’. Më lindi dëshira të shoh në se kishte të drejtë, apo ligjërata e tij ishte thjesht një ngazëllim nacionalist. Po më erdhi edhe turp që deri atëherë nuk e kisha lexuar kushtetutën e vendit tim. Vendosa, pra, ta gjej e të lexoj edhe parimet themelore të Kushtetutës sonë, që të mësoja se si janë shkruar principet themelore, mbi të cilat ngrihet shteti ynë demokratik. Unë kam edukim artistik e ndoshta ndokush mund të mendojë se artisti nuk mund të japë gjykime për drejtësinë apo politikën. Kurse unë mendoj se të gjithë ne, si qytetarë të Republikës së Shqipërisë duhet të heqim dorë nga indiferenca, aq më tepër kur Kushtetuta është shprehje e vullnetit tonë, sepse nis me fjalët: ‘Ne, Populli...
(35)
Në debatin e kohëve të fundit për rishkrimin e historisë, Ismail Kadare u  kyç furishëm me një shkrim në mbrojtje të figurës së Gjergj Kastriotit, por pa thënë ndonjë argument të ri pos atyre që i ka stërthënë tash e 5 dekada radhazi. Kadare i paaftë për debat, baltos kundërshtarët Kadare u futi një mori sharjesh njerëzve që kanë pikëpamje të ndryshme mes veti, madje edhe për çështjen në fjalë. Reagimi i tij ishte më tepër në stilin e fushatës kundër armiqve të popullit, siç bënte shoku Enver Hoxha, se sa një reagim prej intelektuali që mbron një kauzë të caktuar. Edhe pse në shkrimin e tij, Kadare nuk ma përmend emrin, shihet qartë se ai bënë aluzion në shkrimin tim të parafundit rreth rishkrimit të historisë të botuar në gazetat e portalet e Tiranës, Shkupit e Prishtinës. Mos përmendja e emrit të atij me të cilin polemizon është një dinakëri e llojit të vet. Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk kanë guxim të polemizojnë me dikë, por kanë për qëllim baltosjen e tjetrit. Kësisoj duke...
(4)
“Demokraci do të thotë të zbatosh ligjin”, dëgjohet të thuhet vazhdimisht nga njerëz të ndryshëm. Këtë e kish thënë pak a shumë edhe Ben Blushi në një shkrim të vetin të publikuar në “Panoramën” e djeshme. Në shkrim, në të cilin veçohej marrëdhënia që shqiptarët kanë me ligjin si tipari idiosinkratik që na dallon nga Europa në këto kohët moderne, bëhej një shpjegim i hollësishëm, dhe kronologjik, i mundimit të shqiptarëve për t’u bërë europianë dhe i zorit që po heqim për t’u pranuar në BE, por në një moment, dhe Blushit i shpëtonte fraza e mësipërme. Duke bërë dallimin midis pluralizmit dhe demokracisë, Blushi thotë: “Pluralizëm don të thotë shumë parti, gjë që ne e kemi, madje me bollëk; ndërsa demokraci don të thotë që të gjitha partitë të zbatojnë ligjin, gjë që nuk ka ndodhur”. Përkufizimet e mësipërme mbi pluralizmin e demokracinë janë të thjeshtëzuara, por nuk është këtu çështja (ndoshta Blushi i ka përkufizuar qëllimisht kështu). Çështja është se ai gabon te  përkufizimi...
(1)
Në funeralin e “mendimit dominant” ishin të gjithë, republikanë dhe demokrat. Të gjithë në heshtjen e vakisë kredhur ndërkohë që papa i zi mbante meshën e fundit, përpara se një mal i tërë me reforma ta mbulonin qivurin me brënda kufomën e paradigmës të mendimit ekonomik neoliberal.   “Falë votë së demokratëve dhe të republikanëve do të firmosim një ligj i cili parashikon rritjen në masën 2 % të taksave mbi të ardhurat e amerikanëve të pasur!” Amin! Një amin me vlerën e një ovacioni masiv, pikërisht nga ato salla e zyra që nën flamurin neoliberal, vetëm pak vite më parë, i premtonin botës anembanë, përfitime të pashtershme (a thua se ky glob i vogël në të cilin jetojmë është i pashtershëm në burimet e tij). Amin në New York! Amin në Paris! Amin në Milano! Amin, amin, amin.   Receta e mirëqënies, “më pak Shtet , më pak taksa, më pak rregulla”, përfundoi diku në një sirtar, si ajo receta e gjyshes për një gjellë që se pëlqente askush por që kurrkush nuk kish kurajo t'ia thosh...
(3)
Në vitin 1927, në të përkohshmen “DITURIA”, Mit’hat Frashëri në shkrimin me titull “Duke kënduarë një librë” pohon se pasqyra më e mirë e një populli për të njohur vetveten është gjykimi i tjetrit. “Të paktë janë relativisht ata që vizitojnë vendin tonë dhe që zbavitenë me të shënuarë çë shohin dhe çë vërejnë. Nga ana tjatrë ne kemi nevojë të madhe të dimë çë mejton ay që vjen së largu, riturë dhe rrojturë në një mjedis të ndryshmë prej t’ënit: çë ide formon për neve dhe çë përshtypje merr nësh” – shkruan Mit’hat Frashëri. Për ta mbështetur mendimin e tij, ai i referohet veprës që është shkruar nga një udhëtar anglez së bashku me të shoqen e tij, të cilët asokohe kanë vizituar Shqipërinë. Vepra titullohet “The two vagabonds in Albania”, me autorë Jan Gordon dhe Cara Gordon. Ja si e përshkruajnë ata Tiranën e viteve ’20: “Si kryeqytet Tirana na bëri përshtypje të dobët. Në fillim na u duk si pazari i një qyteti oriental, po që ka humbur qytetin”. Të dy udhëtarët, artistë, shkrimtarë...
1. Breaking news Kur në komunitetin tuaj dalin lajme publike, pavarësisht nëse ky lajm është një rrëzim avioni, sulm terrorist, tërmet, permbytje, vrasje në masë apo stuhi dëbore, njerëzit që e kanë parë apo përjetuar ngjarjen shkruajnë në Twitter për të. Për mbulimin e të tilla lajmeve, sfida e gazetarëve ka qenë gjithmonë përpjekja për të gjetur njerëz që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes apo janë prekur prej saj. Duke përdorur veçorinë e kërkimit të përparuar të Twitter-it, ju mund të gjeni shumë shpejt dhe të kontaktoni këta njerëz për intervista dhe/ose citime apo edhe të përfshini shënimet e tyre nga Twitter-i në lajmet tuaja.   2. Ndiqni njerëz e organizata që përbëjnë lajm Figurat publike dhe organizatat në komunitetin tuaj e përdorin Twitter-in për të shpallur lajme, për të shprehur opinione si dhe për t’iu përgjigjur njerëzve në komunitet. Cilado prej këtyre mund të përbëjë lajm. Nëse nuk ndjek njerëzit dhe organizatat e fushës që mbuloni, me siguri do t’ju shpëtojnë...
(1)
Në një mbasdite të javës së kaluar, France musique po transmetonte një sonatë të  E. Ysaye. Ishte e një teknike dhe perfeksioni të tillë sa të detyronte ta dëgjoje deri në fund. Doli që interpretuesi i saj në violinë të ishte Tedi Papavrami. Në të vërtetë ajo pjesë e emisionit i kushtohej promovimit të regjistrimeve më të fundit të artistit me origjinë shqiptare. Drejtuesi i njohur i emisionit, L. Esparza, paraqiti edhe diçka tjetër dhe në fund formuloi një pyetje, jo për regjistrimet, por për titullin e librit autobiografik që muzikanti i talentuar ka botuar te Robert Laffont. Atë libër e kisha mbi tavolinë dhe po e lexoja, por për të qenë i sinqertë deri në fund, për këtë isha shtyrë më fort nga një paraqitje që i kishte bërë Bernard Pivot në shtypin francez, një referencë dhe autoritet i vërtetë në fushën e librave, të cilit i besoj veçanërisht shumë. Veç të dhënave biografike, isha i sigurt se ai kishte vënë re edhe diçka tjetër në të. Për të mbetur tek ajo radioja muzikore...
(1)
“Kosova” është fjala më e shtrenjtë serbe, shkruante një poet serb me frymëzim nacionalist në vitin 1989. Ai shprehte atë që mendojnë shumica e serbëve deri sot: Kosova nuk vetëm një copë tokë çfarëdo, por definicion që përmbledh të gjitha shpresat dhe frustracionet serbe përgjatë historisë, një lloj Jeruzalemi serb. "Kosova serbe" është pjesë e teksteve të historisë, edukimit dhe diskutimit politik populist. Kosova reale ku 90 për qind e popullsisë flasin shqip dhe miti nacionalist i ndërtuar në shekuj, gjatë dekadave të fundit, ishin aq larg njëri-tjetrit sa në Beograd herët ose vonë duhej të merrej një vendim: ose duhej hequr dorë nga përkufizimi mistik i Kosovës, ose nga realiteti politik. Elita dikur radikalo-nacionaliste e Beogradit, e detyruar nga aktualiteti politik evropian, vendosi për një qendrim realist. Ky ndryshim i qendrimit në politikën serbe nuk erdhi nga hiçi. Gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 pati dëbime masive të popullsisë shqiptare nga milicët serbë....
“HABEMUS PACTUM!” shpalli në Twitter Vlora Çitaku, ministrja e Kosovës për Integrimin Europian. Kosova dhe Serbia sapo kishin arritur një marrëveshje. Ndodhi më 19 prill, pas dhjetë raundesh të pamëshirshme negociatash ndërmjet kryeministrave të dy vendeve dhe baroneshës Ashton, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian. Pakti është një zhvillim i madh për të dy vendet, për Ballkanin Perëndimor dhe një triumf për Lady Ashton-in dhe ekipin e saj. Më 2 prill, pas tetë raundesh u duk sikur procesi kishte dështuar. Pakti u firmos nga Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, një ish-komandant i UÇK-së, një forcë guerilase që luftoi kundër serbëve në periudhën 1998-‘99. Ai negocioi me Ivica Daçiç, kryeministrin serb që gjatë luftërave ballkanike ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të Slobodan Milosheviçit, udhëheqësit serb të kohës. Gjithashtu, i pranishëm ishte Aleksandar Vuçiç, zv/kryeministri serb, një ish-nacionalist ekstremist. Marrëveshja u hap rrugë të dy vendeve për të...
(17)
Fakti që Jozefina dhe deputetët besnikë të saj bllokuan kandidaturën e Artan Hoxhës për postin e Presidentit të Republikës, ndërkohë që përkrahën kandidaturën e presidentit aktual, është domethënës. Ai ndoshta shpiegon mobilizimin ekstrem të saj për një mandat të tretë të Berishës në kryeministri… Logjika e ftohtë e realpolitikës duhej ta bënte Jozefinën të shpresonte për një humbje të Berishës, për të synuar pastaj kreun e PD-së – ashtu siç e synoi dhe e arriti Rama kreun e PS-së pas humbjes së Nanos në 2005-ën. Kjo strategji, në pamje të parë, do të ishte më e lehtë për t’u realizuar, pas dobësimit të pushtetit të Lulzim Bashës me ikjen e Metës nga koalicioni. Por Jozefina ka aq vite në PD, sa ta ketë kuptuar që Berisha nuk e lëshon kullën e tij blu, çfarëdo të ndodhë më 23 qershor. Përrallat me rivalitet për postin e kryetarit të PD-së, pas humbjes së Berishës, janë thjesht për të mbushur faqet e gazetave me teori konspirative, por jo për t’i mbushur mendjen Jozefinës. Duke...
(12)
    Sot lexova në Mapo një artikull të Henri Çilit që fliste për KQZ, dhe se çfarë mund të ndodhte lidhur me të. Kuptohet që kur ai shkruan për një çështje të tillë, përdoret për të hedhur mesazhe që politika më tej t’i përtypë. Në artikull pas një analize të çalë të tij për shkarkimin e Muhos, fillon dhe bën një vlerësim se mund të ketë një riformatim të KQZ-së. Por ky riformatim sipas tij duhet të bëhet, jo për shkak se KQZ-së i ka humbur legjitimiteti, por sepse përfaqesuesit e të djathtës në KQZ duhet të ndërrohen meqënëse kanë bërë një performancë të dobët, ndërkohë që përfaqësuesit e propozuar nga PS, nuk duhet të rikthehen, pasi kanë shkelur  etikën e funksionarit të shërbimit publik duke qenë se i janë kundërvënë atij që i ka ermëruar, pra Kuvendit (!). Sipas tij një funksionar i tillë nuk mund t’i kundërvihet organit të emërtesës (!). Ky është budallallëku më i madh që kam lexuar (i shkruar i zezë mbi të bardhë), si dhe llogjika më e cëkët e përdorur për...
(5)
  Diktatura e dyzetvjeçarëve mund të duket demokratike nëse merr parasysh se në pushtet janë më shumë se një diktator. Mund të duket demokratike nëse merr parasysh se ky sistem vjen si paketë e dëshirës për të larguar diktaturën dhe të vetëdeklaruarit komunistë të ish-bllokut (vetëm ata) në qendër të Tiranës. Diktatura e dyzetvjeçarëve mund të duket demokratike nëse telekomanda të vërtit nga Raiuno te Channel X, nga Youtube-i për fëmijë te pamje aksidentesh dhe fantazmash në Youtube. Diktatura e dyzetvjeçarëve mund të duket demokratike nëse mendon që ke një makinë, paçka se çmimi i benzinës të mban në punë mbi 10 orë. Demokratike është për biznesmenin dyzet vjeç a pak më shumë, që me pagesën tënde bën atë që do. Të blen ty, votën tënde, mendimet e tua, por të jep lirinë që të kalosh me telekomandë nga njëra pjesë e Big Bradhërit te tjetra. Më saktë kur them dyzetvjeçarëve e kam për një kategori nga dyzetetre deri në pesëdhjetetre vjeç. Po të bësh një listë me mendje, hiq...
(3)
Në çdo shtet të Europës që ka ekzistuar para 1990-ës, janë regjistruar të paktën dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të njëpasnjëshme. Dhe në shumicën e shteteve europiane janë regjistruar me dhjetëra. Shqipëria e ka shansin këtë vit për të regjistruar dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të ndodhura njëra pas tjetrës. Pra, vetëm në 101-vjetorin e Pavarësisë së tij, vendi ynë mund t’i bashkohet klubit të vendeve europiane që përdorin rregullisht këtë mekanizëm për rotacionin e pushtetit. Por, në qoftë se zgjedhjet e 23 qershorit të 2013-ës nuk do të jenë të lira e të ndershme, ose në qoftë se ato nuk rezultojnë me një rotacion pushteti, Shqipëria ka gjasa të ecë në gjurmët e shembullit afrikan të Mugabes e jo të atij që ekziston me dekada, për të mos thënë me shekuj, në kontinentin tonë (Mugabe, pas 33 vjetësh në pushtet, po kandidon përsëri për president të Zimbabves, në moshën 89-vjeçare...). Duke evokuar shembullin e Zimbabves,...
(18)
Me ju, zoti Nano, dua të bëj dialog. Më pëlqen ta quaj dialog më shumë sesa polemikë, për arsye se fjala polemikë na fton për luftë. Ajo fjalë rrjedh nga pólemos që do të thotë luftë dhe pólemicos që do të thotë luftëtar. Unë dua dialog, pasi e mendoj e jam i bindur që rruga e dialogut është ajo e duhura në të gjitha fushat e jetës për të çuar përpara një çështje e gjithashtu për zhvillimin e shoqërisë. Ndërsa çdo luftë është një zmbrapsje dhe finalja e një lufte është sundimi, ka një fitimtar dhe një të humbur, ndryshe nga dialogu që ka vetëm të fituar. Dialog është një fjalë që ka në përbërjen e saj dy të tjera, dia (midis, ndërmjet) dhe logos (fjalë, diskutim) e ma ka ënda ta mendoj si një lojë ndërmjet të rriturish që hedhin e presin logos-in me të vetmin qëllim për t’u argëtuar e në fund të kënaqen. Por ama në të njëjtën kohë, sikurse loja i rrit fëmijët natyrshëm e i zhvillon ata, ashtu edhe logos-i rrit personalitetin tonë në qasjen ndaj të vërtetës. Pas kësaj hyrjeje me natyrë...