credins
Data sot është 25-05-2013, ora 08:46
Opinion
(5)
Pas nënkryetarit Denar Biba, edhe një anëtare e KQZ-së, Albana Shtylla, njoftohet se ka dhënë dorëheqjen. Arsyeja është e njëjtë: cenim i pavarësisë së institucionit.  Janë akte, veçanërisht i pari, i z. Biba, që meritojnë respekt të jashtëzakonshëm. E theksoj këtë, ngaqë dorëheqja e nënkryetarit ofroi një model dhe një precedent, se si duhet të sillet një zyrtar i lartë, përballë arrogancës të shtetit dhe partitokracisë.  Model të cilin, pa vonesë dhe admirueshëm, shohim ta ketë përqafuar edhe kolegia e Bibës, Shtylla.  Këtu ka vlerë të përmendim edhe se dorëheqja, e të dyve, nuk u bë për arsye personale ose dështimi profesional; por për arsye parimore.  Në thelb, Denar Biba dhe Albana Shtylla vendosën të largohen nga KQZ-ja meqë u ndien të cenuar në pavarësinë e tyre.  Edhe pse të vjen keq që figura me integritet të tillë nuk do të mbikëqyrin më zgjedhjet e tanishme, pse do të zëvendësohen, kushedi, me kolegë më të bindur ndaj diktateve partiake dhe më...
(2)
Shume artiste, pas klimaksit artistik, behen zap nga ndjenja e harreses. Nuk jane te pranishem (“mjaftueshem”) ne mediume e nuk jane te trajtuar si ne te shkuaren. Prandaj, nje pjese e madhe e tyre, qe kane nevoje qe te jene te adhuruar nga turmat (masat), jetojne per te qene te pranishem ne opinionin publik. Per paraqitje ne mediume, detyrohen vazhdimisht te krijojne “skandale” qe te (ri)shfaqen serish, per te deftuar se jane gjalle. Kusturica nuk ben perjashtim nga ky soj krijuesish. Madje ky jeton per mediume. I vetedijshem se jane mediumet qe e Emirin e ben Kusturica. I vetdijshem qe nuk mund te jetojë me famen e se shkuares, kerkon vemendje. Dhe mori shume vemendje nga dy-tre deklarata mediokre. I vetdijshem qe s’ka per t’i bere realitet, vazhdon te marrë vemendje. Reaguesit, gjithashtu nga deshira per te fituar vemendje, polemizuan me te. Te tjeret e mbitrajtuan. I dhane aq peshe sa ai nuk eshte ne gjendje ta mbaje. Nemanja nuk eshte me Emiri. Madje edhe ai e di kete. Sa per...
(1)
Janë një sërë blloqesh, që krijojnë një hendek të madh mes kreut: si 1. Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut (shpesh këtu përfshijnë edhe vende si Australia, Japonia, Korea e Jugut, Singapori, Tajvani, etj.); 2. Europa Lindore dhe bllokut që për parametrat prezanton tabanin përsa i përket nivelit të zhvillimit – Afrika Sub-Sahariane ose Afrika e Zezë. Ndërmjet janë blloqe si: Amerika Latine, Amerika Qendrore & Karaibet, Azia Lindore, Azia Juglindore, Vendet e Paqësorit, Afrika e Veriut.
(25)
Në një artikull të sotëm në gazetën Shqip, Andrea Stefani shkruan: “Kur në vitin 2005 Berisha përgatitej të vinte në pushtet, jo pak figura politike dhe të ‘shoqërisë civile’, përhapën legjendën se ‘ai kish ndryshuar’, se kish hequr dorë nga dëshira për pushtet absolut, se ishte i vetmi që ‘do luftonte korrupsionin’” Këto fjalë të Stefanit më kujtuan se, në atë kohë, si një partizan i përjetshëm i rotacionit periodik të pushtetit, edhe unë kam botuar një shkrim për ndryshimin e Berishës (të cilin po e risjell të plotë më poshtë). Jam bërë pishman, shumë pishman, për këtë shkrim…   Strom Thurmond dhe ndryshimi i Berishes    “Strom Thurmond  beri ate qe shume pak njerez e bejne pasi kalojne moshen 50 vjec: Ai vazhdoi te ndryshoje”.   Keto fjale te senatorit amerikan Joseph Biden, thene ne cermonine e varrimit te kundershtarit te tij politik, ish-senatorit 100-vjecar nga Karolina e Jugut, ka jave qe i pertyp ne mendje.  Ne menyre te vetvetishme, ato me...
(3)
Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon t’i vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë pothuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë, shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve. Të gjata janë vrasjet shtetërore me fjalë dhe me armë edhe në disa shtete të tjera evropiane. Njëzet vitet e fundit është shtuar shumë vrasja e shqiptarëve së pari me gojën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë e, pastaj, me armët e policëve dhe gardistëve shqiptarë që përdoreshin prej tyre. Kujtojeni vrasjen masive të shqiptarëve me gojën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë më 17.1....
(5)
Në shkrimin e tij me titull “E keqja më e vogël ndërmjet moralit e politikës”, të publikuar në “Mapo” gjatë fundjavës, Gjergj Meta i ka dhënë munxët tezës së hedhur në këtë moment elektoral se “duhet zgjedhur më pak e keqja mes dy të këqijave”. Nuk është ai i pari që e bën këtë. Ka dhe të tjerë që e bëjnë, dhe të gjithë ndajnë idenë se “kur zgjedh mes dy të këqijash, ti ke zgjedhur të keqen, gjithsesi”; frazën në thonjëza e thotë germë për germë dhe Gjergj Meta. Është e vërtetë? Sigurisht, që është e vërtetë. E është mirë që theksohet, pasi ka shumë shqiptarë që e kërkojnë ndryshimin (jo vetëm këtë herë) me idenë, shpresën a besimin naiv se “janë duke bërë zëvendësimin e një të keqeje me një të mirë”. Ka shumë socialistë që gjatë muajve të fundit, qysh kur unë kam zënë të inkurajoj, promovoj e mbroj idenë e një koalicioni të ligjsh me synimin për të mundur më të ligun, nuk ma pëlqejnë kualifikimin “koalicion të ligjsh”, që në ndonjë rast e kam rënduar me fjalë edhe më të forta. Nuk ma...
(8)
Kur u kërkoi socialistëve që ta zgjidhnin në krye të tyre, Edi Rama bëri dy premtime të mëdha. Së pari, premtoi se do t’i jepte fund përçarjes së të majtës, që e kishte çuar në opozitë, dhe së dyti, premtoi se do ta risillte atë në pushtet pas 4 vjetësh – përndryshe, do të jepte dorëheqjen. Por socialistët e Kongresit të PS-së të shtatorit 2005 nuk ia dhanë votën platformës së Ramës. Ish-rebeli antikomunist dhe antikonformist mori më pak se gjysmën e votave të “kongresmenëve” socialistë. Dhe në atë moment, në lojë u fut Gramoz Ruçi, njeriu që në të gjitha betejat e brendëshme të PS-së, kishte treguar deri atëherë se kishte qenë faktori përcaktues për ta anuar balancën e pushtetit brenda partisë në favor të konkurenit që ai kishte përkrahur. Gjatë mbrëmjes dhe natës pas dështimit në Kongres të platformës Rama, Ruçi loboi fort për Ramën dhe arriti t’ua kthejë mendjen një pjese të mirë të “kongresmenëve” socialistë. Dhe për këtë, Ruçi pagoi një çmim të madh politik: E konsideroi si një...
(4)
Kam marrë vendimin tim brenda pak ditësh dhe pse prej kohësh ideja më vinte ndër mend. Nuk kam shumë miq që s’kanë adresë në facebook, por ata duket se nuk ia kalojnë keq. Në rastin tim, rrjeti social ishte një mjet shumë i dobishëm për të komunikuar në jetën e përditshme me miqtë më të ngushtë dhe për të mbajtur kontakt me ata më të largët. Gjatë viteve kisha formuar dhe një arkiv të vogël fotografik, pushimesh dhe eventesh. Përtej këtyre dy aspekteve, shumë gjëra filluan të mos më bindnin; jo për shkak të përmbajtjes dhe funksioneve të Facebook-ut, por për atë çfarë unë përdorja. Duke e vendosur Facebook-un si homepage (faqe të parë), në çdo hapje të kompjuterit, gjendesha automatikisht “i pushtuar” nga publikimet e miqve dhe të njohurve (një total prej rreth 500 personash). Pasoja ishte që, duke u kthyer i lodhur nga universiteti në pasditen e vonë, lexoja kalimthi lajmet, në një proces pothuajse pasiv, vetëm nga kurioziteti për të lexuar atë ç’kishte ndodhur gjatë ditës. Për të...
(62)
Pashë se Respublica e Mustafa Nanos i kishte dhanë strehë nji shkrimi të nji të panjohuni, për të cilin po më thonë se qenka student inxhenjerie në ShBA, i cili përpiqej me polemizue me mue tue përdorë të vetmen armë që mundte me përdorë: mashtrimin dhe falsifikimin. Individit në fjalë, njifarë A. Taraj, s’do t’i ishe përgjegjë aspak, pse s’ka asnji kuptim me faktorizue çdo student apo regjisor dështak që engledisen me punë që s’ia dinë fillin, por tue qenë se ky Taraj në shkrimin e tij ka tregue se mashtrimin e paska vokacion, vendosa me ia thanë dy fjalë siç i meriton. E para e punës me identifikue islamin me Perandorinë Osmane asht nji falsitet historik që mund të konceptohet vetëm në sheken e mendes së plogët të këtij rishtari të inxhenjerisë. Në shkrimin që citon ky shtjerakeqi un as që e kam përdorë ndopak substantivin “islam”. Qëllimi i shkrimit tem “Deliri si ndërshkim” ishte me vu në dukje topitjen shpirtnore të Kim Mehmetit në nji pohim të tijin të kohëve të fundit dhe me...
(9)
“Shqip”-i i djeshëm ish hapur me një lajm, që nuk e kishin të përditshmet e tjera. “Lobistët e PD-së paralajmërojnë trazira”, thuhej në titullin kryesor të faqes së parë dhe merret vesh se, po ta kishin, gazetat e tjera do ta trajtonin këtë lajm në të njëjtën mënyrë e me të njëjtën vëmendje. Por nuk e kanë pasur në dorë emailin që përfaqësuesi i kompanisë amerikane “Podesta Group”, njëfarë John Anderson, u ka dërguar mediave të ndryshme nëpër botë me synimin për t’i informuar mbi zhvillimin më të fundit në vendin e shqipeve. Është fjala për këtë çështjen e anëtarit të KQZ-së, që Berisha don ta zëvendësojë me një të vetin. Nuk duket nga ato zhvillime, për të cilat do të lipsej e do të justifikohej një ndërhyrje e kësaj kompanie të famshme lobimi, të cilën Berisha e paguan për të lobuar, kështu thonë letrat, në favor të shtetit shqiptar (sipas “Shqip”-it, kjo kompani ka marrë nga qeveria shqiptare deri më tani 720 mijë dollarë), por lobuesit amerikanë janë vënë automatikisht e me ngut...
(5)
Për këtë shkrim, më ngacmoi pyetja që Mustafa Nano i bëri Ilir Metës dhe përgjigja që Ilir Meta i dha asaj pyetjeje. Ilir Meta ka bërë një llogari të kujdesshme të bilancit të pritshëm të votave në zgjedhjet e ardhshme dhe me siguri i ka dalë që PD-ja humbet, madje edhe po të dilte në zgjedhje së bashku me partinë e tij.  Ilir Meta ka nuhatje të mprehtë për të përcaktuar se nga ç’anë do të fitojë dhe se me ç’anë duhet të shkojë. Për këtë arsye, edhe pse me PD-në arriti të siguronte aq shumë përfitime, sa ndofta as nuk i kishte shkuar kurrë mendja, e braktisi atë, ashtu siç braktisin minjtë anijen që po mbytet edhe pse në të kanë ushqim të bollshëm, dhe përqafoi dorën e shtrirë të Edi Ramës, i cili jo vetëm që nuk duhej ta ftonte në koalicionin e tij, por edhe sikur t’i lutej Ilir Meta, nuk duhej ta pranonte. Edhe Edi Rama llogarit se sa do t’i shtohen votat e tij po të bashkohet me të Ilir Metën, dhe i del se do t’i shtohen, të paktën, aq vota sa merrte LSI-ja, por ai nuk...
(7)
Ndërkohë që po qetësohet turbullira e koalicionit PS-LSI, po dalin në sipërfaqe forma alternative veprimi që synojnë të kuantifikojnë pakënaqësinë ndaj koalicionit, apo mungesën e besimit tek gjithë klasa politike. Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, qytetarë po synojnë të kanalizojnë mungesën e shpresës nga politika në një formë demokratike, mundësisht të numërueshme, që njihet si “vota e bardhë”, apo “vota anti”. Ndryshe nga abstenimi i qëllimshëm në zgjedhje, i cili mund të lexohet lehtësisht si tregues i apatisë qytetare, vota e bardhë/anti nënkupton pjesëmarrjen në proçesin e votimit – pa i bërë bisht të drejtave qytetare – duke e hedhur fletën në kutinë e votimit ose të bardhë, ose duke “u vënë kryqin të gjithëve”. Pavarësisht formës specifike së përdorur, mesazhi është në thelb i njëjtë: refuzimi en block i klasës politike.  Është për t'u admiruar ajo pjesë e shoqërisë që trazohet nga të tilla dilema morale dhe që kërkon të veprojë në lartësinë e vlerave në të...
(40)
“Ku janë muslimanët e moderuar?” ka qenë pyetja që kemi dëgjuar shpeshherë pas ndonjë proteste të dhunshme në botë të muslimanëve të indinjuar, si psh. me rastin e karikaturave të Profetit Muhamed a.s. (paqja qoftë mbi të), apo me filmin e fundit ofendues ndaj tij. Sigurisht që organizatat mainstream muslimane në Perëndim kanë dënuar çdo shfaqje ekstremizmi nga muslimanët dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi në frymën e mësimeve të Profetit Muhamed. Problemi në shumë raste qëndron tek mos-mbulimi mediatik i reagimeve të organizatave kryesore muslimane, dhe mbulimi me tepricë i akteve ekstremiste, edhe kur ato kryen nga grupe të vogla e margjinale që nuk përfaqësojnë shumicën dërrmuese të besimtarëve muslimanë në botë. Në rastin e Shqipërisë, ka pasur herë pas here deklarata apo shkrime në media nga disa shqiptarë muslimanë të cilët kanë ofenduar shqiptarët e besimeve të tjera, ose, në një mënyrë a tjetrën, kanë shfaqur mungesë tolerance fetare. Një rast i tillë është...
(13)
  Nuk ka mbetur shumë për të thënë për koalicionin e 1 prillit, thuajse të gjitha janë thënë. Kam vetëm copëra mendimesh. Ne e kemi reduktuar qenien tonë qytetare në ngopjen e barkut, qoftë edhe me “një gjellë që ta shpif” (siç e quan Muç Nano). Më kujton edukatoret e kopshteve të Enverit, që ua ushqenin me zor gjellën e shpifur 3 vjeçarëve. Që e villnin. Kur rritesh, mëson ka dhe një alternativë tjetër: një gjellë që ta shpif mund të mos e hash. Mund të vuash urie, por më mirë se të vjellësh tërë jetën. Mund ta refuzosh në heshtje, mund dhe t’ua përplasësh pjatën ballit. Koha e liderëve-edukatore që ushqejnë me zor fëmijët në çerdhe duhet të ikë. Duan ta shesin idealizmin për moralizëm. U bie më mbarë. Moralizmi, mban mbi vete stigmën e atij që bën dërr-dërr. Nuk është moralizëm, dhe nuk po ua shet njeri. Është idealizëm, pavarësisht se s’dua ta kuptojnë. Duket sikur ka pak për të bërë për të kundërshtuar aleancën e 1 Prillit. Jemi si rusët, kur panë që Medvejev-Putin u bënë...
(10)
Dy situata “opozitare” ma kanë tërhequr vëmendjen këto ditë. Janë situata që kanë të bëjnë me një injeksion optimizmi pas rikonvertimit politik të Metës. Së pari është një lloj optimizmi opozitar, që u ngrit mbi bindjen se “procesi elektoral nuk është më nën hyqmin e Berishës dhe të mashave të tij institucionale”. Është një optimizëm, të cilin ndonjë koleg i imi që e uron një fitore të opozitës, më saktë një rënie të regjimit, është përpjekur ta denoncojë si naive e të parakohshme. Dhe është tamam kështu, një optimizëm naiv dhe i parakohshëm. Po pse është menduar kjo gjë? Shumë e thjeshtë: Sepse me largimin e Metës e të LSI-së nga mazhoranca aktuale rritej kontrolli opozitar mbi zgjedhjet në tërësi, e prandaj rriteshin dhe shanset për zgjedhje ‘free and fair’. Sikur t’ia dilnim të bënim një palë zgjedhje të tilla, ky lajm do të vlente më shumë sesa rënia e Berishës. Madje, do të kishim të bënim me një lajm të gëzueshëm edhe në rrethanat që Berisha nuk do të binte. Do të merrnim vesh...
(3)
Duke qenë ithtar i debatit të lirë e qytetar, pse jo edhe polemikës, unë shpesh jam “viktimë” e paragjykimeve dhe keqkuptimeve nga më të ndryshmet. Prezantimi i fakteve të kundërta për një ide a koncept nuk të ligështon, por të forcon edhe moralisht, edhe në spektrin e dijeve. Vetëm se për debat të lirë duhen disa parakushte. Nuk debatohet dhe nuk polemizohet me kategoritë si “populli”, “kombi”, “feja”, por me autorë individë, ose grupe autorësh; Mund të polemizosh me hoxhën, por jo me xhaminë si objekt kulti, me priftin ose papën, por jo me Kishën katolike ose ortodokse. Me doktrinën fetare, por jo me librat e shenjtë. Me bartës institucionesh, por jo me institucionin... Së pari të menduarit kolektiv shfaqet vetëm në referendum, dhe madje vetëm për çështje të jetës civile, të polisit, res - publikës, por s’ka debat me konstitucionin shpirtëror të akëcilit. Nuk ka debat me ata që mendojnë kolektivisht, sepse në mendësi dhe bindje të lirë individi i lirë nuk bën “ne” me askënd! Ata që...
(6)
Që reagimi do ishte kaq i ashpër ndaj peticionit, që kundërshton ndërhyrjen e shtetit turk në rishkrimin e historisë sonë pritej, ndryshe nuk do të justifikohej assesi nevoja për ta bërë atë. Nuk është çudi që historianët enveristë si Arben Puto, të ngriheshin kundër atyre që nuk duan tutorë turq në rishkrimin e historisë. Janë rritur me veprën e idhullit te tyre “Rreziku anglo- amerikan…”.Fallsifikatorët më të mëdhenj të historisë, anatemuesit e Fishtës, Konicës, franceskanëve të mëdhenj, tradhtarët e çështjes çame, vrasësit e Bilal Xhaferrit, dhunuesit e Musine Kokalarit, izoluesit hermetistë të gjysmës së popullit të vet, shitësit e gjysmës tjetër, nuk përballen dot me të vërtetën. Ky do të ishte fundi i tyre i madh, i cili, për fatin që ia kanë hapur vetë vetes, është i pashmangshëm. Ata e kanë shkruar një herë një histori. Tash më e pakta që mund të bëjnë, është ta qepin gojën.Por që ky kundërshtim të vinte edhe nga disa zëra, të spikatur me kundërshtimin e tyre ndaj “invazionit...
(4)
Niveli i tërheqjes së fëmijëve në shkollë, të paktën në Arsimin Bazë është ulur dhe ulja është më tepër se e ndjeshme – është në nivelin e vendeve më të varfra në botë. Parametrat po konfirmojnë afrikanizimin e Shqipërisë. Manipulimi i statistikave zyrtare është një tregues i një problemi edhe më të mprehtë ndërsa analiza e realitetit është një mungesë e vazhdueshme, si një karakteristikë tipike e një vendi të varfër.
(12)
Halim, Për të qenë korrektë me komunitetin për të cilin ne luftojmë na duhet të të sqarojmë që në fillim se nuk e meriton të të drejtohemi me togfjalësha të tipit “I nderuar zoti ministër i Drejtesise”, apo ta vazhdojmë  komunikimin duke t’u drejtuar me “Ju”.  Por duke qenë se ne respektojmë institucionin që ti aksidentalisht drejton, na duhet të t’i themi dy fjalë. Gazetat raportojnë sot një ngjarje që është tronditëse dhe që minimalisht e detyron shoqërinë të ndalet pak e të reflektojë. Një adoleshent, pasi fyet nga bashkëmoshatarët me fjalët “je si femër”, mbyllet në vetvete dhe kryen aktin makabër të vetëvrasjes. Në këto vite të ndërtimit të lëvizjes LGBT në Shqipëri kemi ngritur zërin dhe vazhdojmë të punojmë që në Shqipëri të prezantohet e të përqafohet koncepti ligjor i fjalimeve apo fjalëve të urrejtjes si dhe të prezantojmë me sistemin e drejtësisë shqiptare konceptin e krimeve për shkak të urrejtjes. Në mënyrën më absurde, më ironike, por edhe më fatkeqe na e...
(8)
Për hir të së vërtetës, Kreshnik Spahiu dhe Aleanca Kuqezi kanë qenë më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë me PS-në. Ata, në më se një rast, kanë deklaruar se ne jemi gati të bëshkëpunojmë me cilëndo forcë politike që kërkon të largojë nga qeveria shtetasin Berisha. Kanë shtuar më pas edhe kritere të tjera që janë konform me linjën e tyre politike dhe të natyrshme gjithashtu. Për hir të së vërtetës, Edi Rama nuk e ka pëlqyer shumë këtë sjellje të hapur dhe të drejtpërdrejtë të Spahiut. Insinuata e tij e fundit se AK-ja me retorikën e ashpër kundër korrupsionit mund të jetë një çifte e fshehur e Berishës dhe PD-së për të krijuar klimën e antiplotikës dhe për t’i penalizuar të gjithë, ishte një ftesë nervoze jo shumë e studiuar dhe mbartte frikë. Me hapjen drejt LSI-së Edi Rama provoi të paraqitej si një lider pragmatik që ka si synim kryesor pushtetin dhe më pas reformat që ai ka paraqitur. Mirëpo marrja e pushtetit dhe ndarja e tij janë dy gjëra të ndryshme. Në qoftë se duhet të...
(1)
I përfshirë në ethet e llogaritjeve të shifrave elektorale, pas kalimit të LSI-së në koalicionin opozitar, dhe i interesuar se sa "kuqezinj” do të mblidheshin në betejën e tyre finale për të rrëzuar Berishën në 7 prill, harrova rëndësinë e asaj date për profesionin tim.
(33)
Një ndër argumentet që sjellin disa kundërshtarë të marrëveshjes PS-LSI është ai i një koalicioni opozitar që duhej ta bazonte strategjinë elektorale tek karta morale e antikorrupsionit. Dhe si shembull në mbështetje të këtij argumenti, sjellin fushatën e dikurshme “Me Duar të Pastra” të Berishës, që, sipas tyre, e solli në pushtet në verën e 2005-ës.   Zgjedhjet e vitit 2005 janë, në fakt, një ngjarje tejet e veçantë në hisorinë 100-vjeçare të shtetit shqiptar. Ato shënojnë rastin e vetëm kur pushteti është tranferuar në Shqipëri me votën e popullit në një klimë paqësore. Nuk u zhvilluan ato zgjedhje pas muajve të mbushur me protesta masive, djegie, vrasje, shkatërrim e kaos, siç ndodhi para zgjedhjeve të shtatorit 1997. Nuk u zhvilluan ato zgjedhje pas një viti traumatik të mbushur me vrasje politike, greva urie, eksode e djegie pronash shtetërore, siç ndodhi para zgjedhjeve të marsit 1992. Dhe duke shkuar më thellë në kohë, as që mund të krahasohet fare klima në të cilat u...
(2)
Ligji i ri në ndryshim të ligjit Nr.10 458, datë 21.7.2011 që u propozua nga Ministria e Financave ndonëse përgjysmon për qëllime elektorale koeficientin e taksës vazhdon edhe këtë radhë të ketë një diskriminim ekonomik midis shtresave të shoqërisë. Formula e përllogaritjes ka një karakter progresiv në funksion të vjetërsisë automjetit. Pra, taksa e të njëjtit automjet ndryshon në rritje nga viti në vit (asnjë vend i B.E. nuk ka një taksë të tillë). Efektet e taksës jane proporcionalisht në rritje në kurriz të asaj shtrese të shoqërisë që jo për mungesë dëshire por për pamundësi ekonomike ka në pronësi një automjet të përdorur. Ndodh e kundërta me atë shtresë të shoqërisë që falë mundësisë ekonomike e kanë mundësinë të konsumojnë automjete të reja ose jo më të vjetra se 4 vjet, duke i përjashtuar fare nga taksimi. Ky ligj krijon një parajsë fiskale në këtë segment për një pakicë dhe  është antikushtetues pasi cenon fort principet bazë të ekonomisë së taksave përsa i përket...
Raportimi më i fundit i INSTAT për rënie të konsumit duhet të ketë bindur edhe më optimistin tek ne, se ekonomia shqiptare është tashmë përballe problemeve serioze. Rënia e konsumit është para së gjithash mungesë parash, mungesë besimi, klimë biznesi e tejzgjatur në përkeqësim. Rënia e konsumit është shenjë së pari e rënies së tregtisë. Kjo do të thotë më pak para në qarkullim, më pak të ardhura nga taksat e për pasojë, më pak investime. Nëse e vazhdojmë efektin zinxhir, rënia e investimeve është rënie e punësimit dhe e prodhimit. Të gjitha këto kanë ndodhur tashmë në ekonominë tonë me një vijueshmëri e intesitet tronditës. Që në kohën kur disa muaj më parë përmbaruesit privatë filluan të zbërthejnë vidat e makinerive të një fabrike prodhimi birre, u pa qartësisht se biznesi privat po hynte në një fazë problematike. Arsyeja pse ndodhte kjo përplasje bankë-biznes publikisht ishte mosaftësia e shlyerjes së kredisë prej miliona euro. Në pamje të parë duket se gjithshka funsionon në bazë...
(20)
“Në 1 maj do të mblidhemi përsëri këtu para Kryeministrisë – do të jemi 1 milion kuqezinj,” tha Kreshnik Spahiu dje para një grupi prej rreth 1800 “kuqezinjsh”, të cilët kishin dalë në shesh për të larguar kryeministrin nga zyra e tij. Përllogaritja e përfërt e numrit të pjesëmarrësve u bë nga stafi i ResPublica.al me ndihmën e Google Earth Pro, por unë që po e ndiqja fjalimin e Spahiut nga kafeneja përballë Kryeministrisë, vlerësova me sy të lirë se mund të ishin maksimumi 2000. Dhe kur dëgjova shifrën 1 milion, për grumbullimin e ardhshëm të kuqezinjve, thashë me vete se Kreshniku po ia kalonte edhe babait të hiperbolizimit të shifrave, Sali Berishës. Sepse Berisha thotë do të mblidhen 500 mijë në shesh dhe i mblidhen 50 mijë – pra shumëfishon me 10 herë – ndërsa Kreshniku po përdorte shumfishimin me 500 herë. Në fakt, me shifrën 1 milion të Spahiut jam ndeshur për herë të parë në studion e Alfred Pezës para një viti, kur tha se 100-vjetori i pavarsisë do ta gjente Shqipërinë pa...
(16)
Debati mbi koalicionin parazgjedhor PS-LSI, i vetë-pagëzuar si koalicioni i “1 Prillit”, shkaktoi një furtunë të madhe ku morali përplaset plot tërbim me interesat. Gjithëkush tha gjithçka duke polemizuar me gjithëkënd, prandaj nuk ka ngelur më asgjë e re për të thënë. Në këto ditë 'Prilli të thyer' do të mbizotërojë një lloj qetesie gënjeshtare, si ajo që ngjet pas një furtune. Fjalët dhe argumentat do të rrallohen. “Tradhëtia” do të dhembë më pak në njerën anë, e llogaritë me gishta nën tavolinë do të bëhen më të shpeshta në anën tjetër. Tek-tuk do të dëgjohet ndonjë ofshamë – si çirrje e pazëshme e të plagosurve të luftës. E pak nga pak do t'i kthehemi normalitetit. Një normaliteti anormal në një realitet ireal.   Ndërsa mjegullnaja e emocioneve, qëndrimeve e parimeve fillon të shpërbëhet, njerëzit, e veçanërisht partiakët, do të mobilizohen në llogoret e tyre. Do të arsyetojnë se jemi në gjëndje lufte e sakrifica të tilla janë të nevojshme. Do të mendojnë se një vend pune më...
(11)
“Prit i her” ishte shprehja e tim gjysh kur ishte fjala për të reaguar ndaj një situate. Kjo kishte brenda “shif i her, mendo i her, praj i her, dëgjo i her.” I ngjan kjo një frymëmarrjeje të jogës. Asaj frymëmarrjes së thellë që shpërndan ajrin në çdo qelizë të trupit, bota jashtë është marrë brenda, duke iu dorëzuar gjykimit tënd dhe ti: “pret një here, sheh një here, mendon një here, hesht një herë, dëgjon një here” Pastaj, vjen çdo reagim i cili tashmë ka parë edhe veten, edhe botën dhe i ka dhënë mundësi mendjes, zemrës, trupit të dëbojë interesat, dufet, egot, ankthet, thashethemet, një mijë një pamje që të qërrojnë syrin, qindra zëra që të bëjnë kazan që zien apo dhe kosh plehrash kokën. Kjo nuk është mungesë kurajoje për të reaguar, apo ikje situatës. Eshtë të respektosh veten dhe të tjerët, të respektosh ekzistencën, ekzistencialën. Ti japësh shans kurajos të dalë siç është pa u llakaçitur rrugëve, ti japësh shans mendimit të jetë i formuar si buka, si vera,  i kthjellët...
(11)
Marrëveshja tronditëse mes Ramës dhe Metës shënon fitoren e politikës koniunkturale mbi atë elektorale. Natyrisht, politika elektorale dhe koniunkturale janë dy kategori  analitike, pasi asnjëra nuk ekziston në mënyrë të pastër në realitet. Politika gjithnjë përmban si dimensionin elektoral, edhe atë koniunktural. Megjithatë, këto dy dimensione duhen dalluar për të kuptuar atë që po ndodh sot në skenën tonë politike.Nëse politika elektorale nënkupton mobilizim dhe rritje të elektoratit për të ardhur në pushtet, politika koniunkturale nënkupton rigrupim të elektoratit ekzistues për të marrë pushtetin. Nëse politika elektorale i drejtohet elektoratit, politika koniunkturale i drejtohet tavolinës. Pra, nëse politika elektorale bazohet te fryma, politika koniunkturale bazohet te matematika. Nëse në politikën elektorale votuesi shikohet si subjekt politik apo si qytetar, në politikën koniunkturale votuesi shikohet si klient. Në këtë aspekt politika koniunkturale është produkt i...
(3)
  Tashma kësaj legjislature po i afrohet fundi dhe domosdoshmënisht nji ose dy prej leader-ave të saj do të dalin jashtë lojet. Ma i konsumuemi asht Berisha e ka gjasa që me kalimin e butë e të mirëkoordinuem të Metës në koalicionin e majtë të ketë krijue nji farë hipoteke për pleqninë e tij e për të ardhmen e familjes së vet. Në këto dy legjislatura e kemi pa triumfues, justifikues, optimist, të nxehun, të çakërdisun, të mbaruem, dhe sidomos kohët e fundit të lodhun, tepër të lodhun për me mbajtë ma gjatë frenat e pushtetit. Berisha ka ba shumë gjana por ende s’ka mendue dhe veprue konkretisht për mbasardhësin e fronit të PD-së. Nji figurë që të jetë shpenzue ma shumë politikisht për të se Jozefina Topalli nuk ka, edhe pse Lulzim Basha duket se asht i preferuemi i familjes. Nesër kur Berisha të mos jetë ma në gjendje me ndejt zgjuet natë e ditë dhe t’i dalin duersh kontrolli hermetik i partisë, jam i bindun se Topalli do të luftojë me forcë për atë që i “takon”....