credins
Data sot është 23-05-2013, ora 06:26
Opinion
(4)
  DER SPIEGEL Ndërtesa e Bashkisë në Varna është si një elefant i shëmtuar i epokës së vonë komuniste, me dritare-pasqyra dhe një tendë çeliku mbi portën e hyrjes. Njerëzit instinktivisht ulin kokat ndërsa hyjnë brenda. Plamen Goranov i vuri flakën vetes në sheshin para të kësaj ndërtese, e cila kërkon t’i kthejë banorët nga qytetarë në të nënshtruar. Pak para orës 07:30 më 20 shkurt, Goranov u avit para zyrës së kryetarit duke mbajtur një bombolë gazi dhe një parrullë. Këshilli i qytetit duhet të japë dorëheqjen, bërtiti ai dhe më pas derdhi benzinën ​​mbi trupin e vet duke i vënë vetes flakën. Çfarë ndodhi më tej është ende e paqartë. A thua reaguan punonjësit e bashkisë së qytetit sa më shpejt të ishte e mundur dhe shkuan të merrnin një bombol zjarrfikëse? A pati aty një përleshje me personelin e sigurisë? Në ambulancë, Goranov thuhet t’i ketë thënë një ndihmësmjeku se synimi i tij kishte qenë të organizonte një protestë, por jo të vriste veten. Megjithatë, ai vdiq nga djegiet...
(8)
  Henri Çili, si ekspert i komunikimit politik, synon të gjejë për çdo palë zgjedhje në Shqipëri një narrativë, një fabul, që përmbledh në pak fjalë thelbin e garës politike të rradhës. Deri në 1 prill, fabula e gjetur prej Çilit ishte ajo e “Polit të Moderacionit”, i cili do të ishte Davidi që gjunjëzon njërin nga Goliathët e Mëdhenj (Berishën ose Ramën) dhe asgjëson tjetrin. “Poli i Moderacionit”, që sipas Çilit do të kishte si bërthamë LSI-në, FRD-në dhe PBDNJ-në, me votat që do të mblidhte dhe me garancinë që kishte në numërimin e tyre për shkak të pasjes së 2 përfaqsuesve në KQZ e më poshtë, do të kushtëzonte pas zgjedhjeve Berishën ose Ramën për krijimin e një qeverie më pak autoritariste. Me rënien e kësaj fabule, Çili ka gjetur një narrativë të re për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilën e përmbledh në pyetjen: “Një alternativë e djathtë qeverisëse me Sali Berishën në krye, apo një alternativë e majtë qeverisëse për Shqipërinë e 2013-ës me dyshen Rama-Meta në krye...
(10)
  Mbështetësit e PD-së, ata që deri dje nuk e kishin problem faktin që Berisha e ndante pushtetin me nji socialist si Ilir Meta, madje me nji disi të njollosun për shkak të nji videoje komprometuese, do të vijojnë mos me e ça kryet për çeshtje parimore e do të shkojnë me votue për nji si Kastriot Islami, të cilit përgjatë militantizmit të tij politik i përmendet edhe sot nji portofol ministri në kohën e Ramiz Alisë!! S’ka asgja për t’u çuditë, K. Islami nuk ndodhet rastësisht tek PD-ja, aty ai nuk e ndien vetminë pse pranë tij ka shumë të tjerë si ai që janë të lidhun me njimijë fije me majat e regjimit komunist dhe ajo që asht ma e bukura: kjo gja nuk përban problemin e tyne kryesor moral. Berisha, së bashku me vetveten, kandidon ish komunistat e PPSH-së, madje s’e ka për gja – siç e tregoi tash së fundi – me vendosë ish funksionarët e naltë të diktaturës së proletariatit në vende kyçe të sistemit të drejtësisë, në nji kohë që mbështetësit demokratë presin prej tij që të...
(3)
  Në tregun mediatik nuk mund t’u shpëtosh artikujve që tentojnë ta largojnë diskutimin politik nga ideologjia. Në përgjithësi kjo vjen si përgjigje ndaj tezave të majta, që PS-ja me dëshirë apo edhe për arsye pragmatike, po adopton gjatë kësaj periudhe në prag zgjedhjesh. Një ndër akuzat më të kuotuara është se idetë e të majtës mbi arsimin nuk janë origjinale. Dhe për më keq ato u paraqiskan edhe si populiste. Edhe nëse idetë për të majtën nuk shfaqen si origjinale, kjo nuk i bën më pak të domosdoshme për t’u trajtuar e për t’u gjetur zgjidhje, sidomos në një periudhë kur rotacioni, dhe bashkë me të ndryshimi, shfaqen si mundësi konkrete. Mostrajtimi i deritanishëm nënkupton përndryshe vetëm vonesën e pafalshme në kthesën që duhej të kish bërë politikanë këtë drejtim. Vlen të theksohet se kjo tezë vetëm akuzë nuk mund të ishte, sidomos nga krahu që deri më sot ka kontribuuar vetëm në përkeqësimin e situatës arsimore në Shqipëri. Natyrisht që arsimi mbetet një ndër hallkat më të...
(2)
Ne që përjetuam për shumë vite diktaturën komuniste e kemi të ngulitur mirë në memorjen tonë se si u rrit e u zhvillua diktatura,që u shndrua në një nga më të egrat në Europë e ndoshta në botë. Por diktatura nuk lind si e diktaturë. Ajo u shndrohet çdo ditë e pak nga pak si e tillë. Dhe vjen nje ditë, kur, të përgjumur ngrihemi e shkojmë para kutisë së votimit për të votuar për të njëjtët njerëz, e për më tepër për të njëjtët gënjeshtarë. Dhe gjithë kjo maskaradë qe pak nga pak po i afrohet 80 vjeçarit torturues, prodhohet veçse nga dëshira për rikandidime per te tretën të katërtën apo të pestën herë, per deputet, politikan që nënkupton pushtetar. Demokracia nuk është gjithçka, por tipar kryesor të saj ka rotacionin politik në të gjitha hallkat,. Gjë që jo s’po e shohim as në horizont, por po shohim fatkeqësinë e moralizimit të rikandidimeve si normalitet të një vëndi anormal. Që të rimbash përsëri postin e pëlqyer deri në vdekje, duhet patjetër ushtria e militantëve partiakë. E kjo...
(5)
Në një shkrim të botuar më parë në gazetën “Respublika”, me titull “Kush nuk është miku im është armiku im”, shkruaja: “Berisha nuk hiqet qafe vetëm duke e hequr nga posti, por duke asgjësuar krejtësisht trashëgiminë e tij korruptive, praktike, politike, shtetërore, filozofike, atdhetare, morale që po le pas dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që sillen si ai”. Mustafa Nanoja në shkrimin e tij, të botuar po në gazetën “Respublika”, shkruante: “Berisha nuk është thjesht një person. Berisha është frymë, është trashëgimi (ka 23 vjet që dikton çdo gjë këtejpari), është “ideologji”, është si enverizmi. Edhe po të vdesë tani, ne do të kemi punë me Berishizmin”. Mendoj se shprehim në mënyra të ndryshme të njëjtën ide: Berisha është i rrezikshëm. Ai është një virus infektues rezistent me virulencë të madhe. Berishizmi është enverizmi i zbatuar në një shoqëri paskomuniste e  pseudodemokratike. Berishizmi, sikundër dhe Enverizmi, është, para së gjithash, diktati absolut i “unit”. “Komandanti”...
(40)
“Ka shumë njerëz kureshtarë për listat. Unë jam një nga ata. Dua të marr vesh, nëse do të jetë në listat e PS-së mbiemri ‘Kokëdhima’”, shkruaja dje në mesditë në twitter-in e respublica-s. Ishte momenti që të gjithë po thoshin se një Kokëdhima do të ish se s’bën pjesë e listës. Në fillim u fol për emrin e vajzës së biznesmenit të njohur më shumë për protagonizmin publik se sa për bëmat prej biznesmeni, u fol për Besën, një këngëtare e njohur dhe e suksesshme. Më pas u fol për të shoqen, Brixhidën, dhe vetëm në mbrëmje vonë morëm vesh me siguri se në fakt ish fjala për vetë Koço Kokëdhimën që, sipas Arben Malajt që sapo kish braktisur mbledhjen e kryesisë, ishte i dyti në listën e qarkut elektoral të Vlorës. Në fund ka përfunduar i treti, gjë që në thelb është e njëjta gjë, e nuk e modifikon lajmin e ditës: Koço Kokëdhima i është futur politikës. Ngjarja ka bërë bujë. Dhe kuptohet pse. Kokëdhima është një personazh që ndjell vëmendje; ndjell vëmendje n’daçi për shkak të lidhjeve të tij...
(2)
Ç’do të ndodhë më 23 qershor e më pas? Do të mbahen zgjedhje normale? Do të vlerësohen si normale nga institucionet vëzhguese ndërkombëtare? Do të kontestohen nga pala humbëse (në këtë rast bëhet fjalë për opozitën; nuk pritet që të kontestojë Berisha; edhe kjo do na duhej; do ishte surreale në një kohë që i ka të gjitha në dorë)? Po vetë Berisha deri në ç’pikë është i gatshëm të shkojë? E ka në kokë idenë për t’i fituar zgjedhjet me çdo çmim, apo vetëm e thjesht me një çmim të caktuar? Cili është ky “çmim i caktuar”? Kush e përcakton këtë “çmim të caktuar”, etja e Berishës për pushtet, apo ndonjë mik ndërkombëtar i tij, që mund t’i gjendet pranë? Po mbetem te ky nënvizim i fundit, pasi është me shumë rëndësi dhe bën vaki që të përcaktojë llojin e procesit zgjedhor që do kemi. Berisha ka harxhuar gjatë tetë viteve të fundit plot energji, kohë e pará për të rekrutuar miq të huaj me peshë. Një pjesë e këtyre të fundit janë lodhur prej Berishës, pasi nuk e kanë parashikuar në momentin e...
(5)
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidatë për president ishin Ronald Regan, nga partia Republikane, dhe Uolter Mandeil, nga partia Demokrate. Demokratët kishin nisur një propagandë kundër Reganit me pretekstin e moshës. Regani në atë kohë ishte 73 vjeç dhe, po të fitonte, do të bëhej presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur në debatin televiziv midis dy kandidatëve, gazetari Henri Treuit, nga gazeta “Baltimore Sun”, e pyeti Reganin në mënyrë provokative, nëse do të ishte në gjendje të qeveriste Amerikën me shumë probleme një person 73 vjeçar, ai iu përgjigj: “Nuk do ta bëj moshën një çështje të kësaj fushate. Nuk do të shfrytëzoj për qëllime politike, rininë dhe mungesën e përvojës së oponentit tim.” E gjithë salla qeshi dhe e duartrokiti, madje edhe vetë Mandeili qeshi. Ishte kjo përgjigje shumë e zgjuar, e dhënë me shumë gjakftohtësi, që i dha pikë në atë fushatë Reganit më shumë se çdo gjë tjetër që...
(16)
Pyetje: Keni postuar në Twitterin e faqes suaj Respublica.al një pohim të fortë: Ç’bordello me këto listat. Më ngjajnë të gjithë kandidatët si kurva, e mes kurvave bien në sy ato që kanë ndërruar partner. Per ke eshte ky postim, kini parasysh emra te vecante? Cfare ju ka ngacmuar me shume si vezhgues i politikes ne keto lista? Përgjigje: Është një shthurje totale. Kanë tejkaluar çdo përfytyrim që mund të kishim ne për pacipësinë e tyre. Fjala vjen, nëse deri më sot ka pasur 5% meritokraci brenda partive, me këto lista po shkojmë te 1% meritokraci. Të liqtë e të paaftët kanë zaptuar pothuaj 100% të hapësirës politike e publike. Në të djathtë kanë hequr Mark Markun e Selami Xhepën, të vetmit që kishin pak respekt për veten, dhe në vend të tyre kanë vënë tre socialistët që i shërbyen Berishës në një moment delikat të tijin (!!!). Gjë e paprecedent, e paskrupullt, e ububushme. Ka mbetur akoma ndonjë emër i fismë atje, si Visar Zhiti, Halim Kosova, Dashamir Shehi, dhe e di? Inatin nuk e...
(2)
Tani  në  prag  të  zgjedhjeve  parlamentare,  objektivi  kryesor  i  grupimeve  politike  është  se  kush  do  ta  formojë  qeverinë  e  ardhshme.  Për  këtë  duhet  të  shihet  se  cili  subjekt  politik (apo grupim  subjektesh)  do  të ketë  më  tepër  se  70  mandate  në  parlamentin  e  ardhshëm.  Kjo  varet  nga  vota  e  zgjedhësve  që  do  të  hidhet  në  kutitë  e  votimit  me  23  qershor.  Varësia  e  sipërpërmendur  e  cila  përcaktohet  nga  kodi  zgjedhor  do  të  jetë  objekt  i  kësaj  analize. Pavarësisht  se  jemi  4  vjet  pas  vitit  2009  dhe  faktorëve  të...
(13)
Dje lexova dy komente mbi listat e mbyllura, rrjedhimisht mbi ligjin elektoral tonin, që e inkurajon dhe e bën një praktikë të detyrueshme këtë punën e listave të mbyllura. Ishte një koment i Preç Zogajt, i bërë brenda një interviste që ai kish dhënë për “Mapon”, dhe një koment tjetër, gjithashtu në “Mapo”, i Henri Çilit. Zogaj i jepte munxët sistemit elektoral të ndërtuar nga një marrëveshje mes Berishës e Ramës para zgjedhjeve të vitit 2009 dhe ai nuk është i pari që e bën këtë, gjë që do të thotë se ky sistem proporcional rajonal ua ka sjellë të gjithëve, në mos të shumtëve, në majë të hundës. “Unë nuk e dua këtë sistem; është armiku im politik; dhe duhet të jetë armiku politik i të gjithë njerëzve të lirë që vlerësojnë vlerat e individit në politikë”, thosh Zogaj. Dhe kuptohet që është ndalur në këtë mes në njërin nga papërsosmëritë e këtij sistemi. Çili bënte një listë dukurish që i pjell natyra perverse (“perverse” ish termi i tij) e këtij ligji, dhe në këtë listë kish dhe...
(14)
      Në kohën e dominimit osman termi Ballkan kishte konotacion pozitiv. Konotacionin negativ këtij termi ia dhanë krimet serbe, greke e bullgare gjatë luftërave ballkanike.   Emri Ballkan rrjedh nga fjala perse Balak, që ka kuptimin e shtëpisë së lartë apo malit. Në literaturën evropiane termi Ballkan është përdorur për herë të parë më 1809 nga gjeografi gjerman A. Zeune. Emërtimi i gjithë gadishullit me këtë emër daton nga viti 1827.Në këtë kohë fjala Ballkan kishte konotacion jashtëzakonisht pozitiv: kishte kuptimin e "shtëpisë së lartë", vendit të PERENDISE, aty ku u zhvillua qytetërimi. Këtë konotacion termi Ballkan e posedonte deri në kohën Perandoria Osmane u zbua prej gadishullit.Konotacioni negativ i emrit Ballkan nisë me luftërat Ballkanike. Përkatësisht, me mizoritë serbe, malazeze, greke e bullgare ndaj popullsisë myslimane të kohës në Luftën e Parë Ballkanike dhe vazhdon me mizoritë serbe e greke ndaj bullgarëve në Luftën e Dytë Ballkanike....
(16)
  Kur shkruhet për diçka të randsishme siç asht “pritmi” i Shqipnisë, tue dashtë me përdorë ketë shprehje që asht ma së parit titulli i nji libri të Lumo Skëndos të botuem në vitin 1915 në Sofje, na duhet me u përballë detyrimisht me profetë dhe me mesi të rremë. Nji mitizim vulgar ka shoqnue rrjedhën e kritikës letrare në dekadat e fundit, e ma së shumti lexuesi i thjeshtë ka qenë viktima e këtij mitizimi që e ka mbushë atmosferën tonë letrare me avuj eterikë. Para njizet e sa vitesh, në pragun e shndërrimit gradual të komunizmit në demokraci, pedagogët e atëherëshëm të letërsisë dhe miqtë e letrave nisën me na folë ne të rinjve për disa shkrimtarë që simbas tyne kur të botoheshin dhe të lexoheshin lirshëm do të përbanin ngjarje letrare të mirëfillta dhe do të detyronin specialistat me e rishkrue historinë e letërsisë sonë. *   *   * Ndër emnat që përfliteshin ishin Kapllan Resuli apo Resulbegoviqi apo Kapllan Burović siç i pëlqen atij me u nënshkrue në...
(15)
    Në përfytyrimin tim, qysh prej fëmijërisë, janë ende të gjalla paradat për një majin para udhëheqësve të byrosë politike në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Ndaleshim si fëmijë para ekranit duke pritur në fakt fillimin e filmit të radhës për atë ditë, pasi në mënyrë të jashtëzakonshme televizioni kishte emisione edhe paradite. Shëmbëllimet e një fëmije nuk arrijnë të shkojnë përtej asaj çka sheh. Shikon buzëqeshje e ashtu e mendon, ashtu entuziazmohet nga turmat që duartrokasin me hir apo pahir diktatorin. Kështu, dita e një majit në fakt kthehej në një festë, në vend të një proteste për kushtet e punëtorëve dhe sidomos për shfrytëzimin e tyre. Por në atë kohë nuk kishte pse të bëheshin e as nuk lejoheshin protestat, pasi zyrtarisht problem i punës dhe i punëtorëve në Shqipëri ishte zgjidhur, paçka se gjendja e tyre ishte e mjeruar. Nuk jemi larg kësaj mendësie. Por ajo çka habit edhe më shumë është vendi i pakët që iu dha kësaj dite në media e në jetën publike,...
(1)
Ka disa ditë që artikullshkrues të ndryshëm për të treguar qasjen, miqësinë apo urrejtjen me kryetarin socialist, po përdorin në kuptime të ndryshme një lloj eufemizmi të ri: shkulje veshi. Për shumicën syresh, kjo tregon supremacinë ‘e plotë’ të z. Rama. Ndërkohë, pala që e përkrah pjesën demokrate, më saktë, pjesa pas z. Berisha, për të mos rënë poshtë, shtoi një eufemizëm tjetër, ka dalë nga binarët, marrë nga një periodik austriak. Të dyja ato, më shumë se fakteve që përqasin, duket se i shkojnë shumë realiteteve të vendit, tashmë futur në vështirësi të pamata ekonomike. Në një vend ku pjesa më e madhe e popullsisë janë të papunë, një masë e madhe e fëmijëve kanë probleme përshtatjeje me shkollën (shumë syresh nuk dinë fare as të lexojnë), e për të mos rreshtuar shqetësimet e tjera të pafundme të mbijetesës, eufemizmat shpesh ‘i largojnë’ krejt ato që rëndojnë mbi njerëzit. Dhe, sapo ngrihet një kazus, militantët (hera-herës veshur edhe me petka intelektualësh), rreshtojnë...
(16)
Sondazhi kombëtar i prezantuar nga IPR Marketing mbrëmë në Ora News ishte zhvilluar me telefon, dhe si i tillë, ka rrezikun të ketë pasur përqindje të lartë të anketuarish që nuk kanë dashur ta tregojnë preferencën e votës për partitë, nga perceptimi i justifikuar apo jo i ndonjë raprezalje të mundshme. Ndryshe qëndron puna me anketimin me vizita në shtëpi, ku anketuesi mund të krijojë një raport besimi me të anketuarin. Sipas Dr. Nottos, drejtorit të IPR Marketing, 20% e atyre që janë shprehur me telefon se duan të marrin pjesë në zgjedhje, nuk e kanë treguar preferencën për njërën apo tjetërn parti. Se sa ishin ata që s’deshin ta shprehnin preferencën dhe dhe sa ata që thjesht janë ende të pavendosur, nuk u sqarua nga Dr. Notto, megjithë insistimin tim si pjesë e panelit të analistëve në studion e Ora News. Megjithatë, le të supozojmë se asnjëri nga të anketuarit s’ka patur frikë ta shprehë preferencën dhe i gjithë 20% përbëhet vetëm nga votues të pavendosur. Nga rezultatet e...
(1)
Italia ka përsëri një qeveri të aftë për të vepruar. Të dy dhomat e parlamentit i dhanë besimin kabinetit të Enrico Letta-s. Ky është lajmi i mirë. Tregjet financiare u qetësuan dhe i japin një paradhënie besimi njeriut të ri të pakonsumuar në krye të koalicionit të madh. Normat e interesit për obligacionet shtetërore italiane afatgjata janë aktualisht relativisht të ulëta. Pas gjashtë muajsh vendnumëro, që prej dorëheqjes së teknokratit Mario Monti, në Itali po lëviz sërish diçka. Enrico Letta nuk do të ketë shumë kohë për të realizuar reforma. Kjo martesë e detyruar politike e socialdemokratëve dhe e përkrahësve konservatorë të Berlusconi-t do të mbajë ndoshta 12 deri 18 muaj. Vetë Letta deklaroi se do të tregojë rezultate pas 18 muajsh. Para së gjithash parlamenti duhet të reformojë ligjin elektoral tejet të komplikuar, në mënyrë që në rast zgjedhjesh të reja, të mund të krijohet një shumicë e qendrueshme dhe të shmangen situata të paqarta si ajo e dy muajve të fundit. Faktet...
Në maj 1981, Papa Gjon Pali II i mbijetoi një atentati. Tridhjetë vjet më vonë Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane. Por, duke e parë botën tani mund të arrihet lehtë në përfundimin se lideri frymëzues, kredoja e të cilit ishte maksima e Franklin Roosevelt-it për të patur frikë ‘vetëm nga vetë frika” ka humbur, dhe se fanatiku i cili donte që frika të zotëronte botën e ‘infidelëve’ ka fituar terren. Sot frika është e kudogjendshme dhe bombat në maratonën e Bostonit duhen parë në atë kontekst, pasi sulmi hedh dritë dhe thellon sensin tonë mbisundues të pasigurisë. Shkalla e sulmit të Bostonit ishte, natyrisht, shumë më e vogël se e atij të 11 shtatorit 2001. Por amerikanët do ta kujtojnë këtë komplot të brendshëm si një moment tejet simbolik: një sulm ndaj një eventi sportiv ndërkombëtar të mirënjohur, bash në ditën e Festës së Patriotëve. Maratona është një ngjarje e mirëpritur sepse pasqyron vlerat paqësore të një shoqërie demokratike që kërkon t’i tejkalojë sfidat e...
(5)
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën! *      *     * Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb. *     *     * Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh. *     *     * Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’ u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët! *     *     * Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët! *     *     * Ësht’...
  Kur pyeta një herë në një universitet të Kolumbisë se çfarë provimesh aftësie apo të karakterit profesional iu nënshtrohen personat që dëshirojnë të studiojnë për gazetari, përgjigja që mora ishte e prerë: “Gazetarët nuk janë artistë.” Në njëfarë mënyre, këto pikëpamje ushqehen nga bindja se gazetaria e shkruar është një zhanër letrar. Këtu e pesëdhjetë vjet të shkuara shkollat e gaze-tarisë nuk ishin në modë. Ky zanat mësohej në zyrat e redaksive, shtypshkronja, qoshkat e kafeneve më të humbura, si dhe festat e organizuara të premteve në darkë. Gazeta përgatitej në mjedise që u ngjanin pak a shumë punishteve, vendet më të përshtatshme për të mësuar e për t’u informuar dhe ku pikëpamjet lindnin e përpunoheshin në një atmosferë bashkëpunimi të ngushtë, ku ruhej e respektohej integriteti i çdonjërit. Gazetarët përbënin një grup të organizuar më së miri. Gjithçka që kishim në këtë jetë e ndanim bashkërisht dhe qemë aq fanatikë lidhur me profesionin tonë sa nuk flisnim kurrë për...
(1)
Në këtë punim merret në shqyrtim një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së televizionit shqiptar: lindja e televizioneve private në vend nga viti 1995-2000. Për të realizuar këtë studim janë shfrytëzuar materialet arkivore të dorës së parë, si: vendime, raporte dhe dokumenta të tjerë nga KKRT; analizë e artikujve e periodikëve të kohës; analizën e studimeve dhe raporteve nga institutet dhe organizatat e huaja; intervista me gazetarë e drejtorë televizionesh, pronarë e ish-pronarë televizionesh, ish-kryetarin e punonjës në KKRT; studimin e ligjeve për median eletkronike; referimin e autorëve bashkëkohor të komunikimit dhe të dhënave sasiore ekzistuese të paraqitura me tabela dhe në mënyrë grafike.   Televizioni në Evropën Qendrore dhe Lindore post-komuniste   Pas rënies së komunizmit, u shtrua nevoja e një pluralizmi të medias dhe krijimit të të ashtuquajturit treg mediatik. Në rastin e televizionit, gjatë kësaj periudhe, në shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore...
(5)
Na mungonte versioni artistik i persekutorit të djeshëm (në mos, i atij që ish bërë njësh me regjimin komunist), që pas përmbysjes së madhe të vitit 1990, jo vetëm nuk ka demonstruar se vuan prej ndonjë brerje ndërgjegjeje, por s’e ka pasur për gjë të shesë dëngla lidhur me gjoja qëndrime të tijat kundër diktaturës, apo me gjoja vuajtje të tijat për shkak të diktaturës. Në jetë e kemi hasur sa të duash këtë “personazh”. E kemi hasur, dhe e hasim edhe sot e kësaj dite, më së shumti gjatë kontakteve tona të përditshme, por na është shfaqur edhe si personazh publik në Parlament, në qeveri, në administratën publike, nëpër studio televizive, nëpër faqe gazetash, shkurt, në të gjitha format e shfaqjes publike. Na mungonte versioni fictional, por nuk na mungon më. Na e solli Pëllumb Kulla si personazh të dramës së vet “Shshsht, ule zërin!”, që sapo është vënë në skenë, fillimisht në Fier, e këtë fundjavë në Tiranë, nën regjinë e Leka Bungos, që kish kohë që nuk bëhej i gjallë këtyre anëve (...
(9)
“Ne nuk duam të vijmë në pushtet mbi dhimbjen e njerëzve, por me krenarinë për të bërë gjithçka për të shuar dhimbjen dhe kjo do të fillojë të arrihet kur të hiqet qafe diktatori Berisha”. Kush i ka thënë këto fjalë të zjarrta kundër Berishës? Mos vallë lideri i opozitës, Edi Rama? Jo, janë tirada të Neritan Cekës në qershor ’97, kohë kur ishte president i PAD dhe ngrinte tre gishta nëpër mitingje kundër Berishës. Në atë kohë propaganda e Berishës shpifi dhe e akuzoi Cekën se duke ngritur tre gishtat, kishte importuar në Shqipëri simbolin serb të Milosheviçit. Kanë kaluar thuajse 16 vjet dhe tabloja është përmbysur. Sot shohim Neritan Cekën që është bërë ambasador i diktatorit Berisha dhe që nga Roma shkruan letra të hapura kundër liderit të opozitës, Edi Rama, ku e akuzon se është treguar një diktator tepër i egër, sepse paska cekur veshin e djalit të tij, diplomat në Vjenë. Dhe thuaj pastaj që Shqipëria nuk po ndryshon! *** Lexoj letrën e hapur të Neritan Cekës ku ai konstaton se...
(8)
Nesër në Vjenë do të përkujtohen të shtatat e ditës kur i gjati i shkuli veshin veshgjatit, ose, siç u quajt ndryshe, në mënyrë më diplomatike, “incidenti i Vjenës”, i krahasueshëm vetëm me incidentin e Kanalit të Korfuzit, por me një ndryshim: nëse në rastin e parë, komunistët shqiptarë minuan Kanalin e Korfuzit, në të dytin një “komunist“ shqiptar, në mes të Vjenës i plasi minën në kanalin e veshit, mbarë kombit. Por, ajo që unë dua të analizoj në këtë shkrim, një reflektim i imi mbi “ngjarjen”, nuk është skuqja e veshit të kombit dhe dëgjimi i tij i cunguar, por skuqja e veshit të brendshëm të tij, ose më saktë otosklerosa e kombit, si sëmundja më e rrezikshme që kombi ka përjetuar e po përjeton. Ajo që më bëri përshtypje në këtë javë të gjatë e të mbushur me analiza, pyetje, telefonata, etj, nuk ishte përmbajtja, pra, si e qysh, ku e sa ja tërhoqi Rama veshin Cekës. Jo! Këto ishin dytësore për mua. Ajo që më bëri përshtypje e që më hidhëroi, por edhe gëzoi pa masë, ishte ajo që...
(5)
Si të mos mjaftonte ai banalitet i padëgjuar e i pabesuar e aq i shëmtuar, me të cilin Kuvendi i Rruzhdies  ka kohë që gostit shqiptarët e duruar e ka kohë që e ka bërë Shqipërinë gazin e botës, pardje nga ajo sallë e legjislativit shqiptar, e privatizuar nga pushteti që ka privatizuar Shqipërinë dhe e ka nxjerrë në shitje për një euro, u dëgjua dhe gjëmimi i radhës  për ngritjen e një komisioni të ri hetimor të Kuvendit, një komision që mund të quhet “komisioni i veshit”... Çdo mendje normale do të pyeste me habi se ç’i duhet pushtetit aktual ky “komisioni i veshit” në prag të zgjedhjeve politike të 23 qershorit. Aq më tepër do të habitej çdo njeri i zakonshëm me ngutjen për ngritjen e “komisionit të veshit”, në një kohë që pushteti aktual i Tiranës po e shpie vendin në zgjedhjet “më të shkëlqyera në historinë e botës” pa Komision Zgjedhor e madje deklaron faqe tërë botës demokratike se mund t’i bëjë ato “zgjedhje të shkëlqyera” edhe fare pa pjesëmarrjen e opozitës(!) Pse t...
(13)
  “Po ta dish se kush i ka paratë në këtë vend, të ikën truri”. Kjo është një frazë që e kam dëgjuar më shumë se një herë e që nënkupton që paraja në Shqipëri gjendet (në shumicën e rasteve) në xhepa njerëzish që po t’u heqësh paranë, nuk do ishin të denjë as për të ndenjur ngjitur me ta në autobuz. Të pagdhëndur, të paaftë, të pashkolluar, njerëz që në shumicën e rasteve janë aty ku janë falë rastësisë, dhunës, shkeljes së ligjit (shpesh dhe me dhunë), trafiqeve, evazionit fiskal, grabitjes së biznesit të dikujt, shitjes së vizave, gjobëvënieve, etj. Shkurt, njerëz që nuk kanë treguar as aftësi e profesionale, as zgjuarësi individuale e as cilësi sipërmarrëse, për të fituar atë pasuri që kanë (duke mos quajtur aftësi shkeljen e ligjit). Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe. Madje, fjala e parë që të shkon ndër mend është “bravo u qoftë”, një frazë që tregon sa pafuqinë për të bërë të njëjtën gjë si ata, aq edhe mirëkuptimin që në jetë ka rëndësi mbijetesa. Dhe ata, ia kanë dalë...
(5)
  Edhe çfarë koncesionesh duhet të bëjë Kosova, në mënyrë që Serbia ta njohë si të pavarur? Çfarë duhet të paguajmë më shumë, që të zbutet dhe të pranojë se ky shtet ekziston? Pa e njohur shtetin e Kosovës, pa kërkuar falje për krimet e kryera, madje pa shprehur as më të voglën keqardhje, Serbia ia doli të fitojë një marrëveshje të mirë për rregullimin e brendshëm të Kosovës, rsepektivisht akomodimin e disa dhjetëra mijëra serbëve të Veriut në atë mënyrë, sa që mund t’ua ketë zili secila popullatë pakicë e ngjashme kudo në botë. Serbisë kryeneçe jo që nuk iu vu kusht njohja e Kosovës shtet, por iu bë e qartë se kjo gjë as që po i kërkohej. Në këtë mënyrë, ajo u trimërua në sabotimin e mëtejmë jo vetëm të pavarësisë së Kosovës, por edhe të ekzistencës së Kosovës shtet. Në këtë mënyrë, u lëshua edhe një rast për ta kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Deri në rastin tjetër, kushedi çfarë koncesionesh të tjera duhet bërë. Ata që...
(3)
  Pavarsisht nga vonesat që mund të sjellë ngërçi i KQZ-së, një ditë zgjedhjet do të zhvillohen. Dhe kur gara të fillojë, dy koalicionet e mëdha do të futen në të pas një barazimi 70-70, që u regjistrua në KQZ në garën e kaluar të mandateve. Duke pasur parasysh kete rezultat zyrtar, secili koalicion do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra. Siç kam analizuar në një shkrim të mëparshëm (http://respublica.al/opinion/2013/04/27/berati-vs-fieri ), në dy qarqe, Berat dhe Fier, gara për mandatin e fundit të qarkut (të 8-in në Berat e të 16-in në Fier) u mbyll me fotofinish për një grusht votash. Dhe në këto qarqe, beteja do të jetë më se e ashpër (për të mos përdorur ndonjë epitet më të fortë). Qarku tjetër ku koalicioni opozitar ishte më afër marrjes së një mandati ekstra është Elbasani, ku opozitës i duheshin vetëm 674 vota për të marrë...