Data sot është 25-01-2015, ora 17:08
Share |

Opinion

Mustafa Nano
January 25, 2015 12:51 PM
Besimtarët e krishterë e myslimanë, që të gjithë, janë të bindur që Zoti ekziston e që ai është një i vetëm, i plotfuqishëm, krijuesi i tokës dhe i qiejve, krijuesi dhe i njeriut; janë të bindur më tej që Zoti u ka dhënë audiencë private fare pak njerëzve, mes të cilëve edhe Jezu Krishtit e Muhametit, ka folur gjatë e shtruar me këta të fundit, më saktë u ka dhënë porosi apo urdhërime, u ka dhënë dhe misionin që këto porosi apo urdhërime t’i shpalleshin njerëzimit si fjalë e Zotit, dhe mbi këtë...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
January 24, 2015 08:36 PM
Shprehjet “Në çdo tre shqiptarë ka një spiun të Sigurimit” dhe “Kujdes, se edhe muret kanë veshë” m’i thonte pothuaj çdo ditë im atë, deri sa vdiq. Dhe kishte arsye të fortë për të m’i thënë ato fjalë – kishte vuajtur në burgun famëkeq të Burrelit falë një spiunimi dhe, më pas, të një përgjimi nga famëkeqi Sigurim i Shtetit. M’u kujtuan këto shprehje kur fillova të kryej një sondazh për Ministrinë e Kulturës, e cila sot promovoi fillimin e punës...
Komentuar 6 herë
Skënder Minxhozi
January 24, 2015 11:37 AM
Lulzim Basha e mori kthesën. Duke zgjedhur të flasë nga Brukseli (aty ku politikanët shqiptarë janë tradicionalisht më pak delirantë dhe kokëfortë), ai pranoi atë që prej muajsh vazhdonte ta mohonte me këmbëngulje: pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Përkundër obstruksionit njëvjeçar ndaj reformës administrative-territoriale, përkundër kërcënimeve të të gjitha formave për sabotim të saj përmes referendumeve të sforcuara, përkundër paralajmërimeve për mospjesëmarrje në votime, dje...
Komentuar 1 herë
Isuf Kalo
January 23, 2015 12:26 PM
E keni dëgjuar shprehjen “të jam bërë teslim”? Unë e kam dëgjuar së pari në fëmijëri nga nëna ime e ndjerë. Ajo e përdorte kur donte të më siguronte për përkushtimin absolut të saj në shërbim të më të mirës sime. “Teslimi” si akt abnegacioni i heqjes dorë nga vetja për ta vënë atë vullnetarisht në shërbim të njerëzve ose kauzës që adhuron, përbën pa dyshim një akt sublim prekës. Prandaj nënat janë të pakonkurrueshme në dashurinë që ofrojnë. Teslimi si obligim etik...
Komentuar 0 herë
January 23, 2015 12:03 PM
ANILA KILA Zgjedhjet e reja në Greqi e lanë edhe njëherë pezull miratimin e ligjit për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve. Paraqitja e projektligjit në Parlament muajin e kaluar ishte pritur nga të gjithë si një lajm i mirë dhe ishte i tillë, pasi është e drejta e këtyre fëmijëve të jetojnë të ligjshëm në vendin ku kanë lindur dhe janë rritur dhe të kenë të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi, si p.sh. të kenë të drejtën e punësimit në institucionet publike,...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
January 22, 2015 09:59 PM
Kur dikush në Shqipëri mbush serbatorin e makinës së tij me naftë Diesel në një pikë karburanti me çmim mesatar, paguan sot rreth 160 lekë për litër. Ndërsa në Mal të Zi, për një litër, do të paguante të barazvlefshmin e 140 lekëshit. Vlen të bëhet krahasimi me Malin e Zi, jo thjesht pse është vend fqinj, ku hyjnë e dalin shpesh shqiptarët, por sepse kemi me këtë vend porte të ngjashme detare afër njëri-tjetrit, të ardhura mesatare për frymë të ngjashme dhe kulturë të ngjashme biznesi. Dhe...
Komentuar 5 herë
Arbër Zaimi
January 22, 2015 11:41 AM
Ngjarja në Paris, atentati në zyrat e Sharlí Ebdósë, e pruri vëmendjen e mbarë Perëndimit, përfshi këtu edhe tonën, te një temë përnjëmend kyçe për zhvillimin demokratik të shoqërisë, siç është liria e fjalës dhe ajo e shtypit. Mëkat që një rast kaq i mirë për të çelur një diskutim të gjerë e të hapur shoqëror mbi këto tema, mbi cilësitë e shtrirjen e këtyre lirive te ne, nuk u shfrytëzua. E vetmja pyetje që u shtrua, anembanë sferës mediatike shqiptare ishte se “a jemi për lirinë e...
Komentuar 1 herë
Ilir Metaj
January 21, 2015 11:27 AM
Hyjnë shpenguar, qeshin, ngacmohen, pengohen tek karriget, një bërryl ngjeshet padashur në ijen e tjetrit. Po nuk ka problem. Është mes miqsh. Një buzëqeshje e madhe i drejtohet gjithkujt majtas-djathtas, edhe pse jo domosdoshmërisht njihen të gjithë. Por janë sikur njihen të gjithë. Sepse të gjithë i ka mbledhur aty përmes udhëtimesh, shpesh disa orëshe, thjesht një mik. Një mik i vjetër, një mik në pension, pa asnjë portofol, pa asnjë dhëndër në pushtet, pa asnjë influencë diku, dikur, diçka...
Komentuar 1 herë
Alqi Koçiko
January 20, 2015 05:49 PM
Po, ky është raporti “i forcave” në parlamentin që rinisi punimet për sesionin e ri dje, duke i mundësuar me duart lart për votën pro, dy komisione hetimore opozitës PD. Katër funerale dhe një shpullë. Së pari të sqarojmë shpullën. Është fjala për kërkesën akute e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e parlamentit, të miratuar me mazhoranca si koncesion që opozita të thyejë bojkotin. Një bojkot që nisi pasi dy deputetë gjaknxehtë të “së majtës” goditën me shpullë një...
Komentuar 0 herë
Mentor Kikia
January 20, 2015 10:28 AM
Mesa duket, atentati ndaj gazetarëve të revistës satirike “Charlie Hebdo” nuk do të mbetet një në radhën e veprave të terroristëve, apo ekstremistëve që vrasin e presin në emër të fesë. Në fakt, pati zëra që kritikuan Europën, e cila u vu në rresht në bulevardin e Parisit për 17 të vrarë dhe as që ka denjuar të numërojë se sa njerëz e fise shfarosen në ditë nga barbarët e “Boko Haram” në Nigeri apo vende të tjera të Afrikës, apo sa njerëz kryqëzohen si në epokën e...
Komentuar 0 herë
Muhamed B. Sytari
January 19, 2015 01:40 PM
Trysnia e ditëve të fundit ndaj Islamit dhe myslimanëve, e dëshmuar pas ngjarjes së rëndë të Parisit, të cilën, natyrshëm e kemi dënuar, duke dënuar njëkohësisht mosrespektimin e jetës dhe mosvlerësimin e të drejtës së shfrytëzimit të saj për të krijuar e për të shprehur, qoftë edhe në mënyrë të gabuar mendimin dhe idenë, na ka shtyrë edhe më shumë të mendojmë e të reflektojmë rreth vlerave të lirisë, fesë dhe harmonisë së besimit dhe të dijes. Gjatë këtyre ditëve, ne si myslimanë jemi lënduar...
Komentuar 20 herë
Andrea Stefani
January 19, 2015 11:21 AM
Jo vetëm vrasja e gazetarëve të revistës “Charlie Hebdo”, por edhe debati që po vijon tregon sesa të vështirë e kanë një pjesë e njerëzve të rrokin mendësinë e lirisë. Deri edhe Papa Françesku u dorëzua dhe deklaroi se kur vjen puna te besimi fetar, liria e fjalës ka limitet e veta. Edhe liri edhe e kufizuar?! Kundërthënia në përkufizim është evidente. Është njësoj si të thuash: Mëkati ka virtytin e vet! Por, qenka e vështirë për t’u kuptuar se liria ose është ose nuk është...
Komentuar 1 herë
Fatos Tarifa
January 18, 2015 02:09 PM
Në vjeshtën e vitit 2010,kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se në vendin e saj, ideja se vendasit dhe emigrantë me prejardhje të ndryshme mund të jetonin të lumtur “krah për krah njëri-tjetrit” nuk ka funksionuar dhe se përpjekjet e Gjermanisë për të krijuar një shoqëri multikulturore kanë “dështuar tërësisht”. Disa muaj më vonë, në shkurt të vitit 2011, kryeministri britanik, David Cameron, në një konferencë për çështje të sigurisë në Munih, deklaroi se: “Multikulturalizmi në Britani...
Komentuar 2 herë
Mustafa Nano
January 17, 2015 10:48 PM
Dikush që kish ndjekur programin Top Story të së enjtes së fundit, mbante mend që unë, si i ftuar atje, të kisha folur për “harmoninë ndërfetare” në Shqipëri, dhe kjo binte ndesh, kështu më tha ai, me emrin që unë i kisha vënë së njëjtës dukuri në librin tim “Pax Albanica”. Në fakt, në libër unë e kam shmangur përdorimin e termit “harmoni ndërfetare”, dhe kjo nuk është një gjë e rastit. Kam folur gjithë kohën për “tolerancë e bashkëjetesë”, ngaqë...
Komentuar 2 herë
Filip Guraziu
January 17, 2015 04:58 PM
Në fëmijëri, vizita në Kështjellën Rozafa ngjallte kuriozitet të pamasë, jo vetëm për faktin se aty përjetohej me emocione të veçanta lufta epike e shkodranëve dhe e venecianëve  kundër hordhive turke, por sidomos që përjetohej si në asnjë vënd tjetër sakrifica sublime e Rozafës, “qumështi i të cilës vazhdon të rrjedhë ende sot në muret mijravjeçare të kështjellës….” Pavarsisht se si dhe çka tregon legjenda, morali përfundimtar që mësonim ishte konstruktiv; asgjë nuk...
Komentuar 0 herë
Atena Bishka
January 17, 2015 12:03 PM
Masakrat e pashembullta që ndodhën në Paris këtë muaj janë përsiatur prej një sërë pikëvështrimesh, sikurse janë ato të terrorizmit, fundamentalizmit fetar, hendeqeve klasore, dasive fetare e kulturore, diskriminimit dhe margjinalizimit të grupeve shoqërore, dështimit të strategjive dhe politikave multikulturore, çështjeve të koklavitura të imigracionit, erozionit të mirëbesimit ndaj qeverive dhe mungesës sëndër-veprimit konstruktiv midis shtresave shoqërore, etj. Të gjitha këto rrafshe...
Komentuar 2 herë
Alqi Koçiko
January 16, 2015 10:44 PM
Pati efektin e një surprize lajmi se komediani dhe prezantuesi i njohur italian Ezio Greggio mori nënshtetësinë shqiptare së fundi, përmes një dekreti të Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Për banorët e një vendi të rritur dhe “ushqyer” me televizionin italian, Greggio është një emër që të imponon jo vetëm të qeshura të shëndetshme, por edhe respekt: Aq më tepër pastaj, kur fytyra e përgjithmonshme e emisionit “Striscia la notizia” në Canale 5, prezantues...
Komentuar 1 herë
Halil Matoshi
January 16, 2015 04:17 PM
Kur Samuel Hungtinton shkroi librin “Përplasja e qytetërimeve” shumëkush e kritikoi atë si paranojak që po i jepte botës një profeci të së keqes. Mirëpo pas 11 shtatorit 2009 të gjithë iu rikthyen veprës së tij. Përplasja u bë çështje globale, ngase terrorizmi i frymëzuar nga “Al-Qaeda” u cilësua si global. Përplasja e qytetërimeve në thelb ndodh për shkak të fanatizmit nacionalist qoftë dhe në formën më të butë të tij si patriotizëm, që kulturat e tyre i shohin si fondamente - të krijuara prej...
Komentuar 1 herë
Ndue Dedaj
January 16, 2015 12:27 PM
  Skaneri ynë politik paraqitet me dritëhijet e veta, ku e ku dhe me njolla të murrme. Marrëdhënia e shqiptarëve me politikën jo rrallë ka qenë laramane dhe e dyshimtë: më shumë marrëdhënie ideologjike, utilitare (përfituese), klanore dhe më pak për shkak të idealeve. Në të kaluarën moniste, njerëzit hynin në parti për të qenë më pranë “rezës së visë”, siç thoshin. Si mund të përqafohej ideali marksist në fshatrat e malësive shqiptare me shumicën e banorëve analfabetë apo në...
Komentuar 0 herë
Koloreto Cukali
January 16, 2015 12:22 AM
Parada e Kryeministrit me 4 kryetarë OJF-sh (sepse në të vërtetë, komunitetet fetare njihen si OJF nga shteti e funksionojnë si të tilla) ditët e fundit ka marrë një ngjyrim të fortë mavi: A ishte hipokrizi parada kur “Ky Kryeministër” është armik i shtypit të lirë? Pyetja është e drejtë, por është e padrejtë. Është e drejtë sepse posti i Kryeministrit është burimi i pushtetit më eklipsues në vendin tonë, sepse luan shumë fije të tjera pushtetesh që në një vend normal nuk do të...
Komentuar 2 herë
Eleni Laperi
January 15, 2015 10:29 AM
Frika si mjet propagande e përdorur sot gjërësisht në botë, e përdorur pa kursim edhe te ne, më ka rënë në sy pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, po m’u rikthye në vëmëndje nga ngjarja e Parisit, nga vrasjet në redaksinë e Charlie Hebdo. Para se të shkruaj për atë që është tema thelbësore e këtij shkrimi, duhet të shkruaj diçka për ngjyrat, sepse shkrimi im lidhet me përdorimin e një ngjyre. Në kultura të ndryshme ngjyrat shprehin simbolika të ndryshme. Përdorimi konvencional i...
Komentuar 0 herë
Tahar Ben Jelloun
January 14, 2015 06:02 PM
Paris – Të premten, pas faljes në Xhaminë e Madhe këtu, besimtarët u shfaqën duke mbajtur banera ku shkruhej, me në sfond flamurin francez, “Touche pas à mon pays,” pra “Mos ma prekni vendin tim” — duke i bërë jehonë sloganit të shoqatës franceze të anti-diskriminimit SOS Racisme: “Touche pas à mon pote,” pra “Mos më prek me dorë.” Parulla të tjera theksonin se terroristët që vranë gazetarët te “Charlie Hebdo” dhe klientët e një supermarketi kosher javën e kaluar, nuk ishin myslimanë të vërtetë...
Komentuar 0 herë
Kico Blushi
January 14, 2015 11:53 AM
Afërmendsh, përveç faktit që këto dy thënie u shqiptuan në të njëjtën kohë, e para duke pushtuar e mbushulluar mbarë botën, ndërsa e dyta. vetëm Shqipërinë, duket sikur nuk kanë ndonjë lidhje të ndërsjellë kuptimore mes vedi. Megjithatë, nuk jam fort i sigurt nëse në rrjedhat e mbassodit të politikës shqiptare, surpriza e tre lapsave me ngjyrën e flamurit francez në xhepin e vogël, i të katër klerikëve tanë në Paris, në mjedisin tonë politik, n’daç edhe atë fetar e shoqëror do të kenë më tepër...
Komentuar 0 herë
Filip Guraziu
January 13, 2015 10:41 PM
Shqipëria para pushtimit fashist dhe sundimit komunist, me të vertetë ishte e varfër dhe me marëdhënie shoqërore pak të zhvilluara, por ishte një vënd ku parimet bazë të moralit pozitiv   mbizotëronin jetën e vëndit; Pikërisht në momentin në të cilin bota përparimtare shkatërroi bishën fashiste, një kulsheder nga lindja ju vërsul Shqipërisë. Ngjyrën e kishte të kuqe dhe me gjak  njollosi tokën arbërore. Me demagogji, por edhe  me dhunë çoroditi mendjet naive të njerëzve të...
Komentuar 1 herë
Andrea Stefani
January 13, 2015 02:44 PM
Unë jam ateist. Dhe prandaj nuk jam ndier fare mirë kur në librin “Mbi tolerimin” të filozofit të shquar, Xhon Lok, lexova, kohë më parë, këtë frazë: “…ata që nuk duhen toleruar fare janë mohuesit e ekzistencës së Zotit”. Është një frazë që më ka bërë të ndihem i kërcënuar nga gjithkush që te mungesa e besimit tim fetar, mund të shihte një rrezik për besimin e tij fetar dhe prandaj, nuk duhet kurrsesi të më tolerojnë. Po ç’do të thotë të mos tolerosh dikë që...
Komentuar 1 herë
Koloreto Cukali
January 12, 2015 07:58 PM
Kameramani i një TV shumë të njohur fliste me superlativa për vrasësit e “Charlie Hebdo”-së. Për të, “shumë mirë ua kanë bërë. Vetë u kruajtën”. Ky, ka mbi 10 vite që punon në TV. Të njëjtën frymë kishte edhe një montazhier, i njohuri im në një TV tjetër. Një mike që punon në Kosovë po më fliste për sentimentin e lartë pro-vrasjeve në shtetin e çliruar nga “kaurrët”. Nuk dua të rreshtoj më gjatë me raste të jetuara apo të treguara të mbështetjes së hapur apo...
Komentuar 5 herë
Ben Blushi
January 12, 2015 01:31 PM
Një vit më parë në këtë kohë, isha duke shkruar një libër për pesimizmin dhe pasojat e tij mpirëse në shoqërinë tonë. Megjithëse do doja të isha gabim, koha nuk ka provuar ende se kam qenë duke parë gishtin. E kisha parë hënën, pavarësisht se s’mund t’i numëroja të gjitha retë që e rrethonin. Evropa mbetet një kontinent pesimist, Mesdheu është një liqen i ndotur nga të gjitha mbetjet e shekullit të kaluar, nga papunësia dhe rebelimi politik si në Greqi, nga terrorizmi akut si në Francë, nga...
Komentuar 2 herë
Alfred Lela
January 12, 2015 11:08 AM
Një nga soundbite-st e preferuara të medias prodhuar nga verbi gjithmonë larysh e përherë e më diarreik i kryeministrit Edi Rama ishte fraza e fillimit fare ‘nuk keni parë asgjë akoma’. Përbënte kulmin e një debati parlamentar kur opozita largohej dhe Rama lëshonte predhën e shkujdesjes së tij mitike kundër ikanakëve. Nëse debati mund të vazhdojë rreth asaj se, a kishte ndërmend dhunën kryeministri apo po fliste simbolikisht, nuk mund të anashkalosh faktet se opozita është gjendur...
Komentuar 6 herë
Felix Steiner
January 11, 2015 02:46 PM
Koha për të bërë një pohim: Unë jam i krishterë katolik. Jam me dëshirë i tillë. Besimi më jep forcë dhe ndjenjën pozitive se jam më shumë se thjesht një trill i natyrës, më shumë se një rastësi biologjike dhe nuk kam ardhur nga hiçi dhe nuk do të përfundoj në hiç. Unë jam shembëlltyra e zotit, të cilin hebrenjtë e quajnë Jahve dhe myslimanët Allah. Kjo ndodhet tek gjeneza, e shenjtë si për hebrenjtë ashtu edhe për të krishterët. Unë kam - si gjithë të tjerët - dinjitet. Një dinjitet që është i...
Komentuar 0 herë
Mustafa Nano
January 10, 2015 04:06 PM
Kush ka mundur, apo dashur, të ndjekë reagimet në botën islame e arabe ndaj masakrës së kryer në redaksinë e së përjavshmes satirike franceze ‘Charlie Hebdo’, me siguri që ka mundur të dallojë se të shumtat e këtyre reagimeve në shtyp e në botën e web-it, në rastin më të mirë, përshkohen nga ideja se “terroristët kanë gabuar, por edhe gazetarët e revistës satirike e kanë bërë baltë, për të mos thënë që e kanë merituar ndëshkimin”. Të kuptohemi, atyre anëve ka pasur sa të duash edhe njerëz që s’...
Komentuar 21 herë
Andrea Stefani
January 10, 2015 11:44 AM
Deklarimi i ministrit Erion Veliaj mbi një gropë të madhe financiare që është krijuar në sistemin e pensioneve si rrjedhojë e mosderdhjes nga institucione shtetërore dhe kompani private të fondeve dedikuar për pensionet e punonjësve të tyre, është një nga skandalet më të rënda që tregon se mendësia e antishtetit ka depërtuar deri në palcë të vetë shtetit. Në fakt, është një grabitje e vërtetë që u është bërë mijëra punonjësve nga vetë ajo administratë që presupozohet se duhet të mbronte...
Komentuar 4 herë
Eduard Zaloshnja
January 9, 2015 03:21 PM
Sot INSTAT-i publikoi vlerësimin statistikor për rritjen e ekonomisë shqiptare në tremujorin e tretë të vitit 2014 (korrik-shtator). Sipas INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit në vëllim 3.30% në tremujorin e tretë, krahasuar me vitin e kaluar. Në pamje të parë, kjo shifër duket sikur e zbukuron realitetin, duke patur parasysh se në tremujorin paraardhës u regjistrua një tkurrje e PBB-së prej 0.61%, krahasuar me vitin e kaluar. A mos ekonomia i ndezi shumë fort motorat në...
Komentuar 0 herë
Niko Kirka*
January 9, 2015 10:39 AM
Ishte mbasdite dhe unë isha duke bërë detyrat e shkollës, kur dëgjova si  një jehonë të largët të kënduar nga shumë zëra, të mirënjohurën këngë “Eja mblidhuni këtu!” Vura në kokë kasketën me simbolet e Liceut tonë dhe shiritin kuqezi dhe vrapova jashtë, drejt rrugës që nga vinte zhurma. Më dolli para një turmë studentësh që mbanin në ballë flamurin tonë dhe këndonin këngë patriotike.  Sa më pa kasketën në kokë, njëri prej tyre më thirri të futesha midis tyre. Kështu unë...
Komentuar 6 herë
Koloreto Cukali
January 9, 2015 12:34 AM
Atentati që ndodhi në mes të Parisit i ka të gjitha gjasat që të ndodhë dhe në Tiranë. Madje, dhe shumë më i rëndë. Arsyeja e vetme pse nuk ndodh është që tek ne ka një hipokrizi shtetërtore e mediatike ku askush nuk ka në plan të diskutojë problemet e islamit radikal, e aq më keq, të islamit politik. Një zonjë doli në Kosovë kundër shamive dhe e linçuan në rrjetet sociale ata struktura e mendimit të të cilëve nuk ndryshon shumë nga ajo e atyre burrave me maska që ekzekutuan një njeri të...
Komentuar 7 herë