Berisha ky sundimtar me bisht, Mehdiu një kriminel që do të jetë sërish në Parlament, dhe një “mik” nga ana e anës: Ramsfeld përbëjnë një trinom të ri, farë e hedhur vite më parë por që rimbiu para disa ditëve, me një dekoratë të varur, ajo e shqitura nga qafa e të vrarëve dhe përzhiturve.
Barazimi shkon me një Gërdec tragjik si fytyrë e Shqipërisë së mbetur ulok.
Tri kufiza njerëzore të lidhura njëra me tjetrën, në shtrat të pseudodemokracisë së sotme që sollën një truall të përndezur.
Nuk i rrihet dhe nuk i rrihet dot Shqipërisë, pa krijesa të së Keqes që i mbërthehen asaj, në këtë vijim krize që përgatit “Koncert në fund të Sundimit” me fytyra të krimit këtu në Zululand.
Përse bjenë këto daulle ? Daulle të zgjedhjeve, që sjellin në vallen e #mëndur sëfundi Ramsfeldin që kapërxeu Atlantikun për të marrë dhe për të dhenë shpërblimin tragjik. Për kë është kjo dekoratë ?
Nuk mund të ketë raste të tilla në botën Demokratike ku të sajohen prej dramave të madha komedi të...
Në një shkrim të vjetshëm në respublica.al (http://respublica.al/opinion/2012/6/28/berisha-apo-rama-kryeminister-cil... ), argumentoja se shteti shqiptar, pavarësisht se kush e fiton pushtetin në 23 qershor, do ta ketë të vështirë të bëjë ndërhyrje kundërciklike në ekonomi brenda një horizonti kohor afatmesëm (2-3 vjeçar), sepse do t’i duhet të përballet nga njëra anë me FMN-në, BB-në, OBT-në, BE-në etj., në lidhje me ndërhyrjet fiskale, dhe nga ana tjetër, me shumicën e konsumatorëve shqiptarë dhe kreditorët e huaj, në lidhje me ndërhyrjet monetare. Një alarm rreth rreziqeve afatmesme për ekonominë shqiptare e dha së fundi edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili paralajmëroi se “rreziqet kryesore që kërcënojnë stabilitetin ekonomik të vendit lidhen me rritjen ekonomike, pasi një sërë sinjalesh që vijnë nga sektori real dhe ai financiar tregojnë që tkurrja e bilanceve të konsumatorit dhe njëkohësisht ngadalësimi i investimeve të përdorura deri tani nga agjentët ekonomikë...
Nuk e di a e keni vënë re që deri edhe në uebsajtet me përmbajtje të fortë politike, shpesh tek këndi ku afishohen lajmet më të klikuara të ditës a të javës, në krye është ndonjë titull i tipit “filan aktore, në formë perfekte trupore”, ose “e dashura e re e Shk... Kristiano Ronaldos”, etj.
Po të donim t’i binim shkurt, mund të thonim se sa më të forta pasionet politike të lundruesve shqiptarë, aq më të mprehura janë edhe shqisat e tyre në lidhje me ngjarjet erotike, ndaj shkojnë bashkë (në qoftëse mund të quhet ngjarje që filan këngëtare paska postuar foto sensuale në FB). Ç’të keqe ka t’ua ekuilibrosh emocionet?
Them t’i biem pak më gjatë. Unë kam frikë se ka një konfuzion të madh (sa më pëlqen fjala mishelë, po kam frikë ta përdor prej policëve të gjuhës) mes qytetarit si “kafshë politike”, represionit seksual që vuajmë prej dekadash, post-komunizmit depresiv që po kalojmë, konsumizmit, shkërmoqjes së intimitetit përmes teknologjisë falas dhe mbi të gjitha mungesës së prioriteteve...
Këto ditë, në gazetën Panorama, Fatos Lubonja iu kthye për herë të tretë idesë se qytetarët duhet të shkojnë në qendrat e votimit, të kryejnë gjithë procedurat sipas ligjit, por t’i heqin votës një kryq pa zgjedhur asnjë nga alternativat. Kjo vërtet do ta bënte votën e tyre të pavlefshme në raport me ligjin zgjedhor, por shumë konstruktive e të frytshme për qytetarin dhe qytetarinë.
Për të vjelë frytet e votës me kryq Lubonja thur dy skenarë. Sipas skenarit optimal, vota me kryq “do të bashkojë, ndoshta fillimisht në hapësirën e internetit, dhe pastaj edhe fizikisht, të gjithë ata që mendojnë se në këtë vend duhet të ndryshojë diçka në mënyrë më thelbësore”. Do të kemi një bashkim të ri politik, një alternativë të re dhe kështu nuk do të jemi të detyruar të zgjedhim mes dy të këqijave.
Por, edhe skenari minimal nuk na lë durthatë si shoqëri: edhe sikur kjo nismë “të mos shndërrohet dot në lëvizje, sa më e madhe të jetë vota e kryqit, aq më shumë ajo mund të ushtrojë presion mbi të...
Shkrimi është i gjatë për një gazetë online ku, për arsye të kuptueshme, parapëlqehen shkrime të shkurtëra. Nga ana tjetër, autori i drejtohet drejtpërdrejtë një lexuesi specifik, të interesuar për një çështje pa interes të gjerë publik. Por ne po e publikojmë ngaqë problemi i ngritur, sidoqë është i natyrës “akademike”, është shumë i rëndësishëm. Kanë shkruar dhe të tjerë për këtë problem, por ky trajtim i Pojanit është më pretencioz e më i dokumentuar.
Redaksia e respublica-s.
Ka mbaruar mandati i rregullt 4-vjeçar për kreun e Akademisë së shkencave (ASh) dhe aty nuk duket ndonjë lëvizje. Gjithsesi, nuk besojmë se bota “tjetër” akademike dhe taksa-paguesit shqiptarë të jenë shumë të interesuar se kush do të jetë kreu i ri. Por, ndërkohë, kushdo ka të drejtën të dijë se ç’ka bërë ASh-ja gjatë kësaj periudhe 4-vjeçare, e cila u premtua se do të ishte “rinovuese” për tërë shkencat shqiptare. A ka qënë ajo vetë realisht e angazhuar me zgjidhje problemesh shkencore dhe a ka mundur...
Oferta e kryeministrit Sali Berisha për t’u rizgjedhur, bazohet në ndërtimin e të parës autostradë në vend. Por mungesa e luftës ndaj korrupsionit dhe dobësitë në zbatimin e ligjit, kanë bërë që shumë vende perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të pyesin nëse Berisha po e çon Shqipërinë në rrugën e gabuar.
Ndërsa shqiptarët po përpiqen që të përcaktojnë se kush duhet të jetë udhëheqësi i tyre i ardhshëm, me zgjedhjet që mbahen këtë muaj, qeveria amerikane- shtylla historike e shenjtë për demokracinë e brishtë shqiptare- si dhe shumë vende perëndimore, janë gjithmonë e më të frustruara me stilin dogmatik të sundimit të Berishës. Por a do i ndikojë mjaftueshëm votuesit kriticizmi ndërkombëtar ndaj Berishës, aq sa ata në këtë mjedis politik të ngarkuar dhe të polarizuar, të largojnë Berishën dhe Partinë e tij Demokratike nga pushteti dhe t’i parandalojnë ata- ashtu siç besojnë shumë- që të manipulojnë rezultatin zgjedhor dhe të dërgojnë vendin në rrugën pa kthim?
Gjatë...
Sistemi zgjedhor shqiptar, i cili është një sistem proporcional rajonal (pra jo kombëtar), lejon mundësinë që një koalicion të ketë epërsi në përqindje kombëtare ndaj koalicionit rival, por jo epërsi në mandate parlamentare. Ilustrimin e kësaj mundësie e ka bërë matematicieni Arsen Zlaticanin me një skenar hipotetik, në një shkrim në respublica.al (http://respublica.al/opinion/2013/06/16/sondazhet-percarja-e-te-djathtes-dhe-shperndarja-e-mandateve). Por realiteti elektoral shqiptar tregon se një rritje fare e vogël e epërsisë që koalicioni i majtë pati në vitin 2009, qoftë edhe vetëm në 4 qarqe, i siguron atij të paktën 73 mandate.
Kështu, në qarkun e Tiranës, partitë që janë sot në koalicionin e majtë (PS, LSI, PSD, etj.) arritën nivelin 51.4% në vitin 2009, duke patur një epërsi prej 2.8% ndaj partive që janë sot në koalicionin e djathtë (PD, PR, LZHK, PDK etj.). Por ndarja e mandateve ishte barazim 16-16.
Sot mjafton që koalicioni i majtë ta rrisë...
Disa vlonjatë më treguan një banderolë të Partisë Demokratike që shkruante ‘Ne jemi ndryshimi. Përpara!’ e që ishte vendosur në dalje te qytetit të Vlorës. Qeshnin sa herë që e shihnin. Banderola lëkundej mbi krye, e kapur me perlon të trashë në dy shtylla ndriçimi kundruall njëra-tjetrës në anë të rrugës. ‘Llahtar fare ësh’ kjo parrulla’ tha njëri prej tyre, ‘thotë Përpara, ndërsa fundi i rrugës të çon te varrezat e qytetit’. ‘Domethënë, ec përpara gjer’në gropë’ ia mbajti një tjetër.
Kalojmë në faqen tjetër. Delvinë, dy qershor 2013, e diel. Kryetari i Partisë Socialiste, ER, u thotë mbështetësve se 5 për qind e shtresës së pasur në Shqipëri zotëron të ardhurat e 95 përqindëshit tjetër. Drejtësia financiare e të ardhurave dhe fitimeve, sipas ER, do vihej në vend fill pas ardhjes në pushtet të së majtës, kur mu pas kurrizit të tij qëndronte Koço Kokëdhima, një nga kokët e 5 përqindëshit kapitalist nouveau riche.
Konceptimi i demokracisë si një proces që lidhet vetëm me zgjedhjet...
Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi të tendosur, dhe fillimisht mendova se do kish ndodhur diçka në zonën e televizioneve. Disa metra më tutje, tek një kthesë e lehtë, para se të marrësh andej nga është Klani e Ora News-i, ishin nja dy policë të tjerë, dhe te dera e televizionit të Frangajt kish akoma policë të tjerë, të cilëve duhet t’u shtojmë dhe dy-tre roje të veshur me uniformë që rrinë atje për çdo rast. Nuk m’u desh shumë të ftillohesha, se kjo ishte nata e Berishës te Çani.
Ky i fundit kish kohë që ia kish bërë ftesën, por Berisha ia kish refuzuar. Çani ka bërë gjithë kohën sikur nuk e kuptonte këtë refuzim, por kam përshtypjen se vetmevete duhet ta ketë shpjeguar ashtu si e kam shpjeguar dhe unë, d.m.th. Berisha nuk do ndihej mirë në studion e pabesë e të shthurur të Çanit ku, ok, dakord, kanë shkelur të gjithë njerëzit qibarë e të mençur të vendit (me pak përjashtime...
“Tapitë do t’ua sjellim në shtëpi atyre që kanë aplikuar për legalizim” - Lulzim Basha, në një takim me ata që do të votojnë (Gazeta Shqip, dt. 15 qershor)
Miku im është një avokat kokëkrisur, orator fjalaman, nga ata të pandalshmit, që ngjasin me lumenjtë që pas shirave, vijnë të mbushur buzë më buzë. Ai e ka mahnitur botën e miqve dhe të armiqve me sipërmarrjet e tij ngadhnjyese në mejdanet e sallave gjyqësore. Po unë nuk do të tregoj për to. Kohët e fundit ai ka patur ca porosi speciale dhe me orë të pjesshme, po merr përsipër ca punë për qeverinë dhe për komisionin e ligjeve.
Megjithë orën e vonë zyra e tij kishte dritë dhe unë u ngjita tek ai. Më tregoi se po punonte mbi një projektligj dhe me sy që i ndrisnin nga kënaqësia e habisë që priste të më shkaktonte, më zgjati punën e tij ende të pambaruar.
Në këtë orë të vonë edhe në zyrën e një juristi do të gjeja përsëri motivet e fushatës marramendëse që mbyllet javën që vjen. Detyrën e madhe të punësimit të shqiptarëve,...
Gati 23 vjet më parë kur u krijua Shoqata Çamëria dhe gazeta Çamëria, vatra jonë. Ne një grup profesorësh dhe intelektualësh jo çam u gjendëm me dëshirë në krah të mikut dhe profesorit të paharruar Abaz Dojaka. Sot, mbas 23 vjetësh, unë, në emër dhe të shumë prej atyre, ndodhem këtu për të mbështetur Amos Dojakën, kandidati për deputet i AP në Qarkun e Vlorës.Por ne jemi këtu për të mbështetur edhe të gjithë atë grup të mrekullueshëm që është në drejtim dhe që do të përfaqësohet në kuvendin e ardhshëm me Zhanetën në Durrës, Nimetin në Fier, Erionin në Elbasan, Arjanin në Tiranë, e plot të tjerë. Të gjithë këta emra që ju i njihni shumë mirë janë çamë të shkëlqyer, janë shqiptarë të shkëlqyer, shqiptarë europian të shkëlqyer.Të gjithë këta drejtojnë sot kompani, sektorë të rëndësishëm në industri, në manifaturi, në bujqësi, në shëndetësi, në drejtësi etj. Të gjithë këta kanë ndërtuar marrëdhënie me vende të tjera ku eksportojnë produktet e tyre, si në: Itali, Francë, Gjermani, Spanjë,...
Sondazhet e zhvilluara nga instituti Piepoli dhe IPR marketing i japin një avantazh prej rreth 7%-8% koalicionit të majtë në raport me koalicionin e djathtë. Në këtë avantazh solid, ndikim deçiziv ka roli i FRD që konkuron më vehte, pra përçarja e bllokut të partive të djathta. Kjo tendencë (n.q se konfirmohet) i jep një garanci të majtës për rotacion. Shtrohet pyetja sa absolute është kjo garanci.
Së pari, sondazhet kanë një marzh gabimi dhe diferenca (prej 7%-8%) mund të luhatet deri diku. Së dyti, koalicioni i djathtë është në ...
Meselja me Carin e SulltaninNë Drenicë, tregohet një mesele se kur janë takuar Cari e Sulltani e kane diskutuar se çfarë kryen më shumë punë në politikë “e lemja” (talenti) apo “e blemja” (shkolla, trajnimi)?. Cari na paskësh thënë se është “e blemja” kurse Sulltani na paskësh thënë se ështe “e lemja”.Cari për të argumentuar pohimin e vet na paskësh urdhëruar majmunin e trajnuar që t’ju sherbejë me kafe. Sulltani duke ditur dobësinë e majmunit paskësh nxjerrë nga kutia një miush dhe majmuni paska hedhur për toke tabakanë me kafetë e Carit dhe Sulltanit dhe na qenka sulur pas miushit.Ahmet Zogu dhe kushëriri i tij Hashim ThaçiKështu edhe mund të shpjegohet suksesi i Kryeministrit Thaçi për t’i vënë në kurthë rivalët e vet politikë. Madje, mund të thuhet se atij më shumë i rregullojnë punë rivalët e vet se sa bashkëpartiakët e tij.Për këtë dhunti ishte shquar një kushëri i largët i Hashim Thaçit, Ahmet Zogu, i cili duke përdorur po këto shkathtësi arriti të bëhet mbret i Shqipërisë.Jo...
Pasi Ilir Meta u largua nga PS-ja dhe krijoi LSI-në, Fatos Nano, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë, deklaroi me arrogancë se partia e Metës do të ishte “vetëm një pikë uji në oqeanin e madh socialist”. Por një vit më vonë, në zgjedhjet parlamentare, “pika e ujit” LSI rezultoi të ishte një liqen – fitoi të paktën 8.4% të votës popullore – duke u bërë kështu faktori kryesor i dërgimit të Fatos Nanos në pension politik. I ngjashëm ishte edhe reagimi i Berishës dhe njerzve pranë tij kur u krijua FRD-ja. Ata e injoruan atë si një parti që nuk do të merrte vota nga elektorati i djathtë. Por sondazhet e publikuara deri më sot, i Institutit Piepoli dhe i IPR Marketing-ut (përkatësisht në Vizion Plus dhe Ora News), tregojnë se rënia e kuotave të koalicionit të djathtë në krahasim me 2009-ën shpiegohet kryesisht me rrjedhjen e votave drejt FRD-së. Dhe kjo është e vërtetë si në rang kombëtar edhe në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tiranë e Fier. Kështu, partitë që sot janë në koalicionin e...
Mbrëmë për apolitikët nuk ka patur alternativë. Në orën e pikut të shikueshmërisë televizive në atë që njihet në anglisht si prime-time, të gjitha stacionet televizive, që nga kombëtaret e deri te lokalet, nga të vjetrat e deri te të sapohapurit, i shërbenin shikuesit një menu të mbushur vetëm me…politikë. Opinioni i Fevziut kish kreun socialist Rama dhe shpurën e tij të programit; Top Story i Ballës, me rrugët dhe eksponentë të dy krahëve që mbronin tezat e tyre; Zheji me 360 gradë, gjithashtu me një brerje politike ‘rotacion apo vazhdimësi’. Për të vazhduar me Ilva Taren dhe një panel analistësh, që gjithashtu kapej fort pas asaj se ç’do të ndodhë më 23 qershor. Mira Kazhani te A1 Report ‘hahej’ me ‘të mëdhenjtë’ me një të ftuar kontroversial si ish-ambasadori amerikan Withers.
Në të njëjtën shtjellë, edhe emisione të tjera më pak të njohura apo me panele më pak të zëshme i kishin zënë pritë ndërrimit të kanaleve, duke e bërë telekomandën të pafuqishme para dëshirës për të parë të...
T’i sqarojmë gjërat. Prokurorët e EULEX-it, si edhe të gjithë prokurorët e tjerë të Kosovës, nuk i ndjekin rastet duke u bazuar në politikë. Ata i ndjekin rastet duke u bazuar në dëshmi. Nganjëherë kjo është e mjaftueshme për t’i bindur gjyqtarët për fajësinë e një të pandehuri të caktuar; nganjëherë nuk është. Megjithatë, deri sa të shpallet aktgjykimi nga gjykata gjithmonë qëndron supozimi i pafajësisë.
T’i themi gjërat troç. Pjesa më e madhe e të dyshuarve për krime lufte të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës janë serbë të Kosovës, ose shtetas serbë. Por ata nuk janë më në Kosovë. Gjyqësori i Kosovës (përfshirë EULEX-in) mund të kryejë hetime kundër kryesve të pretenduar të krimeve, por ka juridiksion vetëm në Kosovë. Ne të gjithë veprojmë sipas ligjit të Kosovës, dhe ligji i Kosovës thotë që askush nuk mund të gjykohet në mungesë. Nëse kryesit e pretenduar të krimeve janë jashtë vendit, nuk mund të bëjmë shumë, vetëm mundemi t’i ndajmë informatat të cilat i kemi me...
Kur Kryeministri Sali Berisha na doli në televizor me një fytyrë të pastruar nga rrudhat a thua se qe manekin dhe në një reklamë elektorale na vrëngëlliu një revistë ku shkruhej “programi i punësimit”, mendova se qe një shaka. Nuk besoj se PD-së i ka mbetur ndonjë gjë për të na thënë për punësimin, pasi mohoi energjikisht për vite me radhë faktin që Shqipëria e ka një problem të tillë. Mendova se Berisha duhej të kishte përgatitur ndonjë karton kot me ngjyra sa për të thënë se e kam një “program”.
Pastaj e pashë që PD e ka me të vërtetë një dokument të tillë, ose një paçavure, me thënë më saktë.
PD përgjatë tetë viteve të fundit dhe LSI përgjatë katër viteve të fundit e kanë lënë sakaq trashëgiminë e tyre politike në Shqipëri. Është një trashëgimi anti-punë, antizhvillim dhe pro-hajdutllëk. E pata të vështirë të marr vendimin nëse ia vlen koha e harxhuar për të lexuar një “program punësimi” nga PD apo jo. Gjithsesi, vendosa ta lexoj. Gjeta një dokument të përgatitur nga ndonjë...
Teza për t’u vënë një kryq të tërëve në fletën e votimit, apo për ta dorëzuar të bardhë atë, në mënyrë që të dalë e pavlefshme, ka filluar të diskutohet në nivel mediatik këto kohë. Kjo tezë është hedhur e hidhet për diskutim, afërmendsh, jo thjesht për të ndikuar në rezultatin elektoral, por edhe si një mundësi nga ana e njërit apo tjetrit për të afishuar apo përforcuar një qëndrim individual lidhur me situatën politike në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë me zgjedhjet e datës 23 qershor. Kjo tezë, në dijeninë time, është hedhur për herë të parë nga Shinasi Rama, e më pas është marrë nga Fatos Lubonja (që do të bënte mirë, në respekt të “copy right”-it, t’i referohej “shpikësit të patentës”).
Personalisht, jam kundër këtij qëndrimi, jam me idenë që këtë herë duhet të ndahemi njëherë e mirë me Berishën e me gjithçka që ai ka ndërtuar e përfaqësuar këto dy dekada e gjysmë në politikën shqiptare. Por jam në gjendje, megjithatë, të kuptoj arsyet e atyre që e hedhin këtë tezë për diskutim...
Ekziston vetëm një qëndrim rreth vrasjes së ushtarit britanik, Lee Rigby, në një rrugë në pjesën jugore të Londrës, tri javë më parë: tmerr.Megjithatë, ekzistojnë dy qëndrime rreth asaj që çfarë ndikoi në këtë akt. Njëri është se ishte ky një akt i njerëzve të çmendur, të motivuar nga një nocion i shtrembëruar i islamit, pa ndonjë ndikim të madh. Njerëzit e çmendur bëjnë gjëra të çmendura. Qëndrimi tjetër është se ideologjia që inspiroi vrasësit e Rigbyt është tejet e rrezikshme.Unë e mbështes qëndrimin e dytë. Natyrisht se duhet të tregohemi të matur. Të tillë u treguam edhe pas sulmeve të 7 korrikut të vitit 2005, në sistemin londinez të transportit publik. Megjithatë, ne vepruam. Dhe, ne patëm të drejtë ta bëjmë një gjë të tillë. Puna e shërbimeve tona të sigurisë pa dyshim se parandaloi sulme të shumta. Programi “Prevent” në komunitetet lokale ishte i arsyeshëm.Masat e reja të qeverisë duken po ashtu të arsyeshme. Por, ne mashtrohemi po qe se besojmë se mund ta mbrojmë Britaninë e...
Ndërsa vijon agresioni verbal me destinacion 23 qershorin – dita kur shqiptarët do të kandisen për të zgjedhur midis së djathtës së milionerëve në pushtet dhe së djathtës së milionerëve pretendentë për pushtet – vëzhgues të shumtë po kërkojnë një mënyrë sesi të papërfaqësuarit të bëjnë të ditur se janë të papërfaqësuar dhe të pazëshmit të marrin zë. Ata po vënë re se më në fund, mënyra e vetme që politika në Shqipëri të detyrohet të bëhet përfaqësuese është ndonjë lloj forme bojkoti ndaj forcave aktuale politike; ndonjë lloj vote proteste, e cila të lexohet në mënyrë të pangatërrueshme vetëm si votë proteste dhe të mos interpretohet si diçka tjetër. Mbi të gjitha, një votë e cila të mos ketë mundësi të manipulohet nga ata që manipulojnë edhe votën e njëri-tjetrit e jo më atë të asnjërit prej tyre.
Idetë sesi mund të realizohet kjo janë të shumta, ashtu si edhe iniciativat. Disa burojnë nga dëshira e mirë dhe e pastër për të nxitur një lloj mobilizimi social të qytetarëve që janë...
Çdo ditë që na afron drejt 23 qershorit, është një ditë edhe më e ngjyrosur për rrugët e sheshet e Tiranës. Fillimisht bluja e thellë e flamujve të partisë në pushtet, e gjithëpushtetshme, që mbuloi gradualisht rrugët e kryqëzimet, e tani edhe e purpurta e opozitës, që përpiqet t’i ngjitet edhe ajo shtyllave të ndriçimit e semaforëve të kryqëzimeve. Një tallava ngjyrash, siç nuk është parë kurrë më parë në Tiranë në dekadën e fundit. Nëse në zgjedhjet e vitit 2009, apo edhe në lokalet e majit 2011, kryeqyteti qe kursyer nga kjo zallamahi flamujsh e banderolash, duke u kufizuar me panelet e ndriçuar apo manifestet nëpër mure, tashmë moda e flamujve ka pushtuar çdo cep të qytetit. Llangosja me ngjyrat partiake, dikur zakon i periferisë së Tiranës, sot është bërë realitet në zemër të saj.
Tirana ngjan sot me Kamzën, ku dhuna e ngjyrës blu është një gjendje e vazhdueshme psikike për banorët e atij qyteti, pavarësisht se cilin e duan e cilin votojnë. Dhe lidershipi lokal i Tiranës,...
Të pretendosh se po bën punën e një mbrojtësi të moralit, duke propaganduar urrejtje e denigruar të tjerë që nuk mendojnë si ti, është e pamoralshme dhe s’ka lidhje me fe. Është e rrezikshme.
Ka kohë që imami i një xhamie në Prizren fyen e shan njerëz në ligjëratat e tij, por vetëm së fundi shkaktoi reagime fort të ashpra dhe plotësisht të arsyeshme nga shoqëria kosovare.
Ka kohë që me diskursin e tij publik, të mbushur plot vrer e urrejtje për të gjithë ata që nuk mendojnë e nuk sillen siç thotë ai, hoxha luan rolin e një gardiani, një polici të “moralit shqiptar”. I ka vënë vetes detyrë që të gjithë, ama të gjithë ata që nuk duan të jetojnë sipas normave islamike fundamentaliste, t’i shajë e fyejë me fjalët më të ndyta, më të ulëta e më vulgare që mund të dalin nga goja e një njeriu.
Para më shumë se një viti, po në këtë gazetë, pata shkruar për gjuhën e këtij hoxhe, i cili i quante “pise” të gjitha femrat që nuk vishen sipas rregullave islame dhe “rrospi” të tjera që zgjedhin të...
“Hoxhë” Irfan Salihu është fytyra përfaqësuese e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Këto grupe numerikisht mund të jenë të vogla, por këtë e kompensojnë me zhurmën e rrezikshme që po bëjnë prej vitesh. Kosova është një vend i “përshtatshëm” për këtë lloj propagande: shteti i dobët, sistemi arsimor edhe më i dobët, shtresat e injorantëve në rritje, bashkë me varfërinë.
Deklaratat e tij fyese kundër femrave, kualifi kimi i tyre si lavire është kulmi i skandaleve. Në një mënyrë është mirë që kjo fytyrë e rrezikshme që flet në emër të islamit u bë pjesë e debatit publik. Kështu opinioni i gjerë e ka parasysh se çfarë imamësh predikojnë në xhamitë e Kosovës, fjala është kryesisht për manipulantë, të cilët çmenduritë e tyre private i ilustrojnë me “citate” arabe, të cilat shumica e shqiptarëve nuk i kupton.
Në këso situatash hoxhallarët paraqiten si interpretues të vërtetë të Kuranit, ndonëse vërehet se ata bëjnë një lexim politik dhe jo racional të librave fetarë. Ndokush...
I njohur në qarqet parisianë si një psikanalist i suksesshëm, është e vështirë të kuptosh menjëherë se cila ka qenë trajektorja e Jean Luc Tourenne, për të mbërritur te një nga faqet më të veçanta të historisë së Shqipërisë dhe te jeta e Ahmet Zogut, një personazh që me sa duket, në çdo kohë do të gjejë përkrahës dhe kundërshtarë.
Ai nuk jep shumë hollësi për romanin e tij Një mbret në Shqipëri, por kujton se ndihej aq i intriguar nga mbreti i shqiptarëve sa që në moshë të re fare nisi t’u dërgojë letra bibliotekave të ndryshme nëpër botë për të mësuar diçka më shumë për monarkun shqiptar. Pastaj do t’i bashkëngjitet një shoqate miqësie dhe do të bëjë një udhëtim një javor në Shqipëri, nga i cili ruan kujtime të veçantë, të cilat miku dhe përkthyesi i tij D. Kokonozi i ka bërë të njohura në shtypin dhe blogosferën shqiptare.
Ajo që kupton duke kaluar nëpër kapitujt e këtij romani tërheqës, i cili rrëfehet nga një oficer i ri i perandorisë Austro-...
Një lexues i Historia-ime.com na njoftoi nëse e kishim parë emisionin e fundit të Apartamentit 2XL. Në fakt nuk e kishim parë. Ai na tha (me një ton të indinjuar) se në një moment “humori” aktori Julian Deda tha: “kam dëgjuar që është një Kristi që ka dëshirë t’i provojë të gjitha ushqimet këtu”. I përgjigjet Genti (aktori tjeter): “Po, është kameramani ynë, jo Kristi Pinderi se ai mund të hajë ku të dojë, por jo këtu te ne…”.
Lajmi i mirë, në rast se do bënim një koment në lidhje me zhvillimin e artit skenik dhe shfaqjeve televizive, është që tashmë kemi disa emisione që me traditën dhe punën e tyre po bëjnë një punë të mirë në fushën e humorit. Janë të paktën tre mini-shkolla të humorit shqiptar, Portokalli, Al Pazar dhe Apartamenti 2XL. Do të ishte trishtuese mungesa e prodhimeve televizive të humorit, sidomos në një vend që është i mbushur me humor e me sensin e shakase, nga mëngjesi deri në darkë.
Por, nga ana tjetër është e trishtueshme të shikosh që niveli shqiptar i humorit që...
Kaosit ne pothuajse të gjitha fushat e jetës në Shqipëri, në atë ekonomike, politike, artistiko-kulturore, sportive etj., i është shtuar prej vitesh edhe ai gjuhësor. Përveç gabimeve morfologjike dhe sintaksore, atyre drejtshkrimore që i has përditë në organet e mass-media-s, ndodh të dëgjosh shpesh fjalë të përdorura në vend të një tjetre që ka kuptim të ndryshëm, për shkak të ngjashmërisë tingullore. Më ka rastisur mjaft të herë të dëgjoj, gjatë transmetimit të një ndeshje futbolli në televizion, që stoli i rezervave të quhet bankinë, për shkak të ngjashmërisë me fjalën tjetër të huaj pankinë që përkthehet stol.
Në rastin më të mirë pankina, pra stoli, mund të ndodhej mbi një bankinë, pra mbi një skele, ku do të uleshin peshkatarët amatorë apo njerëzit që dalin për shëtitje buzë detit. Dhe prej kësaj vjen edhe titulli me atë lojë fjalësh, që kam përdorur.
Bashkëtingëllorja e shurdhët në njërin rast dhe e zëshme në tjetrin u jep këtyre fjalëve kuptim të ndryshëm. Në italishte “panca...
Në diskursin e sotëm politik parazgjedhor, të ftosh tjetrin të kërkojë të falur është mënyra më e fundit për ta akuzuar, por në një mënyrë të tillë që në akuzë të përfshihen, të paktën emocionalisht, edhe viktimat.Nga politikanët, Edi Rama është në shënjestër të këtyre ftesave retorike, të cilat nuk i bëhen zakonisht drejtpërdrejt, a thua se kontakti i hapur me “armikun” është vetvetiu ndotës, por zakonisht në vetë të tretë; meqë veta e dytë ruhet për audiencën partizane.Ftoj Edi Ramën të kërkojë të falur… është kthyer kështu në klishe dhe fjalëshenjë përkatësie; dhe qëllimi këtu duket të jetë jo aq pendesa e Ramës, ose gjunjëzimi i fajtorit; sesa paraqitja e tij si mëkatar, njeri që fyen të tjerët, që mashtron, që përgojon deri edhe gjërat më të shtrenjta të shqiptarit.Tipik, në këtë kontekst, edhe fakti që Rama akuzohet rregullisht për mëkate që ka kryer ndaj audiencës ose të tretëve, jo ndaj folësit vetë (folësi merr këtu mbi vete rolin e avokatit të viktimës) dhe njëkohësisht...
Japonezët nuk duan ta dijnë kush-me-kë përplaset për pushtet në vendin e shqipeve. Nuk dërgojnë vëzhgues, nuk kanë interesa, nuk paguhen nga qeveria shqiptare, nuk i njohin dy anët dhe vetvetiu nuk mbajnë asnjërën prej tyre. Megjithatë ata nuk lenë pa mbajtur shënim çfarë bën vaki mbi sheshet e kësaj bote.U mrekullova nga një kampion i teknologjisë, që japonët duarartë po futin në treg në vitet që vijnë e që unë e hasa në një ekspozitë marramendese, në vizitën e shkurtër në Tokio, teksa erëra të nxehta elektorale fshikullojnë këto ditë në Shqipëri.Ajo që pashë, ishte një ëndërr… Le të zgjohesh sa të duash, prapë në ëndërr mbetesh! Ishte një lloj makine kompiuterike me një stampë ku shkruhej Miyako Monozukuri … Kish edhe disa gërma e shënja të tjera, që nuk i shënova dot. Një mrekulli! Themi ne, që janë përpara gjermanët, kinezët, amerikanët, por në atë ekspozitë bëheshe qesharak ta zije në gojë këtë. Sapo u njoha me makinën, në tri ditët më pas, nuk iu ndava.Ishte një aparaturë që...
Dhuna e kujtimeve është një krim me pasoja të mëdha. Kur të vdesë dhe njeriu i fundit që ka njohur personalisht p.sh., Azem Hajdarin ose Ramiz Alinë, atëherë nuk do kemi veçse kujtimet. Të cilat në këtë vend po shkruhen me qëllimin e vetëm të deformojnë kujtesën
Dua të denoncoj një krim. Ditë për ditë, para syve tanë, po vrasin kujtesën tonë historike. Ky nuk është një ankim letraresk, por, të paktën siç e kuptoj unë, është një nga krimet më të mëdha konkrete (e gati gjymtim fizik) që mund t’i bëhet një kombi. Deri tani janë eleminuar me sukses kujtesa e tokës (kadastrat tona janë një pus i thellë krimesh), kujtesa e ëndrrave (ajo e viteve 90-92, kur e donim Shqipërinë si gjithë Europa), etj. Paralelisht, po vritet kujtesa historike. Duke deformuar kujtesën e kombit, deformohen të tërë gjymtyrët e tij e që funksionojnë përmes saj. Ky krim është i vazhdueshëm, i përditshëm, dhe vetëm këto ditët e fundit naështë shfaqur serbes e me arrogancë shumë herë. Janë...
Pesë gazetarë, pikë e pesë thuhet në Malësi të Gjakovës për të rralluarit, janë shfaqur dje para dyerve të dy partive të mëdha PD e PS dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u kanë zgjatur, rojeve apo zëdhënësve, sipas rastit, një DVD. Ka qenë një përpjekje për ironi dhe protestë e çuar dëm, sidomos sepse ka shprehur pafuqi të medias përballë politikës. Ata të pestë, me protestën e tyre të vakët dje, dhe të tjerët që kanë shkruar kundër trusnisë së politikës ndaj medias, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve, në vend që të ankohen dhe mbledhin supet në habi apo dëshpërim, duhet të mundohen të gjejnë se pse, ai që duhej të ishte pushteti i katërt (media) ka humbur përballë pushtetit të parë, politikës në një mënyrë që duket e pakthim.
Pse ra ky mort në një segment të horizontales së vlerave të një vendi dhe u ndërruan pozicionet: kur duhej që politika t’ia kishte nevojën medias, është kjo e fundit e kthyer në nevojtare? Arsyet mund të jenë disa dhe të gjitha ka gjasa të jenë...