Data sot është 17-04-2014, ora 14:29
Opinion
Fatos Baxhaku
April 17, 2014 12:05 PM
Me kalimin e kohës, sa më shumë që konsolidohen kombet dhe sidomos njohuritë e të tjerëve, atyre që nuk janë bashkëkombës me ta, aq më shumë kristalizohen me tendencën për të jetuar gjatë disa veçanësi, të cilat zakonisht pranohen në mënyrë të përbotshme pa u diskutuar shumë. Kështu, për shembull, anglezët njihen si një popull i fuqishëm detar, pikërisht prandaj ata janë aq flegmatikë në stere sa janë heroikë në det. Të afërmit e tyre, holandezët, edhe këta krijues të një fuqie të dikurshme...
Komentuar 0 herë
April 17, 2014 11:01 AM
Fatos Hakorja  Edmond Panariti ka zgjedhur rrugën e gabuar për t’u përballur me një prej skandaleve më të mëdha në historinë e Ministrisë së Bujqësisë. Skandali ka të bëjë me faktin se ai ka gënjyer publikisht shqiptarët duke vënë në lojë shëndetin e tyre. Një muaj më parë ai doli garant se asnjë prodhim bujqësor i ndotur nga kimikatet nuk do të dalë në treg. I gjendur nën presionin e tregtarëve të perimeve të freskëta të Myzeqesë, të cilët ngritën dyshime të forta se malli nuk po u shitej...
Komentuar 0 herë
April 17, 2014 10:35 AM
Prof. dr. Gjergj Sinani Monografia e Giovanni Cimbalo- s, profesor i së drejtës në universitetin e Bolonjës, botuar si libër fillimisht në Itali dhe tashmë edhe në  gjuhën shqipe nga shtëpia botuese "Naimi" nën titullin "Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri", mund të konsiderohet me plot të drejtë si një ngjarje e rëndësishme shkencore dhe kulturore. Përbën një ngjarje të rëndësishme për nga këndvështrimi i problemit, si dhe për faktin se në larminë e studimeve...
Komentuar 0 herë
April 16, 2014 02:07 PM
Mira Qosja  Viti 2013, me humbjen e  thellë të 23 Qershorit, shënoi dukshëm pikën e kthesës së Partisë Demokratike. Por, për këdo që i kishte qëndruar pranë fushatës dhe kishte “lexuar” fytyrat e njerëzve në takime apo mitingje apo kishte dëgjuar bisedat e tyre, kjo nuk ishte e papritur.  Më kujtohet si sot diskutimi mes nesh mbi ato që ishin cilësuar nga “këshilltarët amerikanë”  shtyllat e fushatës elektorale, e për më tepër kohëzgjatja e një fushate … me rrugë, ferma,...
Komentuar 2 herë
Dritan Hila
April 16, 2014 11:43 AM
Nuk dihet pse për çështje që quhen të “inteligjencës”, PD nxori më “inteligjentin” e saj dhe meqenëse bëhej fjalë për lëndë psikotrope, e shoqëroi me deputetin më “esëll” të parlamentit, në sulmin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Me siguri, për shkak se kush ka dy pare mend dhe dy gisht cipë, nuk ka pranuar të dalë në podium dhe artikulojë pyetjet që edhe një hetues i ‘45-ës, i sapo zbritur nga mali e pa shkollë, do të kishte aq sqimë profesionale për mos i bërë. A është ajo në dijeni të...
Komentuar 9 herë
Afrim Krasniqi
April 16, 2014 11:08 AM
Ditën e dielë u zhvillua në Maqedoni raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Ashtu sic pritej, Ivanov (VMRO-DPMNE) dhe Pendarovski (LSDM) do të përballen në raundin e dytë zgjedhor, në të cilin do të zhvillohen paralelisht edhe zgjedhjet e reja parlamentare. Parë në kontestin lokal dhe rajonal zgjedhjet në Maqedoni nuk kanë vlerë tjetër përvec testimit të aftësisë së këtij vendi për standarde zgjedhore. Vlerësimi pozitiv nga misioni i ODIHR/OSBE e justifikoi sfidën politike të tyre.Në...
Komentuar 0 herë
Sokol Shameti
April 16, 2014 11:02 AM
Edi Rama s’e ka keq. Mbase duhet të nisim ta shohim Saimir Tahirin me admirim. Episodet e ditëve të fundit në tensionin midis asaj çka vetëquhet “shoqëria civile” në Shqipëri nga njëra anë dhe forcave të rendit nga krahu tjetër nxorën në dritë disa të vërteta të trishtueshme. Në radhë të parë, nisja me pompë dhe përfundimi me psherëtima i asaj që thuajse u ripaketua si kthim i ditëve të furishme të nëntorit antikimik ka lënë hapur derën për një forcim të arrogancës nga ana e autoriteteve. Kjo,...
Komentuar 0 herë
Luljeta Progni
April 15, 2014 06:40 PM
Që do të jetë një Parti Demokratike e re, me drejtues të rinj, kjo s’ka dyshim. Udhëzimi që ka nxjerrë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përjashton nga gara për drejtues të partisë, gjithë grupin parlamentar dhe të zgjedhurit demokratë në pushtetitn vendor. Që Lulzim Basha do të donte ta ekzekutonte të gjithë pushtetin e tij, pa infulencën e Berishës në këtë parti, s’ka dyshim. Është e natyrshme.  Beteja më e rëndësishme e Lulzim Bashës është shmangia e influencës së Berishës në...
Komentuar 0 herë
Skënder Minxhozi
April 15, 2014 02:50 PM
Ka filluar nga puna me një ushtri kamerash nga prapa, komisioni hetimor për largimet nga rradhët e policisë pas 23 qershorit.  Opozita protestoi kur ministri i brendshëm Tahiri po e niste fjalën e tij në komision, pa praninë e mediave. Ky detaj tregon se rreth temës në fjalë, opozita dëshëron të ndalet gjatë dhe me insistim. Krejt normale në parim, por kur i hyn më pas rasteve konkrete, çeshtja duket diçka më komplekse.  Ndërkaq, sa herë që vjen dita e enjte, kur Kuvendi mblidhet...
Komentuar 1 herë
Alqi Koçiko
April 15, 2014 12:28 PM
Duhet të ishim mësuar tashmë: Sa herë Ben Blushi “nuk i ka mirë punët” në zanatin e tij të parë, në politikë, deputeti-shkrimtar vjen me një libër. Në fakt, unë nuk kam ndonjë informacion nëse ai është ftohur sërish apo ka ndonjë fërkim me kryeministrin Rama, përtej mospëlqimit që dha hapur për dy kandidatura ambasadorësh; por seç kam një ndjesi se edhe çështja e këtyre të dyve (Ardian Ndrecës dhe Ermir Gjinishit) mund ta ketë nxitur të shkruajë, apo më saktë të përfundojë përmbledhjen dhe...
Komentuar 1 herë
Christiane Hoffmann
April 15, 2014 10:50 AM
E vetmja arsye përse gjyshi im gjerman mbijetoi si i burgosur lufte në Rusi është se ai kishte një zë shumë të bukur për të kënduar. Ishte regjistruar në milicinë e Volksstrum në vitin 1944, gjatë fazës finale të luftës, në të cilën partia naziste rekrutonte meshkujt më të bëshëm në forcat e armatosura, pavarësisht moshës së tyre. Rusët e kapën gjatë rrethimit të Breslaut dhe e dërguan në një kamp pune të detyruar, ku punoi si sharrtar. Nuk kishte pothuajse asgjë për të ngrënë dhe ai më ka...
Komentuar 0 herë
Zef Preçi
April 15, 2014 10:47 AM
Komisioni i Ekonomisë i Kuvendit miratoi më në fund projektligjin e deklaruar një muaj më parë, sipas të cilit amnistohen mbi 4 mijë gjoba tatimore të vendosura ndaj bizneseve në periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013, d.m.th gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013 dhe trancizionit të pushtetit në duart e mazhorancës së majtë. Në themel të relacionit përkatës dhe argumentimit të projektligjit nga qeveria, qëndronte përcaktimi i këtyre gjobave “en block” si “...
Komentuar 0 herë
Ilir Yzeiri
April 14, 2014 04:30 PM
Brenda një jave ndodhin shumë pak ngjarje që mund të kenë ndikim të vërtetë mbi jetën publike të këtij vendi. Nëse vështron ligjërimin politik, shpesh ai nuk vërtitet rreth problematikave të reformës që po ndërmerr qeveria. Opozita në Shqipëri e përfill veten si pronarja e vetme e kritikës dhe e kundërshtimit apo refuzimit të punëve që bën qeveria. Mirëpo opozita jonë vijon të veprojë me strategjinë komuniste të konspiracionit. Ish-ministri i Mbrojtjes deklaron në Kuvendin e Shqipërisë, se...
Komentuar 2 herë
Koloreto Cukali
April 14, 2014 10:03 AM
Sa më shumë që dalin në sipërfaqe detaje nga jeta e Ilia Karelit, aq më shumë ai person fillon e merr para nesh trajta njerëzore. Në fillimi ishte shqiptari kriminel që vrau një polic. Pastaj ishte shqiptari që nuk e lanë të takonte nënën, pastaj doli letra e tij, dhe shpërpjestimi i ndëshkimit me krimet që kishte bërë, pastaj detajet fatale, torturat si të Gestapos. Ai që ishte një kriminel, në fund, nuk paskësh qenë tjetër veç një nga djemtë tanë në tokën e fqinjit, që na vjen që andej në...
Komentuar 7 herë
Mero Baze
April 14, 2014 09:28 AM
Ka një përpjekje të dytë për të bërë politikë në Shqipëri me një rast mizor torturash ndaj një krimineli shqiptar në Greqi. Një grup qytetarësh, të indinjuar nga ajo që i ka ndodhur një bashkëkombësi tonë në qelitë e një burgu në Greqi, vendosën të protestojnë para ambasadës greke në Tiranë. Në të vërtetë Shqipëria ka nevojë të ketë një shoqëri të gjallë dhe reaguese ndaj çdo fenomeni, por në rastin në fjalë, nëse policia nuk do ta kishte tejkaluar me ushtrimin e dhunës, protesta do të...
Komentuar 8 herë
Gjergj Erebara
April 14, 2014 09:15 AM
Në vitin 1812, një gazetë amerikane, Boston Gazette, iu vu punës për t’i treguar lexuesve se çfarë kishte ndodhur me zgjedhjet për senatin e shtetit të Masaçusetsit. Gazeta përdori termin Gerrimander (Gerrymander), një përmbledhje e fjalëve Gerry (emri i guvernatorit) dhe Salamandër, forma që kishte marrë harta elektorale e shtetit. Autori që krijoi nofkën për këtë formë të manipulimit elektoral nuk dihet dhe ka gjasa që nuk do të mësohet kurrë. Guvernatori i Masaçusetsit Elbrixh...
Komentuar 1 herë
Intervistë me Gerard Baker
April 13, 2014 10:52 AM
Në një intervistë për të përjavshmen gjermane, Der Spiegel, Kryeredaktori i The Wall Street Journal, Gerard Baker flet për valën e miliarderëve që “hidhen me kokë” në biznesin e gazetarisë si dhe evolucionin e gazetës së tij pas shtatë vitesh në pronësi të Rupert Murdoch. Z. Baker, ju keni pesë vajza. A do i këshillonit sot që “t’i hynin” gazetarisë? Po, do ta bëja. Nuk ka shumë profesione që mund të joshin më shumë. Gazetaria ka një të ardhme të madhe dhe një...
Komentuar 1 herë
Artan Fuga
April 12, 2014 11:58 AM
Për të kuptuar funksionimin ekonomik të mediave në kushtet e sotme, dhe mbi të gjitha për të njohur vështirësitë dhe kufizimet e tregut të informacionit masiv, si edhe për të gjetur mundësi drejt përpunimit të standardeve të reja të praktikave menaxheriale, janë përpunuar edhe modele që na i mundësojnë këto analiza. Modelet teorike në fjalë qarkullojnë në literaturën e sotme duke u përpjekur nga njëra anë të na paraqesin thelbin e gjendjes aktuale dhe nga ana tjetër të hapin horizonte...
Komentuar 0 herë
Alfred Lela
April 12, 2014 11:54 AM
A do ta marrim statusin? është pyetja e parë që gazetarët shqiptarë bëjnë kur takohen me zyrtarë të institucioneve të BE në Bruksel, gjatë vizitave jo të rralla në kryeqytetin e Europës. Përgjigja nuk është gjithmonë e njëjta, por kushti po: çfarë thuhet në takime është off record që do të thotë mund të publikohet, por duke ruajtur anonimatin e burimit. Njëri prej tyre, një britanik që i referohet Saninos më me reverencë sesa Schumanit, për shembull, e thotë british style, pra...
Komentuar 1 herë
Eduard Zaloshnja
April 10, 2014 12:26 PM
Para tri ditësh, INSTAT-i publikoi vlerësimin e tij për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të tremujorit të fundit të 2013-ës (tetor-dhjetor). Sipas INSTAT-it, rritja vlerës së shtuar bruto të këtij produkti gjatë tremujorit, e llogaritur me të njëjtat çmime të të njëjtit tremujor të një viti më parë (për të zhveshur efektin e çmimeve), ishte 1.1%. Meqënëse ai tremujor ishte i pari nën qeverisjen e re, çfarë bëri apo nuk bëri qeveria gjatë tij mund të ketë ndikuar pak në rritjen...
Komentuar 0 herë
Andrea Stefani
April 10, 2014 12:17 PM
Eduard Kukan, kryetari i delegacionit për marrëdhëniet me Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka nënvizuar nevojën e një politike konsensuale, në mënyrë që Shqipëria të bëjë hapa përpara në drejtim të marrjes së statusit kandidat për në BE. “Pa një politikë konsensuale, pa vendosur një vijimësi të një situate politike të qetë, të qëndrueshme e konsensuale nuk ka hapa përpara për status dhe ecjen e mëtejshme me integrimin e vendit”, deklaroi Kukan në një konferencë për Ballkanin Perëndimor të...
Komentuar 4 herë
Panajot Barka
April 10, 2014 11:10 AM
Vdekja nga dhuna e personelit të burgut të Mallandrinos në Greqi i të dënuarit shqiptar për shumë krime të renda, Ilia Karelit (Kudret Kumës), përveç problemeve të tjera, rishfaqi edhe një herë amplitudën e helmit, që qarqe të caktuara, deri edhe disa politikanë në Shqipëri, përpiqen t’u injektojnë marrëdhënieve Greqi-Shqipëri dhe popullit shqiptar e atij grek. Kuptohet, nuk mund të mos dënohet akti i shëmtuar i personelit të burgut. Bëhet fjalë për një akt që tejkalon shumë çdo kornizë ligjore...
Komentuar 44 herë
Fatos Baxhaku
April 9, 2014 10:56 AM
“Një i huaj kur vjen nga Europa në Shqipëri, sheh një vend mjaft të bukur, me brigje deti, me limane të mira, me fusha pjellore, me ujëra të bulbërta e të shumta, me male të egra, por piktoreske, me liqene, me lumenj, në një kënd të Europës që përbën bregun e detit perëndimor të Ballkanit. Me gjithë këtë, sheh njerëz të zbehtë nga fytyra, të venitur nga sytë, të rreckosur nga rrobat, të palarë e të parruar, faqet të thelluara midis rreshtave të nofullave nga mungesa e ushqimit, qetë e lopët,...
Komentuar 8 herë
Mentor Kikia
April 9, 2014 10:30 AM
Në librin e tij eseistik “Hëna e Shqipërisë”, gazetari, prej më shumë se 15 vjetësh politikan me rëndësi, Ben Blushi, cek edhe rrezikun e transformimit të fesë islame në rrymë politike dhe shndërrimin e xhamive në seksione të partive me bazë fenë islame. Kjo, ndër të tjera, edhe si pasojë e nevojës së shoqërisë për të mbushur vakuumin e dështimit të politikës dhe humusit që të ofron varfëria në shumë zona. Blushi ngacmon sërish debat lidhur me rolin e fesë islame, e cila është prekur edhe...
Komentuar 3 herë
Ramiz Lladrovci
April 9, 2014 10:23 AM
Pak kohë më parë, një i ri shqiptar nga Kosova, pak më shumë se 25-vjeçar, njeri që kishte nisur studimet në vendin e tij, bëhet njëri ndër kamikazët selafistë, dhe në Bagdad vret 50 njerëz të tjerë. Rruga e Blerim Hetës, e nisur nga Varoshi i Ferizajt, do të përfundojë në një rrugë të largët, por mes gjithë kësaj që ka ndodhur, mes lindjes së tij në një qytet gjerman, rikthimit, pasionit për librat dhe psikologjinë, për gjuhën angleze dhe gjermane, janë disa stacione, të cilat, edhe pse nuk...
Komentuar 5 herë
Elsa Demo
April 8, 2014 07:51 PM
Ideja e realitetit në kinema shpesh ngatërrohet me ilustrimin dhe imitimin e fizionomisë së vendeve dhe njerëzve. Ngatërresën e kthjellon prova se reale është ajo që është e vërtetë dhe e besueshme. Realitetet që shfaqin dy filma të rinj shqiptarë, “Amsterdam Express” i Fatmir Koçit dhe “Amaneti” i Namik Ajazit, premiera të marsit, është e lehtë t’i identifikosh me Shqipërinë dhe histori shqiptare. Është minimumi për të pritur nga një krijim artistik. Nga Fatmir Koçi, i cili ka shfaqur në...
Komentuar 3 herë
Kristi Pinderi
April 8, 2014 01:46 PM
Që nga mosha 10 vjeç e deri në moshën 18 vjeç, unë kam kontribuar për Kishën protestate në Pogradec çdo javë, sa herë merrja pjesë në shërbimet e së dielës. Kur vinte koshi i kontributeve para fytyrës sime, edhe pse unë isha fëmijë që rritesha nga nënë e vetme, sërish kisha në xhep ato pak lekë që ime më mi jepte (pasi ia kërkoja unë), që t’i hidhja te ai koshi. Kanë qenë jo më pak se 348 të diela të jetës sime gjate se cilave unë kam kontribuar për Kishën Nehemia në Pogradec. Jam shumë i...
Komentuar 7 herë
Ben Blushi
April 8, 2014 11:27 AM
Nëse nacionalizmi do jetë një bimë që pritet të lulëzojë në xhunglën shqiptare, humusi i tij do të jetë diçka tjetër: feja islame. Shqiptarët janë identifikuar, në të shkuarën me islamin, por deri më sot ata nuk e kanë përdorur atë për arsye politike. Gjatë pjesës së pare të shekullit të kaluar, nevoja për t’u shkëputur nga perandoria osmane e dobësoi islamin shqiptar. Më pas, komunizmi e ndaloi fenë bashkë me pluralizmin. Por në vitet e fundit islami është kthyer në një gjendje më...
Komentuar 16 herë
Eduard Zaloshnja
April 7, 2014 08:45 PM
Në postimin e tij të sotëm në FaceBook, deputeti Berisha akuzon drejtorin e INSTAT-it, Gjergj Filipi, se po e rrit artificialisht treguesin e rritjes ekonomike (lexoni të plotë postimin në nyjen: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=283960608431520&set=a.122461101248139.23340.121577844669798&type=1  )   Një fjali i e deputetit Berisha në këtë postim me tërhoqi veçanërisht vëmendjen: “Keshtu, anketa e Filipit doli me rritje sipas treguesve 30 -120%. Mirepo kur te dhenat e...
Komentuar 0 herë
Alqi Koçiko
April 7, 2014 02:36 PM
Nuk besoj se ka mbetur njeri pa i bërë përshtypje kronika e TCH për Lazaratin këtë javë. Në kushte të tjera, mund të thuhej se “policia më në fund hyn në Lazarat”, dhe jo cilido polic, por vetë drejtori i qarkut. Por në fakt, hyrja e uniformës së rëndësishme kishte ndodhur me konsensus, sepse ai dhe kryetari i komunës do të kryenin një bashkëbisedim me nxënësit e fshatit të madh, për të bindur prindërit që këta të fundit të mos merreshin më me kultivimin e hashashit. Me fjalë të tjera, duket se...
Komentuar 0 herë
Adrian Beshaj
April 7, 2014 02:33 PM
Shumëkush prej nesh mund të thotë këto ditë se po afrohet stina e verës, por kurrsesi se kjo e fundit po ofrohet apo edhe më keq po vetëofrohet. Ashtu sikurse mund të themi se ofrojmë një marrëveshje, një vend pune, një pritje të ngrohtë etj., por s’mund ta zëvendësojmë dot foljen në këtë kontekst me ‘afrojmë’. Ndodh shpesh që në të folmen e përditshme, për shkak të ngjashmërisë fonematike, kuptimet e foljeve ‘afroj’ dhe ‘ofroj’ të ngatërrohen nga...
Komentuar 0 herë
Marenglen Rexhaj
April 7, 2014 02:24 PM
Shumë ngjarje më bëjnë të mendoj që shqiptarët kanë mësuar shumë mirë të jenë viktima dhe duket sikur ka filluar t’u pëlqejë ky rol, ndoshta kanë dëgjuar se rruga për të qenë një hero shpesh kalon nga të qenit viktimë. Vetëm roli i fajtorit është i lirë dhe si duket do të mbetet i lirë përgjithmonë. Përveç se shqiptarëve iu pëlqen disi roli i viktimës iu pëlqen gjithashtu që të qeverisen nga heronjtë dhe kështu janë pak a shumë ata që na qeverisen Shqipërinë për vite me radhë, ata që po...
Komentuar 0 herë