Data sot është 18-05-2012, ora 13:55
Opinion
(31)
Komentatorë publikë në Tiranë, Shkup, Prishtinë e emigracion kanë qenë shumë të shqetësuar gjatë ditëve të fundit pasi një grup shqiptarësh të Maqedonisë protestuan ndaj arrestimeve të disa shqiptarëve nga qeveria maqedono-shqiptare Gruevski-Ahmeti si “ekstremistë islamikë”. Shqetësimet e komentatorëve lidheshin ngushtësisht me faktin se protestuesit dolën në protestë si muslimanë me një flamur jeshil me shkronja arabe dhe ku flamuri kombëtar me shqiponjë qe një element i dorës së dytë. Shqetësimi lidhej me imazhin e shqiptarëve, që për disa parapëlqehet të kufizohet si imazhi i një kombi me “identitet evropian” [nënkupto laiko-kristian] ose që mund të quhet edhe “kompleksi i të paturit elementë orientalë.” Debati i kokave të mençura të kombit në të gjitha trojet dhe në Europë dështoi të shkojë më thellë mbi shkaqet se pse shqiptarët e Maqedonisë protestuan në atë mënyrë që protestuan, por u mjaftuan me deklarimin se një shfaqje e tillë e identitetit fetar si një element unifikues në...
(4)
Mërziteni po t’ju them një gjë që e kam thënë shpesh? Po jua them prapëseprapë: “Ambasadorët janë më shumë se kurrë të pushtetshëm këtyre anëve tona”. Kanë qenë të pushtetshëm prore, pasi shteti ynë, të cilit ne do t’i festojmë plot pompë 100 vjetorin në nëntor, është qysh në origjinë një shtet ambasadorësh, dmth një shtet i krijuar nga ambasadorët, ose më saktë nga diplomacia ndërkombëtare. Ky fakt, tok me faktin tjetër që ka të bëjë me një si kompleks inferioriteti ndaj të huajve që neve shqiptarëve, ca prej izolimit, e ca prej prapambetjes e pafuqisë, na ka shoqëruar aq shumë në kohëra sa sot e kemi në ADN-në tonë, janë sfondi historik ku është zhvilluar e ushqyer fuqia e ndikimi i ambasadorëve në vendin e shqipeve. Regjimi komunist ishte në një farë mënyre një parantezë anti-ambasadoriale në historinë tonë shtetërore, por kjo vinte prej një trilli autarkik të diktatorit, e jo prej ndonjë motivimi në emër të sovranitetit e të dinjitetit nacional. Madje, që të jem i saktë, praktikat...
(6)
Duhej të kalonin më shumë se gjashtë shekuj që përpjekjet e stërmundimshme të mongolëve, kinezëve dhe të arabëve  për të shndërruar në punë  energjinë e lëndës djegëse, do të kurorëzoheshin në gjysmën e dytë të shekullit të  XIX-të, në shpikjen gjeniale të Motorit me Djegie të Brendëshme:  veç e veç , në grup e kohë pas kohe, nga inxhinierët e mëdhenj gjermanë: Nikolaus  Otto (1832 – 1891 ), Karl Benz (1844- 1929), Gottlieb Daimler (1834- 1900), Ëilmhelm  Maybah (1846- 1929 dhe Rudolf Diesel (1858- 1913). Këta janë themeluesit më të spikatur të industrisë gjigande automotive dhe pionierët e revolucionit modern industrial, revolucion i cili transformoi tërë shoqërinë njerëzore. Revolucionet sociale të dy shekujve të fundit nuk do të mund të përfytyroheshin as në shpërthim e as në pasoja pa pjesën përbërëse kryesore të tyre, Forcën  Lëvizëse të Motorizuar, produkt i këtyre mendjeve të ndritura. Edhe sot, pas më shumë se njëqindepesëdhjetë vitesh,...
(7)
Pas një pune skllavëruese dhjetravjecare, shpërndarja e tokës  nga qeveria e Partisë Demokratike mbi bazën e ligjit 7501, u përjetua nga fshatarësia si një dhuratë nga Zoti. Shtoj kësaj dhe privatizimin e banesave shtetërore pothuaj falas për punonjësit e qytetit, të dyja këto masa me frymë të theksuar humane, bënë që i ndjeri Ali Spahia, një individ i dalluar për trajtimin e shtruar të problemeve, të nxitonte të deklaronte se Partia Demokratike do të rrinte gjatë në pushtet. Gjysëm shekulli më parë fshatarit i ishte dhënë një herë toka mbi bazën e trungut familjar, por kjo rezultoi si një shaka që nuk jetoi gjatë. Tani fshatarit ju shpërnda toka mbi bazën e frymëve në familje, formë që edhe Babëfit, ideologut parashkencor të komunizmit, nuk i kishte shkuar ndër mënd. Sidoqoftë, jemi të detyruar t’i kushtojmë vëmendjen e nevojshme formës, pasi kjo përbën thelbin e asaj që duam të vëmë në dukje, pra, rezultatin ekonomik të këtij ligji të miratuar më shumë se pesëmbëdhjetë vite më...
(21)
Në biseda që kam patur me përkrahës të PS-së pas takimit Rama-Meta, kam konstatuar dy pikpamje të kundërta. E para, e ndërtuar në një rrafsh moral, nuk e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, për shkak të “tradhëtisë” së Metës ndaj “popullit të majtë” pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe aferave korruptive të tij gjatë qeverisjes me Berishën. Ndërsa e dyta, e ndërtuar në një rrafsh pragmatist, e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, duke kujtuar ardhjen dhe ndëjtjen e Berishës në pushtet si rrjedhojë e ndarjes së të majtës. Në lidhje me pikpamjen e parë do të them dy fjalë në fund, ndërsa me të dytën do të merrem pak më gjatë, sepse kërkon një analizë matematikore, e cila është bërë e pjesëshme deri më sot në forume publike. Se sa ka ndikuar në 2005-ën ndarja e LSI-së nga PS-ja në humbjen e mandateve parlamentare nga kjo e fundit, është analizuar publikisht deri më sot. (Aleksandër Meksi, Skënder Gjinushi, Arsen Zlaticanin, ndër të tjerë, kanë publikuar analiza të hollësishme për ato zgjedhje...
(18)
Ka disa ditë që më mundon fakti se si një aktivist për të drejtat e LGBT, në një moment kyç si ky që po kalon në Shqipëri lëvizja LGBT, nuk mund t’u përgjigjem me argumenta ideologjikë (pse jo, fundja!) dhe parimorë mijëra komenteve nacionaliste që po pushtojnë mediat online shqiptare, sa herë që ka ndonjë lajm rreth LGBT, apo sa herë që mediat vetë shpikin ndonjë lajm të tillë. Janë “argumenta” të tipit: Ne jemi shqiptarë; Ne s’kemi homoseksualë; Këto që po na dëgjojnë veshët janë tregues se sa poshtë ka rënë krenaria shqiptare; Ky është fenomen i importuar nga perëndimi; Po na e ndosin flamurin me ato ngjyrat e shpifura të tyre, etj, etj. Për të qenë i sinqertë, kemi vendosur të jemi informues, më shumë se reagues, duam të edukojmë, më shumë se të ç’edukojmë, po mendojmë më shumë si të bashkojmë, më shumë se si t’i ndajmë më qartazi njerëzit në qëndrime të imponuara, ne kemi nevojë të përfshijmë, më shumë se të veçojmë. Lëvizja LGBT është ndër më të rejat në Europë, mosha mesatare e...
(10)
Sipas formulës së re të zgjedhjes së Presidentit, barra për zgjedhjen e tij i bie më së shumti partisë që ka shumicën qeverisëse. Kjo sepse pas raundit të tretë të votimit Kryetari i Shetit zgjidhet me një shumicë të thjeshtë, 70+1 vota. Në këto kushte e gjithë vëmendja publike e mediatike është përqendruar vetëm tek një emër, Sali Berisha, si udhëheqës i shumicës kuvendore. Atij i kërkohet nga faktori politik i brendshëm e i jashtëm të japë konsensusin për një emër që siç po thuhet rëndom “duhet të jetë mbi palët”. Përpara ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, barra e zgjedhjes binte mbi opozitën pasi mazhoranca s’mund t’i realizonte dot votat e mjaftueshme për një shumicë të cilësuar prej 84 votash në të pesë raundet. Çfarë do ndodhte nëse kjo pikë e Kushtetutës s’do ishte ndryshuar? Do ndodhte ajo që të gjithë prozhektorët do ishin drejtuar vetëm tek një emër, Edi Rama. Dhe ky i fundit do gjendej në një dilemë mëse të vështirë, pasi nga njëra anë do ishte faktori ndërkombëtar i...
Ligjërimi politik në anët tona, përpara se të jetë i majtë apo i djathtë, madje përpara se të jetë shoqëror, ekonomik, ambientalist etj., është konfliktual. Mediat priren ta theksojnë edhe më këtë tipar, gjë që bëhet më e perceptueshme në rastin e televizionit. Nuk kemi të bëjmë me një dukuri specifike shqiptare. Në të gjithë botën ligjërimi politik priret të jetë konfliktual dhe televizioni e ka funksion, si të thuash organik, ta nxjerrë edhe më në pah. Ky tipar global jo rrallë mishërohet alla shqiptarçe nga mediat tona. Konkurrencë vs konflikt Parë në rrafsh semantik, politika është e pandarë nga konkurrenca dhe ndeshja. Thënë ndryshe, kuptimet konkurrencë dhe ndeshje janë bërthama kuptimore të fjalës politikë, qoftë kur e përdorim për të emërtuar artin e të qeverisurit, qoftë kur e përdorim në kuptimin strategji dhe taktika për të fituar dhe mbajtur pushtetin. Demokracia nënkupton gjithmonë dy palë, dy aktorë: mazhorancën që synon ta mbajë pushtetin dhe opozitën që bën oponentin...
(50)
Si të mos kishte ndryshuar asgjë me ne. Si të mos kishim marrë asnjë mësim. E një shekull ka kaluar, por nga Shkupi, çuditërisht, prapë na vijnë të njëjtat thirrje të turmave të pakokë, që po thonë të jenë spontane. Edhe atëherë, si sot, kur përcaktoheshin fatet e popujve ballkanikë dhe Europa me kalem në dorë kishte në tavolinë hartat e reja, një turmë “çlirimtarësh” me shallvare, mjekra e shamia beduinësh, në emër të shqiptarëve, thërrisnin njësoj si haxhiqamilët, pak vite më vonë. Duam Babën Mbret! Rroftë Dovleti… e duam Babën..!, bërtisnin të përjargur, duke kërkuar kthimin në jetë të kufomës që pas gati pesë shekujsh po tërhiqej prej nga kishte ardhur. Edhe të premten e kaluar një protestë haxhiqamilçe nisi si spontanisht nga xhamia “Isa Beu”, siç u tha, në mbrojtje të pafajësisë së të arrestuarve për vrasjet makabre të pesë adoleshentëve maqedonas dhe në shenjë pakënaqësie të identifikimit të shqiptarëve me krimin, terrorizmin, fondamentalizmin… Por, ajo që u pa rrugëve të...
(3)
Të dielën e shkuar pati zgjedhje në një numër vendesh. Diku ishin presidenciale, diku parlamentare e diku tjetër administrative. Më të rëndësishmet ishin ato të Francës, gjë që ka të bëjë me rolin e vetë Francës në ekonominë, politikën e diplomacinë europiane në këto kohë të një krize të frikshme kontinentale. Mund të ketë ide se mes Sarkozy-së e Hollande-it nuk ndryshon ndonjë gjë në thelb, por kjo do të ishte një optikë shumë amatoreske. Mes të dyve, nëse u referohemi premtimeve e projekteve elektorale, ka një hendek të madh; është aq i madh ky hendek sa ardhja e Hollande-it ka provokuar shqetësim e debat edhe në vende të tjera. E pastaj, ndryshimi i qiraxhinjve në pallatin Élysée nuk është një gjë e paktë as për politikën e brendshme franceze. Për herë të parë një socialist kish hyrë në këtë pallat 24 vjet më parë. Dhe konsekuenca e parë e këtyre zgjedhjeve presidenciale ishte dalja në pension e Sarkozy-së, e këtij personazhi që, për shkak të karizmës e pulsioneve të protagonizmit...
(6)
Duke dashur të autoreklamohet si një dekan i pushtetit në këto anë, që ka pritur e ka përcjellë shtatë-tetë kryeministra italianë gjatë njëzet vjetëve të fundit, kryeministri Berisha në fakt i bëri një reklamë të keqe në Romë vendit të tij. E tregoi si një vend oriental apo një bajrak, ku qarkullimi i elitave me votë është një zog fort i rrallë, për të mos thënë një mollë e ndaluar. Mos gënjeu? Jo, nuk gënjeu. Berisha tha një gjë të vërtetë, por një të vërtetë nga ato që nuk thuhen e s’duhet të thuhen aty ku u thanë dhe ashtu siç u thanë për disa arsye. Së pari, sepse Shqipëria, megjithë milionat që ka dhënë Italia dhe vende të tjera të BE-së, është një vend i varfër, ku njerëzit e kanë mendjen akoma vetëm për të ikur. Në këto kushte është cinike për kryeministrin e këtij vendi të
(16)
Skandalet më të fundit në arsimin e lartë nuk na japin asnjë informacion më tepër se ato që kishim. Nga ana tjetër, internacionalizimi i çështjes provon edhe njëherë paturpësinë e atyre që drejtojnë arsimin shqiptar. Në veçanti, zoti Tafaj nuk na zhgënjen dhe arrin për të disatën herë të bëhet qesharak, kësaj radhe edhe në sy të botës, duke deklaruar se ministria ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar rastin. Në këtë çështje nuk ka asgjë për të verifikuar ose për të hetuar. Çdo gjë është e qartë si drita e diellit dhe ky zotëri po mundohet të mbulojë diellin me shoshë dhe të vazhdojë të genjejë siç ka bërë deri tani. Të mos harrojmë se ata që firmosin ato diploma janë ata që komisioni i ministrit ose i protezave të tij qeveritare u kanë dhënë titullin me procedura të turpshme dhe të jashtëligjshme. Janë ata "profesorë" që sot nuk turpërojnë veten, sepse u është bërë faqja shollë, por po damkosin një komb të tërë. Pasojat e këtyre diskreditimeve janë të pallogaritshme dhe...
(10)
Sipas të përditshmeve tona të dy ditëve më parë, prokurorët kanë bërë me dije se në lidhje me scoop-in e diplomave të marra në Universitetin Kristal të Tiranës nga shtetasit italianë Renzo Bossi e Pierangelo Moscogiuri “është vendosur të fillojë një proces verifikimi për elementet e veprës penale, pra nëse ka shkelje të ligjit”. Pritej kjo ndërhyrje e prokurorëve, dhe duhet thënë se, në ndryshim nga herë të tjera, ndërhyrja ka ardhur shpejt, gjë që do të thotë se prokurorët ose kanë të njëjtin shqetësim me qytetarët e me opinionin publik (ka patur reagime të shumta pas kësaj që u raportua me burim median italiane), ose nxiten e vihen me pahir në presion nga ky shqetësim publik. Ngjarja, në fakt, është nga ato që mund të ndriçohet në harkun e pak ditëve, dhe prokuroria, nëse e ka seriozisht këtë punë, duhet të bëjë pikërisht këtë gjë: t’i thotë publikut shpejt e shpejt se si janë punët. Nuk bëhet fjalë për ndonjë hetim të ndonje vepre penale të rrethuar nga misteri, me prova që s’...
(14)
Të premten e kaluar, para se të shkoja në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, ndalova për të blerë një paqetë cigaresh tek dyqani i lagjes time. Dyqanxhiu më pyeti se për në ç’emision isha nisur dhe se cila do të ishte tema e emisionit. I thashë se po shkoja te emisioni i Pezës dhe se tema do të ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës. “Akoma s'jeni lodhur me telenovelën e presidentit,” m’u përgjigj dhe shtoi: “Diskutoni për hallet e njerzve të thjeshtë si unë, që po i afrohemi falimentimit, se presidenti i ri nuk ka për t'na i zgjidhur hallet tona”. I premtova se, në një mënyrë a një tjetër, do ta adresoja edhe shqetësimin e tij në emision. Për të qenë krejtësisht i sinqertë, duhet të them se, po të mos më kishte mbaruar paqeta e cigareve para emisionit, nuk do të më kishte rënë ndërmend që, gjatë emisionit, të bëja arsyetimin e mëposhtëm rreth lidhjes që ekziston mes zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe halleve të shqiptarëve të thjeshtë. Duke...
(13)
Prej disa vitesh kam munguar në “Opinion”. Sigurisht, për një sërë arsyesh që lidhen në thelb me vrazhdësinë e TV Klanit, si mjet i një propagande të shfrenuar antiopozitare në hapësirën informative. Por sot s’dua të rendis arsyet e mungesës, po arsyen e pranisë sime të enjten mbrëma.Më është forcuar bindja se politika e re që prej kohësh ngulmoj të ndërtoj në krye të Partisë Socialiste, pa dyshim me ngjitjet e zbritjet, arritjet e rëndësishme apo, pse jo, dhe gabimet, përplasjet e pashmangshme dhe jo gjithnjë të frytshme me murin e së shkuarës që rëndom, na rishfaqet përpara si rezistencë e pushtetit të së vjetrës, po edhe si traditë apo rënie në ngasjen e përdorimit të armëve të vjetra në periudha objektivisht të rënda të jetës sonë politike, duhet domosdoshmërisht të ushqehet në vijimësi të pandërprerë me një qasje të re ndaj çdo status-kuoje. Status-kuoja ku kemi qenë më shumë të detyruar se të dëshiruar të mbetemi në segmente të caktuara të rrugës sonë drejt së ardhmes, sidomos...
(2)
Para pak ditësh ndoqa rastësisht një kronikë në televizion mbi punimet e komisionit parlamentar të arsimit. Përveç faktit se disa prej anëtarëve të komisionit dukeshin sikur ishin sjellë aty me zor, ajo që më ngacmoi të shkruaj këto dy rreshta është mënyra se si trajtohet nga Ministria e Arsimit, por edhe më gjerë, koncepti i konfliktit të interesit. Mesamë kujtohet, atë ditë komisioni po diskutonte mbi tekstin e këshilltarit të kryeministrit. Një rast tjetër i përfolur më pas në shtyp ishte përzgjedhja e librit të një drejtuesi të lartë të partive të koalicionit qeveritar. Nuk është qëllimi im të diskutoj këtu mbi cilësinë e këtyre teksteve. Ajo që dua të diskutoj është se unë dhe ndoshta edhe disa nga lexuesit nuk e kemi shumë të qartë se çfarë kuptojnë qeveritarët tanë, si për shembull Ministri i Arsimit, me termin “konflikt interesi”. Konflikti “faktik” i interesit përkufizohet në përgjithësi si një mospërputhje midis detyrave publike dhe interesave private të një zyrtari. Kjo...
(5)
Ka disa vite që Shqipëria është në krizë, e kemi fjalën për krizën ekonomike sepse ajo politike po rezulton bashkëshoqëruese e tranzicionit shqiptar dhe, përderisa nuk e mënjanojnë, do të thotë se askush nuk mendon se ndikon dhe në zhvillimin ekonomik e mirëqenien e jonë, përderisa nuk ndryshojmë. Ka ndër ata që e mohojnë praninë e krizës  ashtu si dhe të tjerë që e trumbetojnë. Veçse janë të rrallë zërat për studimin e saj dhe mënjanimin e pasojave. Ndërkohë, ajo përdoret për tu mburrur ose për të sharë, sipas përkatësisë politike të analistit apo gazetarit dhe politikanit. Në se do të ishte thjeshtë një fantazi e opozitarëve të regjimit, askush nuk duhej të shqetësohej, por nuk ndodh kështu, sepse ajo është e pranishme si në treg ashtu dhe në shtëpitë tona e në jetën tonë të përditshme e vjen përditë duke u thelluar.
(4)
Të mërkurën isha i ftuar në tryezën që organizoi PS-ja me analistë, gazetarë e pronarë të mediave shqiptare rreth reformave që ajo parashikon të propozojë për këtë sektor të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë sonë të brishtë. Një nga shqetësimet që u ngrit në tryezë ishte ai rreth njëanësisë së skajshme të Radio-Televizionit Publik. Dhe unë ofrova në tryezë disa ide për reformimin e tij, të cilat, përmbledhtazi, po i ndaj më poshtë me lexuesit e respublica.al. Radiot dhe televizionet publike, në shumicën dërrmuese të vendeve, financohen kryesisht me paratë e taksapaguesve. Kjo sepse, si shumë shërbime të tjera që ofrohen nga shteti, ato konsiderohen si të mira publike (të mirat publike ose nuk ofrohen dot nga privatët, ose nuk janë fitimprurëse për ta). Por në disa vende, radio dhe/ose televizione publike financohen në mënyrë vullnetare nga vetë publiku. Kështu për shembull, në SHBA, radioja dhe televizioni publik, ndërkohë që nuk i ndërpresin programet me spote publiçitare (...
(7)
Umberto Bossi ka qënë deri para pak ditësh udhëheqësi “plot’hir” dhe i padiskutueshëm i partisë Lidhja e Veriut (Lega Nord) në Itali. Një ndër shtyllat e forta të aktivitetit politik të partisë Lega Nord ka qënë lufta ndaj korrupsionit dhe përqëndrimit të pushtetit qëndror në Romë. “Roma ladrona” (Roma hajdute) ishte bërë një shprehje e përditshme në gojën e çdo mbështetësi të Lega-s. Mjaft votues shikonin tek Lega një mënyrë për të luftuar korrupsionin e madh me natyrë “jugore italiane” e madje, nëse kjo luftë do të ishte e pafrytshme, një mundësi ndarjeje përfundimtare nga shteti italian për të krijuar shtetin fantomatik padan. Kur plasi skandali korruptiv i kësaj partie dhe kur dolën fakte të abuzimeve të Bossi-t dhe familjes së tij pati një thyerje të madhe të kohezionit të kësaj partie dhe një zhgënjim të elektoratit të saj, bashkë me një turbullim ndjenjash kundrejt udhëheqësit. Disa “kocka të forta” e mbrojnë akoma, të tjerë kërkojnë me ngulm largimin e tij. Fakte skandaloze...
(5)
Më 22 Prill, me rastin e Ditës së Tokës, kryebashkiaku Basha u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të përdorin sa më pak makinat, pasi në këtë mënyrë do ndihmonin në uljen e nivelit të ndotjes që ka sot kryeqyteti. Basha tha se qytetarët duhet të përdorin mjete alternative për transport, duke përmendur ecjen në këmbë, biçikletat dhe transportin publik. Natyrisht që me transport publik vetëm për momentin duhet të kemi parasysh autobusët, pasi së shpejti do të kemi linjë tramvaji. Në pamje të parë thirrja është korrekte, pasi kështu jo vetëm që qyteti do ndotej më pak, po edhe qytetarët do bënin jetë më aktive e të shëndetshme. Por nëse e shohim këtë thirrje (në pamje të parë të natyrshme) në raport me situatën e trafikut dhe sidomos të gjendjes së transportit urban në Tiranë, atëherë thirrja e Bashës duket së paku qesharake. Që zoti Kryebashkiak jeton në Tiranë e dimë. Dimë gjithashtu se për lëvizjet e tij nuk përdor as biçikletë e as (larg qoftë) transportin publik. E shumta mund të...
(9)
Në numrin e të dielës të “Gazetës Shqiptare” ishte një shkrim i Dritan Hilës me titull ‘Dy fjalë për jetën e amshuar’, e në të flitej dhe lidhur me varrezat. Ai e kishte marrë ngacmimin për të bërë këtë shkrim nga një nismë e Bashkisë së Tiranës për të reformuar administrimin e varrezave. Shtypi ka folur për këtë nismë, madje është nënvizuar me të madhe një objeksion i Komunitetit Mysliman ku, kështu është raportuar, nuk bien dakord me varrimin mural për arsye të dogmës së tyre fetare. Hila nuk kishte shkruar kuturú. Ai kishte bërë një shtrim të mirë të problemit, dhe një përshkrim të mirë të situatës. Nuk kuptohej për cilat varreza e kishte fjalën, por ato që thoshte janë çfarë unë pashë me sytë e mi në varrezat e Sharrës, ku shkova për të bërë një këqyrje gazetareske. Kryeministrat shqiptarë, por dhe kryetarët e Bashkisë së Tiranës, mburren prore me veprat që bëjnë. E kemi dëgjuar Kryeministrin të mburret me mijëra kilometra rrugë që qeveria e tij ka bërë deri në zonat më të thella...
(3)
Liria e shtypit në Shqipëri bën përsëri hapa mbrapa. Jemi të parafundit në rajon, duke lënë vetëm Maqedoninë poshtë nesh. Konstatimi bëhet nga raporti më i ri i organizatës Freedom House. Parë nga larg, kjo renditje në honin e lirive të shtypit në Ballkan duket një paradoks: Shqipëria, Tirana, zien me media televizive dhe shtyp të shkruar. Të bësh një shëtitje në rrugët kryesore të kryeqytetit shqiptar, makinat me logot e televizioneve, ia kalojnë në numër çdo biznesi tjetër privat. Nuk sheh të tilla as për akullore, as për banka, as për prodhime farmaceutike…Një ditë shiu, në sheshin “Italia”, qëndronin të parkuara në pritje të një lajmi 5 makina të televizioneve të ndryshme. Çfarë po bën Shqipëria? Prodhon kaq shumë lajm? Ka kaq shumë gazetarë? Të bësh një kalim të shpejtë në Tv me telekomandë dhe të ndalesh në një kioskë që shet gazeta vë re një lulëzim të paparë. Por kjo nuk është shenjë e lirisë së shtypit, apo e kërkesës së tregut për informacion. Kjo situatë është rezultat i...
(8)
Jam i bindur që arsimimi i lartë sot konsiston në  indoktrinim në masë, master në "Teknika Korrupsioni Bashkëkohore", luftë me pedagogun për notën tënde, stres kolektiv, garanci për papunësi, harxhim lekësh, harxhim kohe, trashje trush etj etj etj....dhe po jua shpjegoj përse: Jeni 21 vjeç, sapo jeni diplomuar në Universitetin "Xhaxhi Enveri" (sot "Teta Demokracia") me mesatare 10, flamur me yll dhe lotët e gëzimit të mamës dhe babës. Pastaj i keni futur një specializim që ju e quani master, dhe keni ristudiuar shumë herë lëndë që i keni studiuar më pare (duke mësuar përmendsh nocione të shkruara mbi libra të lodhur, shpesh herë mediokër, të botuar falë tezave të studentëve të viteve më parë). Edhe 2 vite të tjera dhe gjendeni 23 vjeç me të ashtuquajturën "diplomë” në xhep. Nëse prindërve tuaj u ka ngelur akoma ndonjë qindarkë në xhep, në këtë pikë i fusni edhe një master 5000 euro (që mbase na hyn në punë me kohët që kanë ardhur) dhe pastaj o burra të bëjmë ndonjë stazh ku nuk...
(4)
Në harkun e një jave, qëkurse bëri publike autokandidaturën e tij në studion e Sokol Ballës, Fatos Nano e mori mesazhin. Cinik, të drejtpërdrejtë dhe mesa duket, të paapelueshëm. Pas asaj daljeje televizive, ku shpalosi dëshirën e tij presidenciale, ish-kryeministri takoi të nesërmen kreun e LSI, Ilir Meta, në fundjavë ambasadorin amerikan Arvizu, të martën Sali Berishën dhe të enjten, Edi Ramën. Pra, mori kontaktin e premtuar me të gjithë personazhet që, gjatë kësaj vere, do të vendosin se cili do të jetë bujtësi i ardhshëm i Pallatit të Brigadave. Edhe nëse do ta shtrydhte të gjithë rezultatin e këtyre takimeve në një enë të vetme, zor se do të mbushej me të një gotë e vogël uji. Megjithëse Ilir Meta njohu kontributin e tij politik, megjithëse Arvizu tha se pëlqente qëndrimin e Nanos ndaj 21 janarit, megjithëse Sali Berisha pranoi të dëgjojë ambicien e tij të përsëritur për postin e kreut të shtetit dhe megjithëse Rama me Ruçin ndenjën dy orë në takim me të (diçka e paprecedentë që...
(12)
Në një opinion të Ermal Hasimes, të titulluar “Shqipëria pas 10 vjetësh” (ribotuar në respublica.al – http://www.respublica.al/permbajtje/2012/4/25/shqiperia-pas-10-vjetesh ), autori arrin në përfundimin që, nëse duam të përllogarisim ndryshimin pas 10 vjetësh, do të duhet t’i heqim sytë nga drejtuesit e vitit 2022 dhe t’i kthejmë sytë nga votuesit e vitit 2022. Thënë më shkoqur, Hasimja mbron tezën se, pas 10 vjetësh, gjërat mund të ndryshojnë për mirë në Shqipëri, në qoftë se votuesit ndryshojnë për mirë. Por si do të jenë votuesit e atëhershëm? Meqënëse viti 2022 nuk përkon me zgjedhje të pritshme (Kushtetuta parashikon zgjedhje parlamentare një herë në 4 vjet), po mundohem t’i përgjigjem pyetjes së mësipërme duke e afruar një vit horizontin e parashikimit.   Në qershorin e vitit 2021 (në qoftë se nuk zhvillohen zgjedhje të parakohëshme deri në atë kohë), i bie të zhvillohen zgjedhje për Kuvendin e Shqipërisë. Duke mbajtur parasysh prirjet demografike, kur të zhvillohen ato...
(17)
Teksa ishte përgjigjur në pyetjen e 24 të pyetësorit të gazetarit Mustafa Nano, publicisti Ardian Klosi nga shtatori i vjetëm e kishte definuar qartë konceptin e vdekjes. Nëse kishte frikë nga vdekja, Klosi kishte thënë: “Aspak, vetëm se do të doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim. Nuk kam frikë nga vdekja, të ikësh i qetë nga kjo botë, duhet të jetë një bekim”. Pjesa dytë e fjalisë është dhe fjala e mbramë, të cilën Klosi e shkroi në formë mesazhi për gruan e tij. Ky formulim është analiza e fundit e Ardian Klosit dhe kumti se në shoqërinë shqiptare njerëzit mund ta kenë një fat të tillë. Jo për shkak të përcaktimit personal, por për shkak se, duke mos dalë nga korniza, shoqëria shqiptare ende po vazhdon të paraqesë rrezik për individin, ku ai nuk mund të shfaqet dhe ku është shënjestër e mediokritetit të pushtetit e mbase edhe shoqërisë në përgjithësi. Ai iku nga kjo botë duke lënë peng dëshirën e tij për një bisedë me Gjergj...
(2)
Një mision të tillë projektligji arsimor, që po diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, do ta garantojë, më së pari, nëpërmjet përcaktimit më të mirë të mundshëm të qëllimeve të tij, të kuptimeve themelore që, të rrjetëzuar mes tyre dhe të ndërvarur nga qëllimet, formësojnë strukturën dhe ndikojnë efikasitetin/efiçencën e funksionimit të elementëve të sistemit, vetë cilësinë e formimit të qytetarit. Kjo marrëdhënie merr formë dhe bëhet e prekshme nga plotësimi i kërkesave të parimeve të së drejtës për arsim. Është kjo bërthamë kuptimesh bazë që meriton vëmendjen dhe kujdesin e hartuesve, për të na ofruar një ligj modern; njëherazi, fokus i analizës për reflektim në fazën e shqyrtimit. Nëse më parë kemi publikuar argumentet për përmirësimin e qëllimeve të sistemit dhe të dy kuptimeve themelore, të kurrikulit kombëtar dhe kompetencës themelore, objekti i këtij shkrimi janë parimet e përgjithshme dhe grupi i kompetencave. Parë në tërësi dhe nga këndshikimi...
(3)
Prindër, Nëse libri që po lexojmë nuk na zgjon, si një grusht mbi kokë, përse e lexojmë atëherë? Kemi nevojë për  libra që na godasin si fatkeqësia, që na turbullojnë thellësisht, si vdekja e dikujt që duam më shumë se veten, si një vetëvrasje. Një libër duhet të jetë si një çekiç, për të thyer detin e akullt brenda nesh. (F. Kafka). I pat rënë këmbanave z. Ardian Klosi në një artikull të tijin “63.000 mediokritet” për  problematikën e abetares së papërshtatshme me autor M.Gjokutaj, Sh. Rrokaj. E njëjta Abetare po përdoret dhe sivjet. Për fajin tonë, këtë abetare e morëm në dorë vetëm pak ditë para se vajza jonë të fillonte shkollën. Kur e përfunduam, megjithëse në të asgjë poetike nuk gjetëm, na erdhën  ndër mend disa vargje nga Nazim Hikmet: “Mos jeto në këtë jetë si të ishe me pushime/ Besoji grurit, detit, tokës/ por mbi të gjitha, besoji njeriut/ Duaj rërën, makinën, librin/ por mbi të gjitha duaj njeriun”. Në emër të këtyre dy dashurive, njeriut së pari,  e...
(38)
Sikur ta kisha në dorë, do t’i ndaloja të gjithë të flisnin për vetvrasjen e Ardian Klosit. E do t’i ftoja të flisnin për Ardianin, ashtu si ai ka qenë, ashtu si e kanë njohur, për atë që ai ka bërë në lëmin e kulturës shqiptare. Sigurisht, në fund unë e di që askush s’ka për t’ma vënë veshin, e di se të gjithë do të rrëmojnë me zell në gjestin e vetvrasjes për të zbuluar një hiç (e çfarë tjetër mund të zbulohet duke mihur në një gjest të tillë?), por shpresoj që të bëjnë edhe tjetrën, të flasin për Ardian Klosin. Dani ishte i ndrojtur, i brishtë, i pambrojtur, i padjallëzuar. Ishte mbi të gjitha i ndershëm, dhe kjo frazë e fundit është nga ato që mund të thuhet për fare pak vetë në këtë Shqipërinë tonë. Ishte njimend i ndershëm. Dhe nuk ishte i ndershëm për një standard moral, por ishte i ndershëm – kështu më është dukur mua – për një fakt visheral; dhe njerëzit, tw cilwve ndershmëria u del nga rropullitë, janë edhe lehtësisht të manipulueshëm; janë të tillë se ata nuk dinë të...