-
Nja dy vjet të shkuara, bashkë me një grup miqsh e dashamirësh, krijuam një rrjet të hapur “on line” ku zumë të diskutojmë çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Megjithëse shpesh e quajmë edhe “Forum”, ndoshta këtë emër nuk e meriton tamam, pasi përgjithësisht diskutimet bëhen në një rrjet të hapur, kohë pas kohe emra fillestarë largohen, emra të rinj hyjnë, disa i ndjekin diskutimet pa ndërhyrë, por vetëm duke i përdorur si burim informacioni...
-
Objeksionet e ODHIR-it kundër verifikimit elektronik të zgjedhësve dhe numërimit elektronik të votave, me argumentin se nuk janë të realizueshme, rrezikojnë ta kthejnë reformën elektorale në një pemë pa kokrra, një një “pemë gjasme” të madhe për vogëlsinë e këtij vendi, rrjedhimisht në një tallje të paparë me konsensusin e dy partive të mëdha, që po punojnë së bashku prej disa muajsh në këtë kantier të minuar nga hilera dhe pabesi të llojllojshme, duke nxjerrë në dritë një produkt...
-
Nga mënyra sesi Kryeministri Berisha reagoi pas rekomandimit të ODIHR-it lidhur me numërimin elektronik, të krijohet përshtypja se ai mezi e ka pritur një rekomandim të tillë. Në të kundërt, në emër të etikës së konsensusit, edhe mund të kishte heshtur. Një rekomandim i tillë, edhe pse erdhi prej ODIHR-it, edhe pse frymëzohej nga një standard, shkonte përkundër klimës së besimit për të cilin ka nevojë opozita. Nuk ka dyshim se besimi i opozitës është shumë më i rëndësishëm se rekomandimi i...
-
Shumë fjalë janë thënë, shumë do të thuhen për baballarët e vrarë e të sharë prej pushtetit shtypës e kriminal, po ndër to vetëm një është e vërteta – ata ranë martirë të thirrjes për drejtësi, dëshmorë të mosdorëzimit, të besimit se asnjëri prej atyre që zdërhallen mbi gjakun e djersën e popullit nuk mund të pretendojë të drejtojë në emër të të njëjtit popull.
Edhe pse ajo demonstratë u thirr nga drejtues që me sa duket s’mëtojnë gjë tjetër pos të njëjtin pushtet me të njëjtat...
-
Pat shkruar një herë Suzan Zontag, filozofe e shquar amerikano-hebreje e shekullit të shkuar: “Sëmundja është ana e errët e jetës, qytetaria më e rëndë e saj. Të gjithë ata që kanë lindur kanë qytetari të dyfishtë; atë të mbretërisë së të shëndoshëve dhe atë të mbretërisë së të sëmurëve. Sido që ne të gjithë parapëlqejmë të përdorim vetëm pasaportën e mirë, herët a vonë secili prej nesh është i detyruar, të paktën për një farë kohe, të quhet qytetar i asaj mbretërie”.
Sëmundja është...
-
Në një shkrim të para dokohshëm, Ermal Hasimja i bënte një analizë gjendjes politike të Shqipërisë, duke u munduar të parashikojë zhvillimet që do të sjellë dhjetëvjeçari i ardhshëm. Në thelb, argumenti i z. Hasimja është ky: 1) trashëgimia politike e tranzicionit krijon një inerci të pandryshueshmërisë së sistemit politik; 2) politika aktuale përfaqëson denjësisht popullin shqip-tar, sepse populli ka nivel të ulët; 3) konsolidimi institucional dhe ndikimi i ndërkombëtarëve nuk mund të...
-
Katër ditë pasi në media vërshoi lajmi i një darke të vonë, mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, pasionet që ai prodhoi nuk janë shuar ende. Ato mbeten të forta dhe në shumë raste diametralisht të kundërta. Megjithatë, përmes këtij debati popullor që ka pushtuar blogjet e internetit dhe kafenetë e Tiranës, po bën gradualisht udhë me bërryla, ideja se në fund të fundit po konsumohet me vonesë, ajo lëvizje e detyruar, që i nevojitet prej vitesh të majtës, për të krijuar një masë kritike votash, që do ta...
-
Javash-javash dhe si pa u ndier, po i afrohemi vitit elektoral, që do t’i mbushë sërish ekranet e televizorëve me debate e përballje palësh, ku njerëzia do t’u duhet të përpiqen të ndajnë shapin nga sheqeri, të mirin nga i ligu, të vërtetën nga e rrema. Mirëpo vit pas viti e fushatë pas fushate, po vë re se cilësia e debateve dhe e një takëmi debatuesish, sa vjen e bën teposhtë. Jo se kam shpresë se mos ndryshoj botën, por sidoqoftë për të bërë detyrën time ndaj opinionit, po...
-
Takimi Rama – Meta është vërtet shumë i vështirë për t’u komentuar. Do ta quaja një sfidë për opinionistët, madje do të kisha çelur konkurs për të dhënë çmim për komentin më të goditur. Kjo sepse ai të mbush me kundërthënie të atilla, saqë nuk të lë ta çosh një ide deri në fund pa u penduar për ato që po shkruan. Të vjen t’i fshish e të shkruash të kundërtën. Kuptohet, më shumë se sa takimi te Rogneri, pështjellimin ta krijon takimi i fshehtë te Gjiri i Lalëzit, te shtëpia e...
-
Sikur të na kërkohej një titull për telenovelën e diplomës false të Bossi-t junior, ajo mund të ishte “Shërbimi i madh i një idioti”. Idioti Renzo ishte fati ynë. Sepse, asgjë më shumë se subjekti i tij, asgjë më mirë se diskreditimi që erdhi prej diplomës së tij, nuk do t’i shërbente denoncimit të njërës prej strukturave më kriminale të tranzicionit tonë: mafies universitare.
Ka me qindra ngjashmëri në superstrukturë, në modalitete, në mentalitet dhe pasoja, të cilat bëjnë që...