Kryhet me sukses transplanti i parë i zemrës së modifikuar gjenetikisht

Postuar në 11 Janar, 2022 09:39

Zemra e modifikuar gjenetikisht e një kafshe u transplantua për herë të parë me sukses te një njeri. Pacienti është 57-vjeçari David Bennett, i cili ishte skualifikuar si përfitues i një transplanti me procedurë standarde. Organi i ri në trupin e tij është zemra e një derri, e modifikuar gjenetikisht. Rasti provon se një procedurë e tillë mund të rezultojë me sukses në trupin e një njeriu, pa u refuzuar nga ky i fundit. Një operacion i tillë ngjall shpresat për shpëtimin e jetës së mijëra pacientëve nëpër botë, shkuan New York Times.

Rreth 11 mijë amerikanë janë çdo vit në listën e pritjes për transplanted he vetëm 6 mijë prej tyre arrijnë t’i nënshtrohen kësaj procedure.

Operacioni në fjalë njihet si ksenotransplant dhe është kryer në Merliend nga dr. Muhammad M. Mohiuddin.

Për shkak te pacienti në fjalë nuk përmbushte kriteret e një transplanti standard, FDA autorizoi kryerjen për herë të parë të procedurës së re, në natën e ndërrimit të viteve.    

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.