Afrika e Jugut kërkon çelësin e qelisë së Mandelës

Postuar në 27 Dhjetor, 2021 15:42

Afrika e Jugut po përpiqet të pengojë nxjerrjen në ankand të çelësit të qelisë ku vuajti për shumë vite Nelson Mandela. Çelësi i qelisë së burgut Robben Island në Cape Town pritet të dalë në ankand më 28 janar në Nju-Jork, si pjesë e një grupi relikesh të Mandelës.

Shumica e objekteve që dalin në ankand janë siguruar nga anëtarët e familjes së Mandelës për të mbledhur fonde për një muze dhe kopsht, që është planifikuar të ndërtohet rreth varrit të tij. Ndërsa çelësi po shitet nga ish-roja e burgut, i cili u bë miku i Mandelës.

Ministri i Sportit, Arteve dhe Kulturës, Nathi Mthethwa, thotë se është e paimagjinueshme që çelësi të nxirret në ankand pa konsultim me autoritetet në Afrikën e Veriut. Për më tepër, sipas tij, kjo bëhet akoma më e rëndë për vetë simbolikën që ka çelësi.

Ky çelës i përket popullit të Afrikës së Jugut nën kujdesin e Muzeut të Ishullit Robben dhe Shtetit të Afrikës së Jugut. Nuk është pronë personale e askujt. Çelësi duhet t'u kthehet pronarëve të tij të ligjshëm me efekt të menjëhershëm dhe ky ankand duhet të ndalet", tha Mthethwa.

33 objektet që do të dalin në ankand përfshijnë një nga këmisha shumëngjyrëshe të Mandelës, dhurata nga ish-presidentët amerikanë Barack Obama dhe George W Bush, si dhe sende të nënshkruara nga Mandela dhe vepra arti.

Çelësi i qelisë është një nga tre artikujt e nxjerrë në shitje nga Christo Brand, roja e burgut Robben Island.

Brand ka çuar në ankand edhe një draft të kushtetutës së Afrikës së Jugut mbi të cilën Mandela kishte shkruar dhe një biçikletë që e përdorte për t’u stërvitur në qeli.

"Çelësi simbolizon më të keqen dhe më të mirën e njerëzimit," thotë Arlan Ettinger, president Ankandeve Guernsey’s.

Çelësi e mbylli zotin Mandela për kundërshtimin e tij ndaj shtypjes racore dhe kjo ishte e tmerrshme. Çelësi gjithashtu e liroi dhe ai u kthye nga i burgosur në president i Afrikës së Jugut dhe u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën. Duket me vend fakti që çelësi tani mund të përdoret për mbledhjen e fondeve për të krijuar një memorial pranë varrit të Mandelës”, argumenton ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.