Zbulohet embrioni i një dinosauri 72-milionë vjeçar

Postuar në 22 Dhjetor, 2021 16:28

Një studim i ri mbi një embrion 72-66 milionë-vjeçar, i gjetur brenda një veze të fosilizuar dinosauri, hedh dritë mbi lidhjen midis sjelljes së zogjve modernë dhe dinosaurëve. Embrioni, i quajtur Baby Yingliang, u zbulua në shkëmbinjtë e Kretakut të Vonë të Ganzhou, në Kinën jugore dhe i përket një dinosauri theropod pa dhëmbë, ose oviraptorosaur.

Ndër embrionet më të plota të dinosaurëve të gjetur ndonjëherë, fosili sugjeron që këta dinosaurë zhvilluan qëndrimin në një pozicion të ngjashëm me atë të zogjve para daljes nga veza. Shkencëtarët thonë se ky qëndrim është unik në raport me embrionet e njohura të dinosaurëve – koka shtrihet poshtë trupit, me këmbët në të dyja anët dhe shpinën e përdredhur përgjatë skajit të hapur të vezës. I panjohur më parë tek dinosaurët, ky qëndrim është i ngjashëm me atë të embrioneve moderne të shpendëve.

Tek zogjtë modernë, një pozicionim i tillë është sjellje e kontrolluar nga sistemi nervor qendror dhe kritike për suksesin e çeljes së vezës.

Të udhëhequr nga shkencëtarët nga Universiteti i Birminghamit dhe Universiteti i Gjeoshkencave të Kinës (Pekin), ekipi hulumtues në Kinë, Britani dhe Kanada i publikoi gjetjet e tij në iScience.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.