Franca i thotë "Jo" bojkotit diplomatik ndaj Kinës

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 13:14

Franca nuk do t’i bashkohet bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2022, të propozuar nga dissa vende përëndimore. Ministri i Arsimit të Francës, Jean – Michel Blanquer ka dhënë njoftimin, që është pasuar nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm, Jean – Yves Le Drian që ka bërë të qartë se Parisi do të kërkojë një qëndrim të përbashkët të BE-së në këtë drejtim.

Duhet të jemi të kujdesshëm për lidhjen mes sportit dhe politikës. Sporti është një botë më vete dhe ka nevojë të mbrohet nga ndërhyrja politike. Nëse jo, gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe mund të përfundojë në asgjësimin e çdo lloj konkurence

është shprehur ministri i Jashtëm francez.

Propozimi për bojkot diplomatik të Kinës u bë para pak ditësh nga SHBA dhe u mbështet nga aleatët e vet si Australia, Kanadaja dhe Britania, me pretendimin se Kina abuzon me të drejtat e njeriut në rajonin e ujgurëve msylimanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.