Zvicra miraton kapsulën e vdekjes

Postuar në 07 Dhjetor, 2021 15:16

Një pajisje që lehtëson vdekjen në rastet e vetëvrasjes së asistuar është miratuar në Zvicër.  Sarco Suicide Pod është një kapsulë portative e ngjashme me arkivolin dhe me dritare. Metodat konvencionale të vetëvrasjes së asistuar deri tani përfshinin një substancë kimike. Shpikësi Philip Nitschke i Exit International thotë se kapsula i jep mundësinë personit që ka vendosur t’i japë fund jetës ta bëjë këtë në një mënyrë sa më të paqtë.

Pajisja aktivizohet nga brenda dhe mund t'i japë personit opsione të ndryshme për vendin ku dëshiron të jetë në momentet e tij të fundit. Për të pasur akses në këtë pajisje, kandidati duhet t'i përgjigjet një ankete në internet që ka për qëllim të provojë nëse ai po e merr vendimin me dëshirën e tij. Ata që kalojnë testimin, u jepet një kod aksesi. 

Me hyrjen brenda, personi që ka zgjedhur vetëvrasjen e asistuar shtyp një buton që do të fillojë procesin e lëshimit të azotit, gjë që do të ulë nivelin e oksigjenit brenda kapsulës nga 21 për qind në 1 për qind. Kjo do ta bëjë atë euforik. I gjithë procesi zgjat 30 sekonda. “Vdekja ndodh përmes hipoksisë dhe hipokapnisë, përkatësisht privimi nga oksigjeni dhe dioksidi i karbonit. Gjithçka ndodh në mënyrë shumë paqësore”.

Në vitin 2020, rreth 1 300 njerëz zgjodhën vetëvrasjen e asistuar në Zvicër, pothuajse të gjithë përmes pentobarbital natriumit të lëngshëm, i cili e fut pacientin në koma të thellë përpara se ta vrasë. Vetëvrasja e asistuar është e ligjshme në Holandë, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Kanada. Kapsula e vdekjes pritet të jetë funksionale në vitin 2022. Kompania ka bërë tre prototipe, por njëri prej tyre u skualifikua si "estetikisht jo i këndshëm". Çmimi i këtij shërbimi nuk është bërë ende publik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.