Biden do të kërkojë një mandat të dytë

Postuar në 23 Nëntor, 2021 14:38

Presidenti amerikan, Joe Biden, synon një mandat tjetër pas përfundimit të të parit. Pikëpyetjeve të ngritura shpesh lidhur me një mandat të dytë, duke u nisur kryesisht nga mosha e presidentit, u ka dhënë përgjigje sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

"Ky është qëllimi i tij", u tha Psaki gazetarëve, duke konfirmuar raportimet sipas të cilave Biden u ka thënë këshilltarëve dhe stafit se planifikon të kandidojë përsëri në 2024.

Konfirmimi vjen vetëm pak ditë pasi “Washington Post” dhe më pas Politico botuan raportime lidhur me kandidaturat e mundshme nga gjiri i demokratëve për presidencialet 2024.

Planet e Biden për një mandat të dytë mund të ndryshojnë përgjatë dy viteve të ardhshme, por burime pranë presidentit kanë pohuar që kur ai mori detyrën në janar se do të bënte fushatë për një mandat të dytë.

Megjithatë, rikandidimi u vu në dyshim nisur nga mosha e Biden dhe popullariteti i tij në rënie në javët e fundit.

Në merr një mandat të dytë, në fund të tij Biden do të jetë 82 vjeç. Ai është presidenti më i madh në moshë në historinë e Amerikës.

Sondazhet e tregojnë të dobësuar imazhin e tij për shkak të pakënaqësisë me ekonominë dhe në veçanti me rritjen e çmimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.