Dashuri e verbër për të varfrit në Parlament

Postuar në 15 Nëntor, 2021 13:30

Parlamenti po diskuton sot projektbuxhetin e vitit 2022. Sipas këtij të fundit, i cili ka marrë dritën jeshile të komisioneve parlamentare, të ardhurat parashikohen në nivelin 536.8 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

Kryeministri Rama tha se ky është buxheti që plotëson nevojat e çdo shtrese sociale. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilësoi buxhetin e ri një tjetër mjet për ta vënë shtetin në shërbim të klientëve të qeverisë. 

Qytetarët mbeten të braktisur sepse asnjë nuk është parashikuar për ta, se po menduan për ta rrezikojnë që vitin e ardhëm të mos japin 113 milionë euro që kanë përcaktuar për klientët e tyre. Për një grusht njerëzisht, 5 ose 6 maksimumi. 113 milionë euro, pesë herë më i lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve, 5 herë më shumë të dashur pensionistë, do i marrin oligarkët. 113 milionë euro ose të nderuar familje në nevojë, ju dhjetëra mijë që ju mbajnë në skemën e ndihmës ekonomike, e ju të flakur nga kjo skemë, kjo shumë për PPP-të e klientëve, është tre herë më e lartë se fondet vjetore që ndahen për familjet në nevojë”.

Kreu i qeverisë dhe ai i PD-së u përplasën edhe për shifrat e varfërisë në vend. Të dy i referohen Eurostatit me shifra të ndryshme për numrin e të varfërve në vend.

Ndërsa fletët e printuara që ua sjellin deputetëve këtu e u kërkojnë të votojnë, nuk reflektojnë asnjë prej halleve të qytetarëve. 51 për qind është shifra e Eurostat që tregon përqindjen e bashkëqytetarëve shqiptarë në rrezik varfërie apo përjashtimi social, dy herë më lartë se mesatarja e Europës”, tha Basha.

Ndërsa sipas kreut të qeverisë, situata është tjetër.

Në kohën tuaj varfëria ishte mbi 40%, sot renditet në një grup me Turqinë 22.4, Letonia 22.9, Shqipëria është 23%, Serbia është 23.2, Rumania 23.8 dhe Mali i Zi 24.5. Këto janë shifrat e Eurostat. Pse thua 40%, pse nuk thua 100%, bëhu edhe vetë i varfër meqë nuk e ke problem ta bësh. Por e vërteta është kjo”, tha Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.