Ngjarjet e 2018-ës në Shkup i bllokoi James Mattis. Tsipras i kërkoi Zaevit zgjedhje të reja

Postuar në 11 Tetor, 2021 11:54

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar gjatë një interviste dhënë gazetës greke “Kathimerini” se në rajon vazhdojnë të veprojnë aktorë të tretë joperëndimorë të cilët po përdorin njësi apo forca vendase.

Ka lojtarë jashtë rajonalë. Ne e ndjemë ndikimin e tyre sidomos pas vitit 2018 dhe referendumit për emrin. Ne dëshmuam emergjencën e menjëhershme të portaleve që bënin thirrje se “nuk ka nevojë të jemi anëtarë të NATO-s, as të BE-së. Morëm ndihmë nga NATO në këtë drejtim. Në shtator të vitit 2018, ekspertë të Pentagonit erdhën në Shkup me ish-sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis për të ndihmuar në menaxhimin e ndikimeve malinje. Në përgjithësi, lojtarë jashtë rajonalë po e zhvillojnë këtë propagandë politike përmes njësive rajonale

ka thënë Pendarovski.

Ai ka zbuluar edhe një prapaskenë bizare për arritjen e Marrëveshjes së Prespës që u nxit nga ish-kryeministri Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Pendarovski ka rrëfyer se në takimin e Davosit ka qenë Tsipras që ka këmbëngulur për një marrëveshje. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev iu përgjigj se nuk kishte shumicën prej 80 deputetësh nga 120 që ka Parlamenti.

Dhe Tsipras i tha:  Pse nuk shkon në zgjedhje të reja dhe merr shumicën?

Një kërkesë ofensive nga drejtuesi i një shteti të huaj, që zbulon se ish-kryeministri grek ka qenë i vendosur t’i jepte fund njëherë e mirë një debati ndërkombëtar 30 vjeçar si ai për emrin e Maqedonisë. Diskutimi ka vazhduar në një mënyrë të tillë që evidenton dinakërinë e Tsipras dhe një lloj naiviteti të Zaev.

Është thuajse e pamundur për dikë në Maqedoni që të marrë shumicë me 2/3-at në çfarëdo lloj zgjedhjesh. Kur Kiro Gligorov ishte kandidat në vitin 1994 ai mori një shumicë prej 2/3-ash në strukturën politikë të kohës, por vetëm sepse oppozita bojkotoi raundin e dytë. Edhe me Gligorovin legjendar nuk do ja dilnim dot. Si t’ia bëj?

ka pyetur Zaev për të marrë përgjigjen e ftohtë të Tsipras që e kishte hedhur grepin:

Kjo është përgjegjësia jote. Unë vetëm po pyesja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.