Ish-presidenti francez dënohet me 1 vit burg

Postuar në 30 Shtator, 2021 14:52

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me 1 vit burg, pasi u shpall fajtor për financimin ilegal të fushatës së tij elektorale në 2012. Akuza ndaj Sarkozy ishte se ka shpenzuar rreth 22.5 milionë euro - gati dyfishi i shumës maksimale që lejon ligji - për fushatën e tij të rizgjedhjes në 2012, kur humbi përballë Francois Hollande.

Sipas akuzës të cilës i referohet France 24, Sarkozy ishte në dijeni se shpenzimet e fushatës - të cilat janë rreptësisht të kufizuara sipas ligjit francez - po i afroheshin maksimumit të lejuar dhe ai ka injoruar paralajmërimet e kontabilistëve të tij për këtë çështje.

Bashkë me Sarkozy janë dënuar edhe 13 persona të tjerë, të përfshirë në fushatë, të cilët janë gjetur fajtorë për financim të paligjshëm të saj.

Ish-presidenti i Francës do ta apelojë vendimin, por ndërkohë ai po hetohet edhe për akuzan e financimit të fushatës presidenciale të 2007-s nga ish-lideri libian Muamar Gaddafi dhe për ndikim në rastet që lidhen me aktivitetet e tij këshilluese në Rusi. Hetimi në fjalë synon të zbulojë nëse ai "u angazhua në aktivitete të lobimit potencialisht kriminal" në emër të oligarkëve rusë.

Sarkozy u tërhoq nga politika aktive në vitin 2017, por ende po luan rol në prapaskenë. Mediat franceze kanë raportuar se ai është i përfshirë në procesin e zgjedhjes së një kandidati konservator përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë vitin e ardhshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.