Assad shfaqet në Moskë për herë të parë që nga viti 2018

Postuar në 15 Shtator, 2021 03:11

Moska mbetet streha më e sigurtë për presidentin sirian Bashar al-Assad pas thuajse 10 vjet lufte civile në Siri. Ai është shfaqur dje në Kremlin, në krah të patronazhistit të tij, presidentit rus, Vladidmir Putin, në një takim të parë mes tyre që nga viti 2018. Putin ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë mesazhin e qartë ndaj SHBA dhe Turqisë se forcat e huaja pa mandatin e OKB-së në Siri, janë aktualisht problemi kryesor për këtë vend.

Ato minojnë aftësinë tonë për të përdorur përpjekjet më të mira tonat në konsolidimin e vendeti dhe rindërtimin e tij në një ritëm që do të ishte i mundshëm nëse qeveria legjitime do të kontrollonte të gjithë territorin

ka thënë ai.

Ka disa mendime mbi atë që ndodh në terren në Siri. Rusia dhe Damasku pretendojnë se kontrollojnë 90% të territorit, por raporte ndërkombëtare flasin për 70% të territorit, një dallim ky që jep të kuptojë mirë arsyet e paqëndrueshmërisë së Sirisë.

Rusia ia ka dalë deri më tani në dy objektiva kryesorë: të ndalojë rënien e Assad dhe eventualisht shpërbërjen e Sirisë si dhe të neutralizojë forcën e militantëve islamikë që ishin edhe mjet politik i synimeve të huaja. Brenda kësaj suaze Rusia pajtohet me Turqinë për pragmatizëm, pasi shpërbërja e Sirisë do të aktualizonte një politikë kurde në rajon, ndërkohë që Ankaraja ka gjetur momentin për të ndjekur synimet e veta përmes një forme pushtimi që mbulohet me nevoja sigurie kufitare. Për Assad prezenca në Moskë është një garanci, por deri diku edhe sukses, pasi prej disa kohësh në Perëndim nuk po merren më me të dhe çështja siriane është tashmë një trashëgimi e të ashtuquajturës Pranverë Arabe, plagët e së cilës po trajtohen ende.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.