Investimi më i gabuar, ai që nuk është bërë. Teknologjia po e shndërron shoqërinë

Postuar në 07 Gusht, 2021 14:22
Intervistoi: Monica Greig

 

Polimathi i Sillicon Valley, Marc Andreessen, një sipërmarrës i njohur në të njëjtën kohë, flet në një intervistë për “Bloomberg” për përparimin e teknologjisë, shndërrimet që po përjeton bota dhe ndërlidhjen e këtyre prirjeve me drejtimin e investimeve. Pandemia e përshpejtoi këtë gjë, duke hapur rrugë të reja ndërkohë që fusha të reja të mundësuara nga teknologjia janë thjesht në fillimet e tyre. thuajse të paprekura.

Investimi në start-up po shpërthen. Pse po kuptohet tani një fitim kaq i madh?

Ka dy mundësi. Një është se kemi lënë të na marrë me vete, tjetra se shoqëria po kalon përmes një shndërrimi teknologjik. Kjo po ndodhte edhe para CoVid dhe ky është një argument i mirë që CoVid e ka përshpejtuar këtë. Janë këto kompanitë e reja që po e tërheqin këtë ndryshim dhe po perceptojnë fitimet.

Duket se nuk ka më humbje. Duket sikur ju po fitoni para nga çdo gjë.

Mund të konfirmoj se nuk është ky rasti. Ne kemi marrë një angazhim ndaj investitorëve tanë. E kam thënë, ne do të përpiqemi të shkojmë në hënë. Një herë në kaq kohë, do kemi raketa që na shpërthejnë në platformën e lëshimit. Bëhet fjalë për një shkallë suksesi 50%.

Kur një firmë si e juaja merr financime private, pastaj sërish të tilla në një raund të dytë, ju prisni dhe bëni ofertë publike pas një raundi të tretë?

Në disa raste kompanitë do të mbajnë status privat për më shumë kohë dhe ato do të angazhohen në 5,6 apo 7 raunde financimi privat. Shumëçka nga ajo që po ndodh në tregje është rritur. Kemi këtë tregun gjigand të aksesueshëm të këtyre kompanive. Janë 5 miliardë njerëz në planet me smartfonë dhe këto kompanitë që njihen botërisht, ato mund të bëhen me të vërtet të mëdha. Ne kemi kompani të teknologjisë që vlejnë më shumë se 1 trilionë dollarë dhe disa prej tyre ato mbledhin më shumë para sesa do të sugjeronte norma historike e tyre dhe ato sërish qëndrojnë private për më shumë kohë.

Çfarë mund të thoni për Sillicon Valley vs pjesëve të tjera të SHBA?

Para CoVid industria në fjalë po rritej më shumë në veri të Kalifornisë. Në botën e pas Covidit, duket se po ndryshon shumë për shkak se ne të gjithë u mësuam me këtë idenë e punës në distancë dhe kompanive që punojnë online. Tani po shohim më shumë lëvizje dhe aktivitet jashtë Sillicon Valley. Dhe jo thjesht në qytete të tjera. Është po ashtu e mundshme, siç na pëlqen të themi, se po bëhet pjesë e konstelacionit.

Keni shkruar së fundmi një artikull për mënyrën sesi teknologjia është diçka për të cilës duhet t’ia njohim meritën sidomos gjatë CoVid – në paktën në Washington ne sikur po i godasim kompanitë e teknologjisë deri diku. 

Unë prisja që kriza e Covid do të ishte një goditje e gjatë 5 vjet, potencialisht një tjetër Depresion i Madh. Dhe ja ku jemi 18 muaj më vonë, duke e kaluar atë. Një pjesë e madhe për këtë i takon vaksinës. Moderna është një startup klasik amerikan i bioteknologjisë mbështetur nga kapitali privat me një teknologji të re të quajtur mRNA. Duhen zakonisht 10 ose 20 vjet për të zhvilluar një vaksinë dhe ata ishin në gjendje ta bënin në 2 ditë. Ky është një shembull i llojit të inovacionit revolucionar që po afron nga jashtë këtij ekosistemi që kemi në SHBA. Përvoja e përjetimit të pandemisë, që ka qenë e keqe, nuk ka qenë megjithatë aq e keqe sa do të ishte pa teknologjinë moderne. Dhe ne po dalim nga pandemia shumë më shpejt.

Sa para menaxhoni sot?

Rreth 18 miliardë dollarë.

A keni më shumë besim në aftësitë tuaja për vlerësimin e asaj që do të funksionojë krahasuar me 10 vjet më parë?

Jo. Ne kemi besim më të madh në aftësinë tonë për të krijuar portofol. Kam shumë besim në aftësinë tonë për të krijuar një portofol të 20, 30, apo 40 kompanive që do të përfaqësojnë maja e kapitalizmit investues është në këtë epokë. Cila prej tyre do të funksionojë? Nuk e di. Ka shumë të panjohura në proces. Nuk mendoj se ato zhbëhen ndonjëherë.

Si bëhet dikush investitor në startup?(venture capitalist)

Në thelb ka dy rrugë. Është ajo klasike që është shkolla e biznesit, duke u stërvitur si një investitor, ndoshta duke punuar në një bankë investimesh. Qasja tjetër është të përsosesh në ndërtimin dhe drejtimin e kompanive të teknologjisë. Të jesh një praktikues dhe vërtet i mirë në krijimin e produkteve. Dhe mandej t’i shfrytëzosh ato aftësi në pjesën e investimit.

Kush është sipas jush më jetike: puna apo inteligjenca?

Fondet investuese shumë të suksesshme janë shumë idiosinkratike(me stilin e drejtuesit, unike), me njerëz me formim shumë të ndryshëm. Mike Mortiz është një ish-reporter dhe John Doerr është një ish-shitës çipesh. Mendoj se bëhet fjalë për një bashkësi cilësish dhe njohurish. Dhe duket se është edhe një komponente e nuhatjes që është e vështirë të matet dhe parashikohet.

Pse kriptomonedhat janë një propozim i qëndrueshëm investimi?

Ka ndodhur një revolucion teknologjik themelor – një fushë e shkencës kompjuterike që quhet konsensus i shpërndarë. Është aftësia për shumë njerëz dhe softuerë në internet për të formuar marrëdhënie besimi në një mjedis të pabesueshëm. Paraja është një aplikim. Ka shumë të tjera, shumë gjëra të tjera që do të bëjnë të njëjtën gjë me këtë teknologji. Shumë nga njerëzit më të zgjuar në shkencën kompjuterike do të hyjnë në këtë fushë dhe ata po e shtyjnë atë para me një ritëm të shpejtë. Kështu për ne duket sikur është shndërrimi revolucionar i tetë apo i nëntë në arkitekturën e industrisë së teknologjisë. Dhe e marrim shumë seriozisht për shkak të kësaj.

Pse shpikësi i Bitcoin nuk është shfaqur publikisht?

Kjo është një ndër gjërat më të mahnitshme që kam parë. Shumica e njerëzve, kur shpikin diçka kaq revolucionare, nuk e kuptojnë rëndësinë e saj në momentin që e shpikin. Kushdo qoftë ky person, gjë, Inteligjencë Articiale, agjenci qeveritare – e ka ditur rëndësinë e Bitcoin që nga fillimi fare sikundër e dinin se ishte e rëndësishme të fshihnin identitetin e tyre.

Cila është këshilla më e mirë që keni marrë ndonjëherë?

Ndoshta nga Warren Buffet: Vendosi të gjitha vezët në një kosh dhe ruaj koshin. E di realisht se çfarë po bën. E kupton me të vërtetë natyrën e asaj ku po investon.

Cilat gabime në investime do të donit të mos i kishit bërë?

Për shumë nga format e investimit, gabime janë investimet ku ju humbisni para. Në botën tonë, është investimi i pakryer. Nëse bëj një investim në startup, mund të humbasë 1X. Por nëse nuk e bëj një investim, humbja shkon në 1 000X dhe më duhet të lexoj për të çdo ditë në 30 vitet e ardhshme dhe të mendoj për të gjitha paratë që nuk i bëra dot dhe që mund t’i bëja.

Përkthimi: ResPublica

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.