Më mirë se shoferët, kamioni autonom shkurton udhëtimin me 10 orë

Postuar në 18 Korrik, 2021 12:52

Një kamion autonom u testua me sukses në një udhëtim që zgjati 14 orë. Distanca nga Arizona në Oklahoma e përshkuar nga automjeti pa shofer provoi se edhe kamionët mund të lëvizin pa problem, njësoj si makinat autonome.

Kamioni është prodhuar nga kompania teknologjike TuSimple, raporton Vice News.

Sidoqoftë, ajo që është më mbresëlënëse është fakti se udhëtimi zgjati 10 orë më pak sesa do t’i duhej një mjeti të drejtuar nga një shofer. Për kamionët e zakonshëm, udhëtimi do të merrte rreth 24 orë, njoftoi Alt Driver, sepse shoferët pushojnë disa herë rrugës.

Në zonat e populluara, supervizori mori 20 për qind të kontrollit, ndërsa pjesa më e madhe e udhëtimit iu besua teknologjisë së TuSimple.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.