“Llamba e lagur”, fenomeni që shpjegon vdekjet nga nxehtësia

Postuar në 09 Korrik, 2021 14:56

Një valë e pazakontë të nxehti që ka përfshirë Amerikën e Veriut u ka marrë jetën qindra personave ditët e fundit. Ekspertët thonë se ky është një fenomen që supozohej të ndodhte në mesin e shekullit XXI dhe i shpjegojnë vdekjet me fenomenin e "llambës së lagur". Ky i fundit ndodh pikërisht atëherë kur trupi i njeriut nuk e përballon dot nxehtësinë dhe nivelin e lagështirës, të kombinuara bashkë.

Kjo ndodh në temperaturën 31.1 gradë Celcius dhe lagështirë 95%, kur trupi i njeriut nuk mund të djersitet, që do të thotë nuk ka mundësinë për t’u ftohur. Në një pikë të tillë, edhe njerëzit e shëndetshëm mund të bëhen viktimë, pavarësisht nga gjendja në të cilën ndodhen.

"Kjo ndodh edhe nëse janë në gjendje të përsosur shëndetësore, edhe nëse janë ulur në hije, edhe nëse kanë veshur rroba që e bëjnë të lehtë djersitjen në parim, edhe nëse kanë ujë në dispozicion", shpjegon prof. Radley Horton i Universitetit të Kolumbias.

Nëse ka lagështi të mjaftueshme në ajër, është termodinamikisht e pamundur të parandalosh mbinxehjen e trupit.

Studimi i tij është publikuar në “Science Advances”.

Djersitja është një funksion i natyrshëm i trupit nga parandalon mbinxehjen e trupit, duke prodhuar lëngje që sekretohen nga gjëndrat e djersës në lëkurë. Ndërsa djersa avullon, ajo largon nxehtësinë nga trupi.

Në kushte të lagështa, djersa ka më pak të ngjarë të avullojë në atmosferë në krahasim me motin e thatë. Për këtë arsye, nxehtësia e thatë, si ajo e shkretëtirës, ​​është më e rehatshme se nxehtësia e lagësht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.