Njohja e genocidit armen nga SHBA, Turqia: Nuk marrim leksione për historinë tonë nga askush

Postuar në 25 Prill, 2021 10:01

Turqia ka reaguar zyrtarisht për aktin e njohjes së genocidit armen nga SHBA. Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu ka shkruar në tuiter se:

Fjalët nuk mund ta ndryshojnë historinë. Ne nuk do të marrim leksione për historinë nga askush

Po kështu, Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin amerikan në Ankara, David Stterfiled për të shprehur pakënaqësinë e vet për aktin e presidentit Biden, që sipas palës turke:

ka shkaktuar një plagë në marrëdhëniet mes të dyja vendeve që është e vështirë të riparohet

Më tej, Ministria e Jashtme e Turqisë ka dalë me një deklaratë të posaçme, përmes së cilës dënon:

në termat më fortë deklaratën e Presidentit amerikan rreth ngjarjeve të vitit 1915, marrë nën presionin e qarqeve radikale armene dhe grupeve anti-turke

Në të njëjtin dokument citohet një vendim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe shtohet se për këtë çështje, Turqia ka propozuar në vitin 2015 krjimin e një Komisioni të Përbashkët për Historinë me palën armene.

Turqia nuk ka shmangur asnjëherë përballjen me historinë e vet

thuhet në deklaratë.

Akti i Biden ishte njoftuar më herët dhe ai i bën jehonë një teze armene që pretendon se në vitin 1915, Perandoria Otomane kreu genocide ndaj armenëve, një popull nën sundimin e saj duke çuar në vrasjen e rreth 1.5 milionë njerëzve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.