Serbia arrin të blejë edhe medikamentin që kuron CoVid-19 - Vendi i katërt në Europë

Postuar në 23 Mars, 2021 22:39

Serbia ka njoftuar për blerjen e një medikamenti - regeneron - që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër CoVid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë. Lajmi është dhënë nga kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Ajo ka shtuar se Serbia bëhet vendi i katërt në Europë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke. 

Sipas zyrtares serbe, efikasiteti i medikamentit është 95% dhe ai vlen për pacientë që nuk janë hospitalizuar ende duke shmangur përkeqësimin e tyre. Në thelb kjo ndërhyrje ul presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe medikamenti zëvendëson deri diku rolin e vaksinës. 

Ajo ka konfirmuar se në prill ose maj pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër e këtij medikamenti, çka e vendos Serbinë në krye të listës për menaxhimin e pandemisë, të paktën në këtë fazë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.