Perëndimit nuk i pëlqen që Rusia ka Zot shtëpie. Kjo është kriza

Postuar në 20 Shkurt, 2021 22:39

Shefi i diplomacisë ruse thotë se aktualisht marrëdhëniet Europë-Rusi nuk janë në momentin më të mirë dhe kjo krizë ka kohë që ka nisur. Në një intervistë me RBC, Sergei Lavrov thotë se gjithçka filloi kur Evropa nisi të shfaqte pakënaqësi mbi refuzimin e Rusisë për të “jetuar në një shtëpi ku i zoti ia ka caktuar këtë rol vetes”.  Lavrov thotë se në vitet ‘90, marrëdhëniet Lavrov Rusi-Perëndim ishin të mira "sepse askush në Rusi nuk kishte kundërshtime mbi atë se “kush është i zoti i shtëpisë”. “Kështu ata vendosën që ky është fundi. Politologu amerikan Francis Fukuyama deklaroi se tani e tutje, koncepti liberal do të sundojë botën. Tani ata po përpiqen ta nxjerrin këtë ide në ballë të betejës për ndikim në arenën ndërkombëtare. Por të gjitha ato vështirësi filluan kur u bë e qartë se Rusia nuk pranon të jetojë "në një shtëpi, i zoti i të cilës ia ka dhënë vetes këtë rol", tha Lavrov.

Sipas Lavrov, Putin pasi mori detyrën e presidentit u përpoq t’ua përcjellë këtë ide partnerëve perëndimorë, përmes sinjaleve diplomatike, të lexueshme “për njerëz të mençur e të shkolluar”.

Askush nuk e lexoi. Atëherë ai u detyrua, në mënyrë të sjellshme, ta thoshte hapur në fjalimin e Mynihut. Kur ky sinjal nuk u kuptua nga askush, filloi e gjitha. Ose të paktën në atë moment Perëndimi nisi të krijonte kornizën ideologjike për veprimet e tij”, thotë Lavrov.

Sipas shefit të diplomacisë ruse, Bashkimi Europian e percepton vendin e tij si të huaj. Lavrov kujton deklaratën e homologut të BE-së, Joseph Borrell, në vitin 2019, se “Rusia, armiku ynë i vjetër, po na thotë sërish ‘ja ku më keni’ dhe është kthyer në kërcënim”.

Kërkuam sqarime. Na thanë se kjo ishte një figurë e përdorur në fjalim dhe se Borrell ishte keqinterpretuar. Por mentaliteti ky ishte. Ne po perceptoheshin si të huaj për Europën”, thotë Lavrov.

Lavrov thotë se bashkëpunimi me Europën është prishur që përpara krizës së Ukrainës. Edhe tregtia, sipas Lavrov, reflekton të njëjtën krizë. Ajo është tkurrur nga 417 miliardë dollarë në 2013, në 280 miliardë në 2019-n. Kjo për shkak të sanksioneve të Europës.

Lavrov bën përgjegjëse BE-në edhe për marrëveshjen e vizave, që nuk u bë kurrë realitet.

"Marrëveshja për lëvizjen pa viza ishte gati në vitin 2013. Ne i përmbushëm të gjitha kushtet e vendosura nga BE: ne ranë dakord që udhëtimi pa viza do të jetë në dispozicion vetëm për ata që kanë pasaporta biometrike. Ne nënshkruam një marrëveshje për këtë. Ne bëmë gjithçka që ata kërkuan nga ne dhe çfarë na vinte edhe ne për shtat. Por kur erdhi koha për ta nënshkruar dhe ratifikuar, BE tha: "Le të presim pak”. Arsyeja u mësua shumë shpejt, ata nuk e mbajtën sekret. Ata në Bruksel vendosën që do të ishte politikisht jokorrekte të hiqeshin vizat me Rusinë përpara Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Moldavisë", shtoi Lavrov.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.