Varianti i Afrikës së Jugut neutralizon vaksinën Pfizer në 2/3 e saj

Postuar në 18 Shkurt, 2021 10:54

Varianti i koronavirusit që u shfaq fillimisht në Afrikën e Jugut mund t’i bëjë rezistencë asaj që deri tani është konsideruar si vaksina më e mirë. Një studim laboratorik sugjeron që ky variant mund të zvogëlojë mbrojtjen e antitrupave nga vaksina Pfizer Inc/BioNTech me dy të tretat. Mbetet e paqartë nëse vaksina do të jetë efektive kundër mutacionit, citon Reuters dy kompanitë prodhuese.

Nisur nga kjo, dy kompanitë prodhuese po bisedojnë me rregullatorët për zhvillimin e një versioni të azhurnuar të vaksinës së tyre mRNA ose një dozë të përforcuar, nëse është e nevojshme.

Për studimin, shkencëtarët nga kompanitë dhe Universiteti i Teksasit (UTMB) zhvilluan një virus që përmbante të njëjtat mutacione si variant i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i njohur si B.1.351. Proteina Spike, të cilën virusi e përdor për të hyrë në qelizat njerëzore, është objektivi kryesor i shumë vaksinave COVID-19.

Studiuesit testuan virusin e prodhuar në laborator në gjakun e marrë nga njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina dhe gjetën një ulje me dy të tretat të nivelit të antitrupave neutralizues krahasuar me efektin e virusit të zakonshëm.

Gjetjet e studimit u botuan në New England Journal of Medicine (NEJM).

Comments

Submitted by emri (not verified) on

epo ti fute ne BY*** vaksinat tashti prodhuesi.
Qeveria shqiptare te pakten e beri nje gje me mend me COVAX (se ajo ishte mundesia si shtet i vogel) qe i dha te drejte vehtes te zgjedhe vaksinen dhe prodhuesin, qe e mer per disa cente me shume ne pagese.
Keto kompanite e vaksinave tashti qe ju eshte hapur loja dhe uje ka rezik te paketojne te ta shesin, dhe mos u hyje gje ne kembe, sic kane vajtur punet e sic i qepin kontratat.
Po bukuria qendron ne riperpjekjen e tyre : pasi ta ka qepur keq kostumin te thote mos u merzit dale te ta qep dhe nje here (leket e te parit fluturuan) dale se kete radhe do e bej me kujdes ... dhe po qe se je gjalle ... edhe mund ta veshesh. Fundis dhe po qe se nuk je gjalle do te ta japim me vehte kostumin andej nga do vesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.