Kroacia publikon emrat e të burgosurve politikë nga konflikti sovjeto-jugosllav

Postuar në 09 Janar, 2014 07:33

Gazeta “Zëri” në Kosovë përcjell sot një lajm sipas të cilit arkivi shtetëror i Kroacisë ka publikuar listën e plotë të burgosurve të kampit famëkqe Goli Otok. Janë rreth 16 101 njerëz të burgosur nga të cilët kanë humbur jetën për shkaqe të ndryshme 413 njerëz. Të gjithë këta emra janë burgosur pas konfliktit sovjeto-jugosllav dhe letrës së famshme të Informbyrosë. “Për ata që e përkrahën idenë e Stalinit, periudha në vazhdim ishte shënuar me tragjedi dhe vuajtje personale, për të tjerët, rezoluta lindi një perspektivë më të mirë të jetës, për shkak se ajo ka mundësuar ndarjen e Jugosllavisë nga blloku sovjetik, e cila çoi në liberalizimin e jetës në vend dhe në mënyrë të pakthyeshme hapi derën për kulturën perëndimore”, shkruan “Zëri”.

Lista e plotë në: http://noviplamen.net/2013/12/25/16000-golotocana-po-spisku/

Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/24466/publikohet-lista-e-plote-e-ish-te-burgosurve-te-goli-otok-ut

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.