Siç e kanë zakon gazetat amerikane, gazeta Washington Post, e dyta për numrin e lexuesve në SHBA, deklaroi sot publikisht përkrahjen për kandidaturën e Obamës. Para katër vjetësh, ajo deklaroi përkrahjen për kundërshtarin e tij, John McCain.
Pasi vë në dukje të metat e Obamës në mandatin e tij të parë presidencial, bordi editorial i Washington Post-it, thekson se gara presidenciale nuk ka të bëjë me të kaluarën, por me të ardhmen. Dhe duke parë nga e ardhmja, ai arrin në konkluzionin...