credins
Data sot është 22-05-2013, ora 00:44
Lajme

Me erdhi dhe kercenimi i pare nga pushteti i pas 23 Qershorit – shkruan Mero Baze ne faqen e tij ne Facebook dhe poston bashkengjitur nje tekst qe i eshte derguar nga Koco Kokedhima, kandidati i listes se PS-se ne Vlore.Teksti i Kokedhimes ka kete permbajtje: “E lexova shkrimin tuaj dhe pavaresisht se sa i sofistikuar eshte mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifes, i pavertet dhe keqdashes si Sali Berisha per mua. Tani nuk kam kohe, por pas 23 Qershorit...

Socialistët kanë denoncuar problemet me emrat e dubluar dhe me ata pa adresë të saktë zgjedhore. “Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë të saktë zgjedhore“, ka thënë Bledar Çuçi.

Janë shifra që ta bëjnë...

Valentin Macaj, kryetar i Sindikates se Sherbimeve Policore te Shqiperise, na ka dërguar via e-mail tekstin e mëposhtëm:

Sindikata e Sherbimeve Policore  denoncon presionin qe ka filluar ndaj Punonjesve te Policise se Burgjeve ne gjithe institucionet penitenziare te vendit nga ana e drejtuesve te tyre ,te cilet kerkojne me ngulm   qe cdo polic te paraqitet neper shtabet elektorale te kandidateve te maxhorances per te deklaruar listen e familjareve qe jane...

Dërgesat e emigrantëve për familjet shqiptare në këto 20 vitet e fundit kanë qenë të ardhurat kryesore; po kështu kanë qenë një ndër treguesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit. Por të dhënat e fundit janë shqetësuese. Studimi i fundit i Open Data, i bërë me treguesit e zyrtarë të institucione qëndrore si Banka e Shqipërisë apo INSTAT, dëshmon për rënien e këtyre të ardhurave në nivel pa precedente.

Gjatë këtij trevjeçari vlera e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) është më e...

A i ka dorëzuar PD listat përfundimtare të deputetëve në KQZ? Nëse po, pse është refuzuar dje një kërkesë e avokatit Gjoncaj pranë kryetares Lleshi për të bërë publike dokumentat e kandidatëve të PD-së? Pse nuk ka në media ende asnjë listë zyrtare të PD-së që të vijë në formën që kanë ardhur tashmë listat e partive të tjera? (listat zyrtare janë formularë tip – PD ende nuk e ka shpërndarë një të tillë). Njazi Kosovrasti (personi që “dorëzoi” dokumentacionin përkatës nga PD...

Disa site online kanë dhënë lajmin se është shpërbërë AK-ja e qarkut të Gjirokastrës, dhe këtë e bazojnë në atë që ka thënë kreu i kësaj lëvizjeje për jugun e Shqipërisë, Vioment Karagjozi, në një intervistë për televizionin A1 Report. Ky i fundit thotë se është shkrirë dega në Gjirokastër e në dy rrethe të tjera. “Unë sot zyrën e deklaroj të mbyllur”, është shprehur ai, që jep dhe një shifër të anëtarësisë së AK-së, e cila është çuditërisht shumë e madhe. “Kanë qenë 2500...

Në faqen e vet në facebook, gazetari Alfred Peza që kandidon për PS-në në Elbasan, ka folur për 10 frikërat e tij gjatë fushatës. E kështu, ka bërë dekalogun e humbjes. Por e ka bërë, jo me synimin për ta ndjellë, por për ta shmangur. Ja 10 faktorët që, sipas tij, mund ta dëmtojnë opozitën në këto zgjedhje:

1- Mendimi se pas 8 vjetësh në qeveri, Sali Berisha mund të ikë vetë dhe të mundet lehtë.

2- Shkrehja e punës nga kandidatët për deputetë të PS-së, pas aleancës me LSI-në,...

Është raportuar këto ditë mbi gjyqin e Nazime Vishës, por nuk para janë bërë komente e kolumna. Një të tillë e kish shkruar sot, dhe e kish publikuar tek shqiptarja.com, Ardian ndreca, i cili nënvizonte qysh në titull (asnji mëshirë ndaj të dobtëve) cinizmin e ftohtësinë e autoritetit gjyqësor ndaj të pandehurës së vet, që i është drejtuar trupës së gjyqtarëve me fjalët: “E pranoj krimin, por ju lutem dhe si fëmijë të kini mëshirë”.

Por mw kot; nuk ka marrë mëshirën, dhe...

Andrea Stefani nuk ëhstë dakord me shkrimin e djeshëm të Mustafa Nanos, që ëhstë publikuar dhe këtë faqe me titullin “Ngjarja ‘Kokëdhima’ më kapi në befasi e më la gojëhapur”. Ai e ka shprehur në një shkrim të vetin të publikuar në Shqipin e sotëm. Dhe thelbi i mospajtimit përmblidhet nga vetë ai në frazat: “Në parim asnjë të keqe [nuk ka t’i bëhen kritika opozitës]. Por realisht, pra politikisht, nuk është aq pa pasoja. Dhe kjo lidhet kryesisht me...

“Skandali në TOB” e quan shqiptarja.com atë që thotë dirigjenti Edmond Doko në një intervistë për këtë gazetë. Dhe në fakt, nuk ka ndonjë teprim. Është fjala vërtet për një skandal.

Doko denoncon faktin, që drejtues të TOB-it kanë filluar të përpilojnë lista të punonjësve të këtij institucioni artistik, ku janë të shënuara adresat e sakta, numrat e telefonit, e të dhëna të tjera personale, të cilat më pas paraqiten, sipas tij, në ministrinë e kulturës. Kjo e fundit, kjo...

Mero Baze është i idesë se Berisha, me veglat e veta mediatike, është duke e paraqitur Kokëdhimën si simbol të opozitës, dhe i bën një si apel këtij të fundit për t’mos ia ushqyer këtë lojë Berishës. “Unë si opozitar nuk jam kundër që Kokëdhima të jetë deputet; si botues dhe njeri me lidhje politike, ai është mbi nivelin mesatar të parlamentit; ai është shumë më i aftë se shumë deputetë të opozitës dhe të Berishës dhe nuk kam asnjë drojë se do të turpërojë dikë si deputet...

Besa Shahini, një zonjë nga Shqipëria, që Zëri i Amerikës e kualifikon si eksperte të Iniciativës Evropiane për Stabilitet, ka qenë e pranishme në seancën e Komisionit të Helsinkit në Washington, që ish mbledhur për Shqipërinë. Dhe ka folur aty në emër të Think Tank-ut me seli në Berlin. sot ka qenë Keida Kostreci e Zërit të Amerikës që i ka marrë një intervistë lidhur me atë që ndodhi në seancën e Komisionit të Helsinkit.

Dhe opinioni i saj ka qenë shumë i qartë: “Me largimin e...

Kastriot Islami ka qenë Ministër i Arsimit i Partisë së Punës së Shqipërisë nga 21 shkurti 1991- 10 maj 1991, kundërshtar i egër Lëvizjes Studentore Shqiptare. Është pikërisht Kastrioti, ai që mbylli Universitetin e Tiranës, në mënyrë që të paralizonte Lëvizjen.

Në fundvjeshtën e vitit 1991, Islami ishte kryetar i Kuvendit të Punistëve (në dominancë), kur u arrestuan disa nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Myftar Gjana, Arben Lika e Pal Serreqi me motivacionin “Për...

Pas kompanisë së sondazheve IPR Marketing, që bëri një sondazh të financuar nga Oraneës, është kompania tjetër italiane, Istituto Piepoli, që bën një sondazh të financuar nga televizioni Vizion Plus. Kompania e parë nxirrte fitues koalicionin e majtë, por vetëm me 2 pikë përpara, ndërsa Instituti Piepoli nxjerr një rezultat 49%-40% në favor të së majtës. Ndërsa përsa u takon partive, ky i dyti nxjerr PS-në me 40% kundrejt PD-së me 35%, gjë që kontraston me sondazhin e kompanisë IPR Marketing...

Iniciativa për Stabilitetin Europian, në anglisht ‘The European Stability Initiative (ESI)’, është një institut kërkimor jo fitimprurës, që është themeluar qysh në vitin 1999 e që është me seli në Berlin, ka hartuar një raport mbi shqipërinë me titull “Vijat e kuqe që nuk duhen kaluar në Shqipëri” (ata që dinë anglisht mund ta lexojnë këtë lajm në linkun http://www.esiweb....

Komisioni më surreal që mund të mendohet në çështje të hetimit parlamentar ka nisur të funksionojë. Janë thirrur njerëz për të dëshmuar e shumëkush e ka marrë serioziosht, dhe ka shkuar. I pari ka qenë diplomati Egin Ceka, i cili ka dhënë dorëheqjen si diplomat aty, para Komisionit (Tema online kish publikuar ironikisht një foto të veshit të tij, që e kemi marrë dhe ne). Ai ka përsëritur ato që i ka thënë më parë, veçse bëri përshtypje fakti që edhe ishte fyer nga kapja prej veshi që i kish...

Çuditërisht një nga armët më të forta të sistemit është mbajtja e të varfërve në një nivel palumturie të vazhdueshme. Mafiet, thotë Roberto Saviano, e organizojnë jetën e tyre mbi palumturinë. Janë organizata që shumëfishojnë stërvitjen e palumturisë. Nisen nga principi se realiteti nuk ndryshohet, shkruan ai. Pushteti i diktaturave, shkruan William Reich, diktaturave pak a shumë mediatike, bazohet në marrjen e miratimit nga qytetarët të cilët nënshtrohen sepse nuk kanë arritur kurrë të...

Tabela shoqëruese e këtij shënimi flet vetë – ajo tregon se sa pikë përqindje i duhen Koalicionit të Majtë, për të shtuar me siguri matematike nga një mandat në çdo qark, PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË, PARTIVE TË TJERA DHE KANDIDATËVE TË PAVARUR. Kjo llogaritje presupozon se manipulimet e mundshme nuk do të jenë më të mëdha se ato që mund të jenë kryer në 2009-ën.

Në zonën e kuqe janë qarqet e nxehta, në zonën e...

Edi Rama po kërkon, dhe e ka bërë në mënyrë të suksesshme deri më tani, një afirmim ndërkombëtar të vetvetes përpara se të bëhet kryeministër. Ka ditur, me sa duket, të aktivizojë miq të tijët ndërkombëtarë, sidomos ata të Internacionales socialiste. Nuk është një praktikë e zakonshme që kryeministrat e vendeve të tjera të presin udhëheqësit e opozitës shqiptare (nuk para ka ndodhur deri më sot në traditën e opozitës shqiptare qysh prej vitit 1992), por Rama ka mundur të bëjë takime me...

“Berisha po investohet për krijimin e një poli ‘Nano’”, mendon Mero Baze, dhe këtë gjë e thotë në një intervistë të dhënë për Ditën. “Sponsori i vetëm i lëvizjes Nano prej vitit 2011 ka qenë Sali Berisha. Në këtë rast është konkret. Ai po përsërit veprimet e viteve 2007, 2009 dhe 2011. Fatos Nano me sa duket vuan nga Sindromi i Stokholmit. Ka rënë në dashuri me persekutorin e tij.”

Në të njëjtën intervistë, Baze jep një konsideratë dhe për...

Në PD ka një frymë subordinimi të çuditshme. Ndërsa në kampin e PS-së kanë plasur reagimet e qejfmbetjet, të cilat shpesh finalizohen me sulme në adresë të kreut të partisë, Edi Ramës. Ekziston solidariteti “ndaj kauzës”, por nuk kursehet kryetari, apo krerët e partisë. Ndërsa në PD, reagimi më i fortë ka qenë i Mark Markut, ku binte në sy një shqetësim i lehtë “ideologjik” (“PD-ja po zhvendoset majtas", thotë ai). Reagimet e tjera kanë qenë të tipit:...

Debati politik është zhvendosur në facebook, ku gjatë dy ditëve të fundit janë vënë re një numër reagimesh ndaj listave. Ja disa reagime socialistësh ‘vip’, të vënë apo të hequr nga listat:

Elisa Spiropali: “Nuk jam në politikë për ta kaluar kohën duke pritur të më heqin a vënë emrin nëpër lista. Prezenca ime në politikë, në krahun e majtë të politikës, në krahun e progresit, në Partinë Socialiste, buron nga vetedija ime dhe s’ka lidhje me pritje, kulisa apo...

“Këta të sotmit” titullohej shkrimi i fundit i Ardian Vehbiut, i publikuar si gjithnjë në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, dhe i gjithë shkrimi fillon e mbaron me vargane ‘aliterativë’, të cilat të bëjnë të mendosh se Vehbiu ka qenë plot zemërim në momentin që e ka shkruar artikullin që, si rrallë herë, ka vetëm një kryeradhë, atë të parën fare. E ka me atë që ka ndodhur këto ditë, me listat e kandidatëve për deputetë (vetë ngjarja politike nuk para zihet në gojë), me...

Kina, India dhe Egjipti konsultohen së bashku, Rusia futet në koalicion me Turqinë dhe Gjermania kalon në momentin e fundit në anë të Ukrainës. Nuk bëhet fjalë për një seancë të rrëmujshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, por për diskutimet e jurisë ndërkombëtare për ndarjen e çmimit  të Deutsche Welles Blog Awards (BOB) në Berlin. 15 ekspertë të internetit, në mesin e tyre aktivistë, blogerë dhe shkencëtarë përcaktojnë fituesit në gjashtë kategori. Pas shumë...