credins
Data sot është 24-05-2013, ora 20:21
Faqet e mesit

Programi i botuar nga PS me propozimet e tij për taksim progresiv të të ardhurave e për TVSH të diferencuar mbi produktet bazike jetësore e ngjalli një farë debati e diskutimi, edhe pse gjërat u mjegulluan pak prej promovimeve të librave të kryetarit Rama apo mëtonjësit Blushi – promovime që e tërhoqën vëmendjen e burzhuazisë opinionbërëse që ka akses në media, më shumë se sa...

Në tavolinat mediatike e në emailet e redaktorëve qarkullojnë këto ditë opinione e analiza, kritika e kundërkritika që rrotullohen e mbllaçisin argumenta pro e kundër evenimentit të radhës në Tiranën mondane, publikimit të programit të Partisë Socialiste. Programi, të cilit i mungon një shtyllë filozofike që të përcaktojë parimet, normat edhe vlerat e politikës, drejtësisë dhe zhvillimit...

Në shkrimin e tij të botuar në datë 26 tetor në Panorama Fatos Lubonja trajton çështjen e etikës publicistike, çështje që nuk e sheh me ngjyra të gëzueshme, siç duket edhe nga titulli që shtron një pyetje apokaliptike “A do të shkojmë nga llogoret në fundin e gazetarisë”. Teza e Lubonjës në shkrim është se media tashmë është polarizuar e politizuar dhe është shpërndarë në...

Gjithë javën kam ndjerë një farë sëkëlldie duke lexuar editorialet, opinionet e analizat në shtypin shqiptar, mirëpo vetëm të shtunën m’u krijua koha për të shkruar pak mbi këtë siklet modest. Duke shfletuar faqet online të gazetave më të mëdha u ndala pak te Skënder Minxhozi, që kish botuar në Shqip një tekst me titull “Çështje editorialesh”. Tash, duke qenë se...

Në datën 17 tetor 2011 Adri Nurellari botonte në Shqip artikullin me titull pyetës “A ka integrim në Bashkimin Europian me këtë elitë?” Ta merr mendja që autori në brendësi të shkrimit i jep përgjigje pyetjes që vendos në titull, biles vetëkuptohet që përgjigjja është negative. Po të mendonte pozitivisht për këtë çështje Nurellari nuk do ta shtronte hiç këtë...

Në shkrimin “Komisionet Zgjedhore përtej logjikës duale”, të botuar në Mapo në datën 13 tetor 2011 Artan Fuga merr spunto prej një propozimi të LSI-së për nisjen e punës për reformën zgjedhore, dhe prodhon një analizë që konfirmon pritshmëritë e një diskursi dominant publik, një diskurs që shkon (sipas meje) përkundër bashkësisë, e në pohim të individit e të...

Gjithmonë do të gjendet ndonjë raport a ndonjë vëzhgim, ndonjë event vlerësues prej europianëve që merr peng gjithë diskursin publik në Shqipëri, kështu që nuk bën përjashtim periudha e tanishme, ku thuajse cilido që ka hapësirë nëpër gazeta flet për dështimin e pritshëm në 12 tetor, data kur Shqipëria pret përgjigje për marrjen ose jo të statusit të kandidatit. Aq bajat është bërë ky...

Në opinionin e botuar te “Panorama”, me titull “Ritakim me fatin europian” deputeti socialist Ditmir Bushati polemizon mbi indiferencën që qeveria tregon ndaj paktit të propozuar nga Rama, gjë që sipas tij shfaq mungesën e vizionit të qeverisë për t’u përfshirë me opozitën në përshpejtimin e procesit të integrimit europian, proces të cilin Bushati e konsideron si “të shëndetshëm, demokratik...

Shkrimin e Ardian Vehbiut “Mall për Komisarët” nuk e lexova në faqet e mesit të gazetave të shtypura, por tek “Respublica.al”. Në shkrim Vehbiu e nis analizën prej një ngjarje qesharake, rasti i ca FRESSH-istëve që i nisin një letër plot qaravitje “trupës dipllomatike” në Tiranë, duke u ankuar se Rama po ua shkrin forumin. Me të drejtë autori vë re se nuk ka...

Në artikullin “Pleshtat e Wikileaks” të botuar më datë 3 tetor 2011 në “Panorama” Artan Hoxha merret me paktin e Ramës, duke pranuar tre pikat që siç thotë dhe vetë, i ka propozuar më parë qeveria, e duke telendisur pikat e tjera të paktit. Asgjë e re, për një publicist që për arsye të kuptueshme e ka zgjedhur anën e vet, ai është pranë qeverisë. Të gjithë e dinë, edhe...