
Emigrantët që kanë telefonuar familjet e tyre gjatë këtyre tri javëve të fundit janë përballur me një rritje të kostos së telefonatës prej 320 për qind. Ky është lajmi që e përditshmja “Shekulli” ka botuar sot në ballë të faqes së parë. Në brendësi, shpjegohet se rritja e kostos ka ardhur për shkak të rritjes së tarifave të terminimit për telefonatat nga jashtë. Kjo situatë sipas gazetës përjetohet që prej datës 1 shkurt 2012, kur edhe ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Eletronike dhe Postare për të liberalizuar tarifat e terminimit për telefonatat ndërkombëtare. Pas këtij vendimi, janë kompanitë celulare ato që vendosin vetë çmimin e shërbimit të terminimit të thirrjes që do mundësojnë klientit të operatorit të huaj. Referuar analizës së sotme, mësohet se tarifa mesatare për këtë shërbim ka qenë 0.05 cent /minutë, kurse pas datës 1 shkurt ajo ka arritur në 0.16 cent/minutë. Shkrimi i referohet situatës me të cilën po përballen emigrantët si edhe vendimeve të AKEP të zbardhura në faqen e saj të internetit.
S.E.
Komente
Kompanite Celulare kan gjetur Eldoradon tek Shqiptaret qe nuk i mbron kerkush.
Edhe Tragetet per Shqiptaret kushtojne nje djall e gjys.
Le te ngrihen deputetet e te kerkojn llogari institucioneve perkatse.
ku eshte zyra e konsumatorit te beje punen e vet?
Pyesni Doktorin
jam emigrant ne milano, ja disa shembuj te disa kolegeve te mi :1 sri lankez flet 2 here me lire se un,1 tunisian aplikon dhe e merr pasaporten brenda dites 30 euro e un aplikova 108 euro e mbas 1 muaj me thane. Ju kujtoj se edhe te shtunen konsullata tunisiane punon,1 kinez para 5 viteve fliste 3 cent minut me kinen sot ndoshta gratis,e shume prej tyre me thone O jeni shume te pasur, O me ju tallen keq.Tunisiani ma kujton shpesh se ne tunisi revolta filloi sepse u ngrejt cmimi i bukes.
Une flas me Shqiperine nga kompjuteri duke perdorur programin justvoip. Deri para disa javesh e kisha 0.02 euro kurse tani e kam 0.03 euro dhe tani e kuptoj pse.
mos u çmallni;kushton me lire!Mos merrni traget,ikni nga Kroacia se atje jane me njerez se xhambazet ne portin e Durresit.Flisni ne Skype.Haha!Ah,harrova.Mos perdorni celularet po mbani pellumba postjere ne tarracen e pallatit.do bejne ca glasa,por jane pa leke!
Dërgo koment të ri