Data sot është 18-05-2012, ora 13:37
Ndaje |

Berisha: “Kaluam situatën më të vështirë energjetike, por ia hodhëm”. Pse nuk na shpëtoi qeveria, por moti

Kryeministri Berisha ceku sot gjatë mbledhjes së qeverisë situatën me energjinë elektrike, të cilën ai, si gjithnjë në këto raste, e cilësoi si “më të vështirën që ka pasur ndonjëherë vendi”. Jemi mësuar të dëgjojnë hiperbola të tilla në situata të ngjashme, gjithsesi ajo që kaloi Shqipëria gjatë këtij muaji ishte vërtetë e vështirë, pasi niveli i ujit në HEC-e nuk ishte në treguesit më të mirë, ndërsa një pjesë e vendeve të rajonit ose ndërprenë eksportin ose transmetimin, por nuk ishte më e “vështira”.

Kjo, për faktin se konsumi i 25 milionë kilovatëve në ditë është një shifër normale gjatë muajve të dimrit për Shqipërinë, kurse HEC-et kanë vijuar me ritme prodhimi mesatare (12-14 milionë kilovat në ditë), pra thuajse gjysma e energjisë së konsumuar ka ardhur nga importi.

Por edhe nëse i kalua situata, kjo nuk është për meritë të qeverisë, por të përmirësimit të kushteve të motit këto ditë, e cila bëri që shtetet e rajonit të hiqnin pengesat në prodhim apo transmetimin e energjisë elektrike.

Qeveria i kaloi KESH-it 2 miliardë lekë para disa ditësh për të blerë energji, por çfarë do të blinte KESH-i nëse tregu dhe linjat rajonale do të vijonin të ishin thuajse i bllokuara siç ndodhi në mes të shkurtit duke shkaktuar ndërkohë edhe rritjen e çmimit? Por edhe nëse do të gjente energji për të blerë, nga do ta transmetonte për në Shqipëri (Serbia, Greqia dhe Maqedonia ndërprenë transmetimin, kurse Bullgaria dhe Rumania ndërprenë eksportin.  E vetmja rrugë ishte Mali i Zi) dhe për sa ditë do të mund të siguronte kërkesën e madhe për energji KESH-i me dy miliardë lekë, në një kohë kur çmimi i një megavat kërceu në 100 euro? 

S.E.

Po lafe Saliu keto, sedi pse e merni me seriozisht sa e mer ai veten ?

Meqe ketu ka mundesi te lexojne  ata te bunkerit RD desha tu them se nuk beni keq ti Thoni Saliut qe te behet sa me shpejt organizmi ne komunat Shkoder e rrethina ku pritet permbytje e te mos i gjej ne befasi sikurse vjet.

Lagje me lagje e fshat me fshat te caktohen  pika te larta ku nuk vershon Kiri Drini apo Buna e aty te vendosen emergjencat me Ushqime Ilace e gjithcka.

Te caktohen objekte ne pika te larta ku do te strehoen ne rast permbytje femij gra e te semure.

Te blihen  ose te qerazohen  mijra varka e gomone qe nga Saranda Vlora e kudo e te jen atje ku duhet qe tani sa nuk eshte vone.

Nuk ja fal kush me Qeverise ne se gjendet perseri sikurse vjet.

Ne krye te vemendjes se Qeverise qendrore e lokale te jene ata shtetas qe gjithmon kan respektuar shtetin e ligjin.

Asnje shpenzim per ata plackites qe kan kullufitur tokat me mafishe e aty ne vend te grurit sic e do interesi i vendit kan ndertuar me droge e prostitucion vilat e tyre 4 katshe me te bukura se te Enverit  qe mund ti futet uji neper oborret e sarajeve te tyre. Shteti ska asnje detyrim ndaj tyre sepse as ata nuik e kan pyetur shtetin kur kan bere  pallatet e tyre e sidomos tani kur po ata i pam ne 21 janar te sulen te terbuar mbi shtetin. Ata ishin  ushtria e Tom Doshit dhe Prec Zogajt.

Gjindjuni atyre qe respektojne shtet e drejtesi.

Ne se kte radhe kapeni mat nga Permbytjet turpi e faji bien mbi qeverine e direkt mbi Sali Berishen.

Ne se e doni lajmerojeni sepse ai ka probleme me matufepsjen qe dhe i falet nga mosha e telashet qe kalon.

Mos harroni se sic po del tani, kur eshte dashur qe qeveritaret te ken sy e vesh te reshjet e nivelet e liqejve te hidrocentraleve  nje nga ministrat kryesore te qeverise qe pergjigjej per kto ceshtje  merrej me fabrikim videosh. Kurse miljarda metra kub uje (qe do te thote miljarda euro energji elektrike)  shkuan ne te semes.

Cdo minute tani eshte me rendesi te jashtzakonshme.

Dilini per zot qe te mos degjojm pastaj papagajt e Edvinit se na lodhen.

 

 

 

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.