credins
Data sot është 26-05-2013, ora 03:17
Ndaje |

S’kanë më drojë; bëjnë ç’u do qejfi

Një. Kryeministri shkon përuron me pompë të madhe një qendër tregëtare të ngritur nga biznesmenët e tij; mobilizoi gjithë shtetin për këtë ngjarje (edhe ndonjë shtet tjetër, duhet thënë; ambasadori amerikan u pa aty pranë me gërshërë në dorë); braktisi dhe diskutimin për projekt-buxhetin bash për këtë punë. Dy. Kryeparlamentarja çon dhëndërrin në Paris, në ambasadë, që ai të ketë mundësi të rrijë afër të dashurës, vajzës së kryeparlamentares, që është gjithashtu në Paris. Tre. Kryeministri sërish emëron nipin e vet në polici; nipi i vet  u kap në një moment, teksa nxirrte e përdorte armën në qytet; me atë rast hiqet nga policia; por s’kalon pak kohë, dhe çohet polic në Romë, pjesë e stafit diplomatik atje. Katër. Lulzim Basha e ka shndërruar bashkinë e Tiranës në një ndërmarrje private; kunati i tij, për të cilin kujtonim se ish thjesht një personazh folklorik e fantomatik i rubrikës satirike të Mero Bazes, nuk është as foklorik, as fantomatik; sot na del që ai është një alamet persoanzhi real; shqiptarja.com raportonte se paratë e bashkisë të caktuara për dekorin urban janë fituar në një tender nga një kompani e një mikut të kunatit, dhe e një vajze që ka udhëhequr fushatën elektorale të Bashës.

Këto janë disa nga bëmat abuzive e korruptive, që bëhen në mënyrë arrogante nga pushtetarët e sotëm. I bëjnë aq hapur, sa duket sikur duan të na thonë: kush pjerdh për ju? Dhe të mendosh se sa më sipër janë bëma minore; janë një hiç krahasuar me Gërdecin, me 21 janarin, me korrupsionin në rrugën Durës-Kukës, etj.

 

Te gjitha e kane zanafillen tek vjedhja e votes para kamerave dhe me ndihmen e te huajve. Ajo eshte e c'eshte! E papare dhe e padegjuar ne boten e qyteteruar.

Te tjerat qe numerohen me siper ne artikull jane per mua vogelsira dhe rrjedhim llogjik i mashtrimit elektoral.

 

Tung,

Blendi

E sakte. Pasi vodhen ne sy te gjithe botes dhe e pane qe si ndeshkon njeri ...pra pane qe nderkombetaret jane te prirur ti mbrojne dhe kur abuzojne me ligjin,tani kane te drejten te bejne c tu teket.Rruget jane te hapura.Rrofte Arvizu me shoke qe vendosin ke duan ne pushtet.

E sakte Blendi, ke folur edhe per mua. Flm.

Nepotizmi eshte bere gangrene: nuk eshte vetem kunati i Lulezimit, nipi i Saliut apo dhenderri i Jozefines. Thuajse te gjithe pushtetaret kane sistemuar ne pune te afermit e tyre. Ne vitet 90-te administrata u mbush me militante partiake, keto vitet e fundit vihet re tendenca e punesimit te farefisit, tendence kjo qe tashme eshte me e forte se ajo e punesimit te militanteve.

na vjen turp qe jemi shqiptar

Rrofte Amerika jone!
Rrofte ambasadori yne amerikan,zoti mulat Arvizu.

 

E ç’të shkruash më parë për këta pushtetarë! Ata ia kalojnë çdo lloj fashizmi, veçse në buzë kanë buzëqeshjen mjerane të “demokratëve” të kohës. Këta përfaqësojnë fundërrinat e këtij kombi, ndërsa ne populli, jemi “pajtuar”me këtë gjendje. Jemi bërë të pandjeshëm, jemi varfëruar në ide, kemi harruar vetveten. Ne kemi harruar kohën në të cilën jetojmë. Ndoshta nuk kemi faj, pasi 21 janari tregon shumë për të gjithë ata që kanë veshë e sy. Këta pusht-etarë na kanë hipur në qafë dhe thonë: “Luajeni pak kokën se na vratë ...”.   

Gjendja eshte skandaloze! Vetem ngritja e te gjithe shqiptareve ne kembe pa dallim partish, socialiste apo demokrate etj etj, vetem  uragani popullor do ti ktheje me bythe perpjete keto ndyresira  mafioze. Tashme ka ardhur koha qe edhe demokratet t'a kuptojne qe kryetari i bunkerit PD, krimineli Sali Berisha po punon vetem per familjen e tij dhe as nuk i plas fare per popullin dhe Shqiperine, per faj te tij Shqiperia po refuzohet gjithandej dhe kusuret e krimeve dhe vjedhjeve te tij i paguajne ne dhe ju o demokrate te nderuar, as ne Europe nuk hyjme me kete kriminel e askush nuk na e var, askush nuk vjen ketu te investoje e te punoje. 

janë një hiç krahasuar me Gërdecin, me 21 janarin, me korrupsionin në rrugën Durës-Kukës, et

vjedhja e 8 majit i ben te gjitha keto hic.

Eshte nje proces i pakthyeshem i se keqes. Ajo qe me shqeteson eshte fakti se si mund te leshojne pushtetin pas ketyre skandaleve qe eklipsojne njera -tjetren.Nuk munden, nuk duan dhe metastazat e korrupsionit nuk i lene te kuptojne realitetin.

Ngjarjet e pranveres arabe tregojne se ne asnje  rast pushteti i super-korruptuar nuk iken me deshire bile nuk heziton te perdori dhe armet ndaj atyre qe i vene ne dyshim ate.Rasti i Kadafit eshte domethenes.Ju pergjeruan te largohej para se te ishte vone.Jashte cdo llogjike preferoi te vdiste me nje shkop ne b.... dhe nje plumb ne koke.

Kush mund t'ia shpjegoje ketij tonit qe ka mbushur kupen me kohe dhe se nuk i perngjan aspak sharlatanit tjeter S.B pertej adriatikut per te pretenduar epilogun e tije.

Mjafton foto-ja për irritim shpirtëror... Kryeministri i "Duarve të pastra" teksa i thotë kanakarit të tij: Eja Lul dhe kqyri pronat e mia,e tan Shqipnia (me ligj) është jemja,do thuash ti si e mora(?) po ja fillimisht duke mashtruar budallain popull dhe mir që e kemi naiv dhe frikacak Lul (q)uni se ndryshe... pastaj duke kërcënuar dhe dhunuar ca palo intelektualësh që guxuan të më ngrejnë zerin,duke shpifur dhe fyer,duke shkatërruar dhe VRAR disa "fytyrkepucë" që s'kishin brek n'bith,që tentuan të më nxirrnin pislliqet e dala botërisht... ama të mos e hedh poshtë kontributin e vyer te pekinezit t'ameriks dhe duke kry do gjana t'jera Lul i vocerr. CERRI i Sal's duke vënë buzën në gaz shprehet: Të adhuroj ZOTI IM.

Shtetëzimi është moderuar dhe riformuluar në Berishëzim.

Nuk komentova shkrimin e mësipërm sepse nuk kam c'farë shtoj apo heq bashkkomentuesve duke i'u bashkngjitur mendimeve të tyre.

Ore Mustafa po je bere shume i besdiseshem, po ja kalon dhe Mero Baze shpifsit. 

Ke filluar dhe e citon si njeri te zgjuar, por mesa duket ju bien llafet psi gazetarin ne Shqiperi e bejne Inxhinierat.

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.