Ndërsa diskutohej projekt-buxheti për vitin 2012, deputetët e maxhoranëcs e kanë braktisur seancën. Ka folur kryeministri (këtë herë nuk ka thënë se është buxheti më i madh në histori; tha vetëm se është i mirë), dhe më pas, kur ka qenë radha e opozitës, deputetët e shumicës kanë ndjekur Berishën. Sipas Braçes, që shkoi në foltore për të komunikuar me një sallë pothuaj të boshatisur, deputetët kanë ikur me vrap në përurimin e qendrës tregëtare TEG, e ngritur në afërsi të fshatit Lundër. Është një investim i bërë nga biznesmenë, të cilët njihen për lidhjet e tyre me pushtetin.
Bie era skandal e gjithë kjo gjë. Diskutimi i projekt-buxhetit është ngjarja më e rëndësishme në jetën parlamentare të një vendi gjatë një viti, dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme politike e mediatike. Debati mbi këtë projekt-buxhet mund të vijojë ca më vonë gjatë ditës, por braktisja e seancës parlamentare me urdhër për të bërë një qokë të tillë, flet më shumë se çdo gjë tjetër. Ndoshta me këtë gjest duan të na tregojnë se në këtë vend ka rëndësi vetëm një bandë e përbërë nga politikanë e biznesmenë, e se përpara interesave e kapriçove të kësaj bande nuk vlen asgjë tjetër; aq më pak vlen një seancë e diskutimit të projekt-buxhetit.
Komente
tung
Dërgo koment të ri