credins
Data sot është 20-05-2013, ora 05:02
Ndaje |

Një tiradë e turbullt e Berishës dhe media që i përpin çdo fjalë

Të gjitha të përditshmet e sotme kishin si lajm të faqeve të para (ndonjëra sosh e kish dhe si lajm kryesor) një ‘gërricje’ të Berishës lidhur me librin e pritshëm të Edi Ramës. Po çfarë tha ai përpara deputetëve vuvë, që ai i përdor si sfond (janë tamam natura morta)? Ka thënë ndonjë gjë që ka vlerën e lajmit? Po jua sjell në mënyrë tekstuale të marrë nga Panorama online fjalën e tij (mos harroni: përpara grupit të tij parlamentar), dhe krijoni një ide vetë:

“Ndërkohë, mësohet se zoti Rama, ndërsa ne përpiqemi për të promovuar reformat, ai paska qenë i mbyllur duke shkruar një libër. Kjo është një histori shumë interesante. Libri, që në të vërtetë meriton titullin ‘Kur hidheshin themelet e korrupsioni’, e ka gjithnjë një kthim te libri ‘Kur lindi partia’, tek idhulli i tij; pra në vend që të kishte këtë titull ‘Kur hidheshin themelet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës’, libri rezulton që është i tëri vaje për Bashkinë e Tiranës. [Është] libri i vajeve për humbjen e Bashkisë së Tiranës. Dhe në mënyrën më interesante për ta shndërruar atë totalisht në vaje, vendos në epiqendër kurbanin, viktimën. Libri hapet me epitafin ‘Mbeç more shok mbeç, tek dera e Bashkisë, mbeç. Nuk ma ka fajin partia, fajin ma ka babëzia, sepse më iku Bashkia. Tani të shohim se si do të shkruajë vëllimin tjetër ky zotëri.”

Pastaj shton: “Një herë mendova se mos ndoshta ky don të rivalizojë me Blushin. Por është një marrëzi të tentosh të rivalizosh me Blushin, i cili ka arkivin e gjyshit të tij sa kjo dhomë, që edhe po t’i kishte Blushi tri jetë, nuk i del dot në fund. Dikush më tha se ka marrë vesh që do ta finalizojë këtë librin për Enverin, sepse për Enverin shkruajnë, ndërsa për mua nuk shkruan kush, ndaj dhe do të shkruaj unë për veten time. [Por] të bëjë ç’të dojë, unë e ftoj për reforma, ai pastaj le të vazhdojë me libra. Mbeç more shok mbeç, tek dera  e Bashkisë, mbeç. Këtë zgjodhi ai për epitaf”.

Është në rregull ky njeri? Për shtypin, po. Ndryshe, s’do t’u shkonte mendja të nxirrnin nga kjo tiradë e turbullt një lajm kryesor. Por edhe Rama e ka marrë seriozisht, dhe i ka kthyer përgjigje: “Saliun e kam lexuesin më të shqetësuar, po s’e ka nga shkrimet e librat, e ka nga vrima ku u gjet Gaddafi!”.

ketu nuk shtrohet vetem ceshtja eshte ne rregull ky njeri apo tjetri. ketu shtrohet edhe ceshtja: a eshte media ne rregull. Ne nje vend te mbushur plot me probleme, media ka zgjedhur te pasqyroje micmiqet dhe jo situatat, jeten, problemet. Ne dime cdo fjale qe leshojne edhe ne gjume poltikanet tane, por ne nuk dime se cfare ndodh ne kete vend. Edhe vete respublica eshte pjese e kesaj medie qe duket se e kane pushtuar, ashtu sie dhe politiken dhe kulturen, njerezit e vegjel, meskinet, llafazanet. Media nuk eshte ne funksion te lajmit, analizes, reportazhit por vetem te thashethemeve, dizinforminut dhe opinoneve. Media eshte thjesht nje zgjatim i kafeneve ku e kalojne kryesisht kohen te gjithe: politikane, gazetare e intelektuale. Media eshte nje kafene e madhe.

 

MEDIA E KA KETE LAJM SIC KA PLOT LAJME TE TJERA TE RENDESISHME.. n RREGULL ESHTE MEDIA, LERENI MEDIAN.. mIRE A KEQ DETYREN E SAJ E KA BERE.. SHIFNI SALIUN LERENI MEDIAN

ne syte per te pare i kemi, per te pare edhe Berishen, edhe Ramen, edhe median. Ta reduktosh te gjithen tek Berisha eshte te kerkosh te na mashtrosh, dhe per fatin e keq, edhe Nano news kete ka bere. Tiradat nuk i ben vetem Berisha, i ben edhe Rama, dhe kush te mundet. Se perse media merret pastaj me keto tirada duke i tjerrur e bere kaq te rendesishme, e sidomos kur sheh vetem tiradat e njeres pale (sepse eshte bere pale me palen tjeter) - eshte nje pyetje qe i vjen njeriut vetvetiu, pa u sforcuar fare.

Dërgo koment të ri

Përmbajtja e kësaj fushe ruhet në menyrë private dhe nuk është e dukshme publikisht.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd> <p> <br> <blockquote>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

CAPTCHA
Plotësoni fushën më poshtë me tekstin e shfaqur në imazh.